Qabeja qendra e dy botërave, të vjetrës dhe të resë

 

Toka e thatë është e shpërndarë rreth e përqartë shtëpisë së shenjtë të Allahut në mënyrë të përpiktë.

Këtë fenomen e kanë vërtetuar studimet shkencore të qendrës për zbulime astronomike në një shtet arab, edhe atë me përdorimin e mjeteve kopjuterike për llogaritjen e distancave mes Mekes dhe disa vendeve të cilat ndodhen në skajet e dy botërave të vjetrës dhe të resë.

 

Disa llogari të bëra me kompjuter kanë vërtetuar se skajet më e largëta të tokës në Afrikë, në Evropë dhe në Azi janë në një distance prej 8000 km nga Meka.

Evropa, Azia dhe Afrika janë kontinentet e botës së vjetër, largësia mes qyeteteve të cilat gjenden në skajet e tyre dhe Mekes është 8000 km. Meka pra gjendet në mesin e botës së vjetër.

Kurse përsa u përket skajeve të botës së re, e cila është Amerika Veriore dhe Jugore, Australia, dhe Kontinenti jugor i ngrirë, të gjitha skajet e këtyre tre kontinenteve ndodhen nga Meka në një largësi prej 13000 km.

Kurse nga ana tjetër Meken nuk e përballon tokë e thatë, e gjithë ajo është ujë. Ai është oqeani i qetë.

Pra sipas këtij studimit të zhvilluar me me mjete kompjuterike na bëhet e qartë se shtëpia e shenjtë e Allahut (Qabeja) është qendra gjeometrike e mesme e tokës.

Allahu Famëmadh ka thënë:

إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكاً وَهُدًى لِّلْعَالَمِينَ

Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëzit, është ajo në Bekë (Mekke), e bekuar dhe udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. (Al Imran 96)

Ky femomen është prej argumenteve të Allahut që tregojnë madhërinë e Tij.

 

 

Përktheu nga arabishtja:

Kujtim Mirzo