Mire se erdhe Ramazan!

 

Pa dyshim se njerezit zakonisht urojne dhe pergezojne gjerat e mira qe u ndodhin njerezve ne jete.  Ato u pergezojne lindjen e femijes, hyrjen ne pune, dasmat, tubimet miqesore etj., mirepo ndoshta te pakte jane ata qe ua pergezojne njeri tjetrit ardhjen e ketij muaji te bekuar, muajit te Ramazanit.

Nese analizojme gjendjen e muslimaneve te hershem duke filluar qe nga koha e Muhamedit a.s, do te verejme se ata ua kane pergezuar njeri tjetrit ardhjen e ketij muaji te bekuar.

“U ka ardhur Ramazani, muaji I bekuar. Allahu ua ka obliguar agjerimin e ketij muaji.. Ne kete muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert  e xhehenemit, lidhen ne pranga shejtanet e inatosur. Allahu ne kete muaj ka nje nate, e cila eshte me e mire se 1000 muaj. Ai qe privohet nga te mirat e kesaj nate, eshte privuar nga cdo e mire.” (Nesaiu, Sahih)

Ky hadith I lartpermendur na meson se duhet pegezuar dhe uruar muslimanet njeri tjetrit ardhjen e ketij muaji te bekuar dhe fitimprures.

Ibn Rexhepi thote: “Si ka mundesi mos te pergezon besimtari me hapjen e dyerve te xhenetit? Si ka mundesi mos te pergezon mekatari me mbylljen e dyerve te zjarrit? Si ka mundesi njeriu I mencur mos te pergezon per kohen, ne te cilen prangosen djajte? Si ka mundesi qe kjo kohe ti perngjaje koheve te tjera? “ ( “Lataiful- Mearif” fq 279)

Ashtu sikurse gezohet njeriu ne jete per gjera te mira qe  ndodhin, aq me shume duhet te gezohet dh eta publikon kete gezim, kur ti afrohet mundesia per adhurim dhe respekt ndaj Allahut s.w.t.

M.B.

                 15.aug.2009