Gjëra që të ndihmojnë për të qenë i durueshëm

 

1. Të kesh parasysh që kjo botë është e shkurtër dhe do të përfundojë. Një I ditur thotë :”Fillimi I jetës fillon me të qarë, mesi i saj është mundim dhe fundi i saj përfundon me zhdukje”. Ali bin ebi Talibi thoshte :” Oj dunja, mundohu të mashtrosh dikë tjetër, pasi unë të kam shkurorzuar tre herë. Ah, ah, veprat e pakta dhe rruga e gjatë …”

2. Ndjenja se do të kthehesh tek Allahu xh.sh.

3. Besimi në shpërblimin e Allahu xh.sh.

4. Besimi në një të ardhme më të mirë. Allahu I Madhërishëm në kur’an thotë: “ E, pa dyshim se pas vështirsisë është lehtësimi “(el –Inshirah,5) Kur Jakubit a.s. i humbi dhe djali i dytë Beniamini, tha  “…është shpresë që Allahu do të m’i sjellë të gjithë (Jusuf:83)

5. Të kërkosh ndihmë prej Allahut xh.sh. Thotë Omer ibn Hattibi :” Ç’do fatkeqësi  që më ka rënë, më është lehtësuar me katër gjëra:

·         Që nuk ishte më e madhe.

·         Nuk qe në fenë time.

·         Që Zoti do ma konpenzojë me Xhennet.

·         Kujtoja fatkeqësinë e vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s. dhe më lehtësohej.

Amër Halid