Sinqeriteti ndaj Allahut - rruga e lumturisë

 

 

Falënderimi i takon Allahut Fuqiplotë, Atë e falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë, udhëzim, dhe falje.  E falënderojmë Allahun që na e mundësoi vizitën e këtyre vendeve të shenjëta e të bekuara. Vende këto në të cilat kanë shkelur këmbët e ndershme dhe të pastërta të Muhamedit a.s.

Salavatet dhe selamet ia dërgojmë njeriut më me ndikim në historinë njerzore, Muhamedit a.s, familjes së tij të ndershme, shokëve të tij besnikë dhe gjithë atyre që ndoqën fenë islame deri sa u erdhi vdekja.

 

Robi musliman është i pasur kur është i bindur ndaj Allahut dhe kur ka prirje kah Ai. Sinqeriteti ndaj Allahut në punë është fundamenti i fesë, kurora e punës, adresa e maturisë, lartësia e vendosmërisë, epërsia e logjikës, rruga e lumturisë. Sinqeriteti është një realitet pa të cilin nuk plotësohet asnjë punë dhe as që arrihet ndonjë bekim nga ana e Alahut Fuqiplotë nëse qëllimi nuk është i mirë dhe i pastër.

Allahu i Lartëmadhëruar në më shumë se një ajet e urdhëron të dëgruarin e tij Muhamedin a.s. që të jetë i sinqertë duke i thënë:

"Thuaj: Unë jam i urdhëruar ta ardhuroj Allahun, dhe të jem i sinqertë në adhurimin e Tij."

Poashtu e porosit Allahu të dërguarin e Tij duke i thënë:

"Thuaj: Vetëm Allahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim".

Pra, puna e mirë buron nga nijeti i mirë, e ndërsa nijeti i mirë buron nga zemra e mirë.

Kushtet e pranimit të veprave tek Allahu janë sinqeriteti dhe pasimi i traditës profetike.

Thotë Ibn Mesudi r.a:

As fjala dhe as vepra nuk sjellin dobi pa nijet të pastër. Poashtu fjala, vepra dhe nijeti nuk sjellin dobi nëse nuk janë në pajtueshmëri me sunetin.

Sinqeriteti është i pakët në aspektin e ibadeteve.

Ka thënë Ibnul Xheozijj : "Sa të pakët janë ata që punojnë me sinqeritet ndaj Allahut, sepse shumica e njerëzve dëshirojnë t'i tregojnë adhurimet e tyre."

Poashtu ka thënë Ibnu Rexhebi:

"Syfaqësia nuk mund të ngjan nga një musliman në namazin dhe agjërimin e tij, Por, mund të ngjan në lëmoshën obligative (zeqatin), haxhin ose në detyrat tjera fetare që janë të dukshme, ose që kanë dobi kalimtare. Sinqeriteti në to është i pakët. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë muslimani aspak le të mos dyshojë në kotësimin e asaj pune, duke e merituar urrejtjen dhe ndëshkimin e Allahut Famëlartë.

Disa dijetarë si imam Buhariu, imam Neveviju, El Makdisi, Begaviju përmbledhjet e tyre i filluan me hadithin e Muhamedid a.s: "Veprat vlerësohen sipas qëllimit" si aludim për rëndësinë e sinqeritetit në vepra e në fjalë.

Ka thënë Sufjan Eth-theorij: 

"S'kam shëruar gjë më të vështirë se sa nijetin tij, sepse ai po më përmbyset".

 Puna jo me qëllim të pastër për hirë të Allahut, është punë e refuazuar tek vepruesi i saj dhe një mund i derdhur kotë, sepse Allahu Fuqiplotë i pranon vetëm punët e kryera me sinqetitet.

Tregon Ebu Emame Elbahilij r.a se një njeri erdhi te Muhamedi a.s. dhe i tha atij:

"Si qëndron puna e një njeriu i cili lufton duke pas për qëllim shpërblimin dhe përmendjen, a ka gjë ai? Tha Muhamedi a.s: S'ka gjë ai. Pyetësi e përseriti pyetjen tri herë e ndërsa Muhamedi a.s. i përgjigjej: S'ka gjë ai. Pastaj tha: Vërtet Allahu i pranon vetëm ato vepra që bëhen sinqerisht dhe që kërkohet me to fytyra e Allahut.

Trasmenton Ebu Davudi dhe Nesaiu

Ka thënë Muhamedi a.s: Ka thënë Allahu i Lartëmadhëruar:

"Kush vepron një punë, në të cilën punë më bën mua shok, e kam brakrisur atë dhe shirkun e tij. Trasmenton Muslimi.

 

 

Obligim parëson në islam është siqeriteti

 

Në fenë islame nuk merret për shembull fakti që punët të jenë të shumëta vetëm, por   

duhet të ekzistojë nijeti i sinqertë e i shëndoshë për Allahun Fuqiplotë edhe pse janë punët e pakëta.

Ka thënë Allahu në Kur'an:

"Ata nuk ishin të urdhëruar me gjë tjetër, pos  t ë adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen nga çdo besim i kotë, ta falin namazin, ta japin zekatin, se ajo është feja e drejtë. El Bejjineh 5

Ky citat kur'anor shumë qartë potencon obligueshmërinë e sinqeritetit në adhurim, në namaz, zeqat etj.

 

El Fedil Bin Aijadi lidhur me fjalën e Allahut:

"Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi." ka thënë: Më e sinqerta dhe më e sakta. Thanë: O Ebu Ali, çka është ajo më e sinqerta dhe më e sakta?

Tha: Nëse puna kryhet me sinqeritet por nuk është e saktë dhe e vërtet, nuk pranohet. Poashtu nëse puna është e saktë por kryhet pa sinqeritet, nuk prahohet derisa të kryhet me sinqetitet dhe saktësi. Sinqeriteti është që vepra të kryhet për Allahun, kurse saktësia është që vepra të jetë në pajtueshmëri me traditën profetike.

 

Cilat janë ato punë në të cilat duhet të kem sinqeritet në to ndaj Allahut?

 

Disa njerëz mendojnë se sinqeriteti është obligim vetëm në namaz, leximin e Kur'anit, dhe në adhurimet tjera të dukshme. Kjo nuk është e vërtetë. Sinqeriteti është obligim në të gjitha obligimet fetare islame si bamirësia ndaj prindërve, lidhjet farefisnore, vizita e fqinjëve etj. Këto adhurime janë prej më të madhështoreve prandja në to dhe në tjerat pos atyre, obligohet sinqeriteti ndaj Allahur xh.sh. Poashtu çdo punë që e don Alahu dhe që është i kënaqur me me të, obligohet sinqeriteti, pa marrë parasysh punën, sa që edhe në aspektin e mardhënieve reciproke si besnikëria në shitblerje, mirësjellja me bashkëshorten, përgjegjësia për fëmijët etj.

Ka thënë Muhamedi a.s.

"Çdo shpenzim (dhënie) që e shpenzon për hire të Allahut do të shpërblehesh për të, sa që edhe për kafshtën e bukës që ia japish gruas tënde. Buhariu dhe Muslimi  

Pra, çdo punë që e don Alahu dhe që është i kënaqur me atë prej fjalëve, veprave të dukshme dhe të fshehta, ajo punë është ibadet në të cilin obligohet sinqeriteti sado që të jetë puna e vogël.

 

 

 

 

Çka është sinqeriteti?

Në aspektin gjuhësor fjala sinqeritet don të thotë: të shprehësh diçka të vërtetë dhe ashtu siç është, që nuk e bësh ose thuash me prapamendim a me dredhi, por e bën dhe e thuash me gjithë zemër.

Kurse në aspektin fetar islam, fjala sinqeritet don të thotë që nijeti yt të jetë i pastër për Allahun dhe vetëm për Të. Duke mos pasur për qëllim dike tjetër pos Allahun, as syfaqësinë, as reputacionin, as pritjen e lëvdatës së njerëzve dhe as frikën e qortimeve të tyre. Pra, nëse nijeti yt është vetëm për Allahun duke mos e zbukuruar punën për njerëzit atëherë ti je i sinqertë.

Ka thënë El Fedil Bin Aijadi:

"Puna që veprohet për shkak të njerëzve është shirk, e ndërsa lënia e punës për shkak të njerëzve është syfaqësi, kurse sinqeriteti është tët mbron Allahu nga ata të dy.

(shirku dhe syfaqësia).

Pra, o rob i Allahut bëji të gjitha punët e tua për hirë të Allahut dhe fute veten tënde në grupin e këtij ajeti kur'anor:

"Thuaj: Vërtet namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botërave."

 

Gjurma e sinqeritetit

 

Nëse sinqeriteti në punë është i pastër vetëm për Allahun, atëherë vepruesi i saj ngritet në shkalla të larta tek Allahu Fuqiplotë.

Ka thënë Ebu Bekr Bin Ajash:

"Nuk na ka tejkaluar Ebu Bekri me shumë namaz dhe agjërim, por besimi u rrënjesua thellë në zemrën e tij, dhe këshillonte krijesat.

                                                     Poashtu ka thënë Abdullah Bin El Mubarek:    

"Shumë punë të vogla i zmadhon nijeti, njëashtu edhe shumë punë të mëdha i zvogëlon nijeti."

Me një punë të vogël por me nijet të pastër shtohet shpërblimi i Allahut.

Ka thënë Muhamedi a.s:

"Kush jep sadaka një kokërr hurme nga fitimi i mirë sepse Allahu e pranon vetëm të mirin, Allahu atë e kthen në dorën e djathtë të Tij, pastaj ia rrit pronarit të saj ashtu siç rrit ndonjëri prej jush mëzin e tij derisa të bëhet si mali i madh. Buhariu dhe Muslimi 

Komentuesi i njohur i Kur'anit Famëlartë Ibnu Kethiri lidhur me ajetin kur'anor

"Dhe Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron. Allahu është bujar i madh dhe i di qëllimet" ka thënë: Allahu i shumëfishon shpërblimet sipas sinqeritetit të punës së tij.

Nëse përforcohet sinqeriteti, madhohet nijeti dhe fshihet vepra e mirë nëse është nga ai lloj i veprave që lejohet fshehja atëherë robi afrohet afër Zotit të tij, dhe Ai e fut atë nën hijen e arshit të Tij, ashtu siç thotë Muhamedi a.s. në hadithin e tij:

"Shtatë lloj njerëzish Allahu do t'i mbulojë në hijen e Tij (ndër ta përmendi) njeriu që jep lëmoshë dhe e fsheh atë aq sa dora e majtë e din se çka jep e djathta.

Dhe në fund lusim Allahun e Madhëruar që t'na bëj të sinqertë në të gjitha punët tona, ashtu siç e lusim Atë që ibadetet dhe haxhin t'na e pranojë. Ai është Ndgjues dhe Përgjigjës i lutjeve. Amin

                                                                                                                                          

 

Përshtati:                                                                                                                          

Kujtim Mirzo