Festimi I 1 Janarit

“Qëndro shtrembët dhe fol drejt”

E kanë pyetur një teolog : në qoftëse një njeri ka pasur një vit të mbarë, a lejohet  që ta feston fundin e saj?

Nëse për shembull, bëhet fjalë për një student që në vitin që la pas  kishte sukses shembullor, ose për një tregtar që në bilancin përfundimtar ka dalë në suficit (fitim), ose një punonjës publik apo nënpunës që ka pasur vlersim në punë dhe gradim në karrierë, ose një bujk që brenda vitit kishte të ardhura të kënaqshme, a ka dicka të ndaluar që ai ta feston përfundimin e atij viti?

Përgjigjja e menjëhershme e teologut ishte :“po, mund ta festojsh, nëse me festimin tënd nuk shkelish kufijtë e haramit (ndalesës)”Kjo përgjigje e shtyu përsëri pyetsin që ta parashtron një nënpyetje :A lejohet të festohet viti i ri? Përgjigjja e teologut ishte shkurt dhe qartë? – Jo, nuk lejohet imitimi i të tjerëve në fe! 

Historiku i 1 Janarit

"Me ngulmim, në emër të Zotit, ju them: Ju s'duhet të jetoni më si paganët... Meqë nuk e njohin Perëndinë dhe s'duan të dinë gjë për Të, janë të verbër për të vërtetën dhe s'kanë asnjë pjesë në jetën e vërtetë, e cila vjen nga Perëndia..." (Bibla, Efesianëve, 4:18)

Duke u bazuar në thenien e lartëshënuar biblike të krishterët njëmbëdhjetë shekuj patën neveri (e ndaluan) nga festimi dhe kremtimi i një Janarit të vitit të ri si traditë pagane, por me kalimin e kohës kisha e pranoi 1 Janarin si fillim i vitit të ri diellor. Pra në vend që Krishterizmi e kristianizoj Evropën, Evropa e paganizoj krishterizmi (e sot në vend që krishterizmi ta kristianizoj perëndimin, perëndimi e modernizoj reformoj krishterizmin).

Pra e kuptuam se festimi i vitit të ri ka bazë në paganizëm, por forma e sotme a përngjan me të atëhershmen?

Duke e shikuar këtë në prizmin e aktualitetit shqiptar, festimi, kremtimi, ceremonia, blerjet jonormale,  ndejat e shfrenuar me pije alkoolike, kallapitjet, përqafimet, fishekzjarrët, të shtënat me pushkë, shpërthimet eksploduese, thyerje xhamash, prishje e rendit publik dhe e qetësisë së qytetarëve, pritje të përbashkëta zhurmëmëdha të Vitit të Ri, urimet dhe programet speciale me muzikë e këngë që bëjnë të vallëzojë gjaku vetë duke bërë spastrimin e trurit, nuk janë asgjë tjetër, veç se vazhdim i traditës, riteve, dhe zakoneve të vjetra pagane e idolatorike të Egjiptianeve të vjetër dhe Romakëve për nder të hyjneshës isida dhe Hyut Janus.

Cka mendojnë njerzit kur festojnë?

Ata thonë : me vitin e vjetër mbetet çdo gjë e vjetër, në radhë të parë shpresat e parealizuara, ndërsa viti i ri si çdo gjë e re do t'i përmbushë dëshirat dhe ëndrrat.

 Me ndërrimin e moteve nuk ndryshon koha, nuk ndryshojnë gjërat vetvetiu, as nuk transformohet njeriu brenda natës. A  është koha diçka tjetër përveç se sot, dje dhe nesër? Ajo shkon dhe kthehet te ne duke na dhënë herë natën herë ditën. Nuk kalon koha, kalojmë ne.

Pyesim: nesër mos vallë ashtu rastësisht do ndryshon gjithcka për së mbari? Mos vallë nesër ashtu rastësisht të pa punët do punësohen,  të varfërit do pasurohen, të ndron sistemi që është duke na pirrë gjakun që na është holluar? Thotë i dërguari i Allahut f.l. : “Allahu nuk do ta ndryshon gjendjen e një populli përderisa ato vet nuk e ndryshojnë gjendjen e tyre”.

Prandaj si mund të festojmë neve sot kur jemi të gjithë të pa kënaqur përvec atyre të pakët që u zgjodhën nga ne, e sot nuk pyesin për gjendjen tonë, atyre që dje na premtuan e sot nuk na e kthejnë sytë, që dje na lutnin e ne sot u përgjërohemi por ata kënaqen me pakënaqësinë tonë, njerëz të vjetër me ide e mentalitet të vjetër.  Përse vallë, t'i festojmë vitet e rij kur gjithmonë na përsëritet e njëjta histori. Është thënie e vërtetë se "historia përsëritet vetëm se me gabime më të mëdha." Profeti i Zotit -Muhammedi a.s. tha: "Mos lejoni t'ju kafshojë gjarpri dy herë në të njëjtin vend." Kombin shqiptar, gjarpërinjtë e tij historik shumë herë e kanë kafshuar dhe shumë plagë i kanë shkaktuar.

 

Xhemail Çupi

Telog i Diplomuar