Raport I “Seminarit Evropjan” I mbajtur me datë 15-17 Maj 2009

Eindhoven, Hollandë, “Seminari Evropjan” nis me datë 15 Maj pas namazit të xhumasë dhe përfundoi të dielën. U organizua nga Xhemati Hixhra i Hollandës në bashkpunim me vëllezërit nga bota arabe të cilët për mbarvajtjen e seminarit liruar hapësirat e tyre, tema e seminarit ishte :edukumi I fëmijëve në islam.

Përveç numrit të madh të pjesmarësve nga Hollanda, erdhën edhe shumë vizitorë nga Gjermania, Belgjika, Franca, Zvicra, Austria dhe Daminarka. Kishte prej tyre që udhëtuan deri në 1200 km ose 10 orë udhëtim për të kërkuar dituri dhe shpërblim nga Allahu a.xh. Kishte njerëz nga të gjithë nacionalitetet si : shqiptarë, maqedon, boshnjak, sanxhakli, romë, kroat etj. Motrat ishin në hapësirat e mesxhidit femror që me anë të teknikës të avancuar mund ta ndjeknin seminarin të tërë.

Disa prej urtësive që u nxorën nga ky seminar në mes tjerash ishin edhe këto :

Edukimi i brezave të rij..

 Shpenzimi më i mirë është ai që jepet për mirmbajtje të familjes…

Për fëmijën që ka qarë, I dërguari s.a.v.s. u ka thënë të pranishmëve pse nuk i lexoni rukje…

Nuk ka gabim në planifikimin e trashigimtarit…

Hadithi për leximin e ezanit të vesh të posalindurit nuk është mutevatir (hadith I fortë), edhe pse atë e transmeton imam Tirmidhiu, shumica e ekspertëve të hadithit thonë se është hadith i dobët.

Hadithi për leximin e ikametit të veshin qetër është batil dhe sduhet bërë…

Mosmarveshjet dhe zërat e larta në sy të fëmijëve ndikon negativisht në psikologjinë ë fëmijës …

Dënimi fizik I fëmijës (rrahja) duhet të jetë e kufizuar dhe duhet të luan rolin e edukimit, e jo të  dënimit, ..

Fëmija  I pandigjueshëm duhet të goditet lehtë në këmbë ose duar (nuk duhet të goditet në vende delikate si : kokë, bark, bubrek etj.)  jo më shumë se tre herë..

Nëse fëmija bën gabim nuk duhet të gjykohet fëmija si fëmijë por të gjykohet gabimi i tij…

Metodat e ritjes së fëmijës janë : butësia, dashuria, këshillimi, duke marë prej dy vendimeve ç’doherë atë më të lehtën..

Fëmijën pasi të ndihmohet në shkollë duhet marrë edhe në xhami ose  mekteb..etj.

Nga e lartshënuara kuptojmë se islami asgjë nuk ja ka lanë rastësisë : islami kujdeset për të drejtën e fëmijëve, për të drejtën e bashkëshortes dhe për të  gjithë të tjerët.

Në këtë seminar u dha edhe konkluza përfundimtare, e ajo është VENDOSSHMËRIA !!! d.m.th. nuk ka sukses pa vendosshmëri, dhe kjo cilësi duhet të jet më evidente në edukimin e fëmijëve.

Ky ishte vetëm pjesa e parë e këtij seminari, sepse pjesa e dytë do të mbahet në dhjetor 2009, nëse don Allah a.xh.

Në fund e lusim Allahun e Plotfuqishëm  të na e mundëson që nga këto seminare të marim mësim dhe që edhe ne, pse jo, në të ardhmen të organizojmë seminare islame të nivelit të tillë.

Xh.Ç.