Një rrëfim nga Musai -alejhi selam

 

 

Të gjithë ju keni ndëgjuar për Musin a.s. Ai është profeti i Allahut i dërguar tek Beni Israilët, tek populli më kokëfortë dhe më mizor që atëherë e deri më sot.

Ata janë jehuditë, uzuruesit dhe pushtuesit e tokës së shenjtë, Palestinës.

Allahu Fuqiplotë Musait a.s. përpos mrekullisë së shkopit, i dha edhe një cilësi tjetër.

Ajo është të folurit e tij me Allahut, por vetëm me zë duke mos e shikur Atë të Lartëmadhëruar.

Argument për këtë është fjala e Allahut ku thotë në Kur'an:

وكلم الله موسى تكليما

"Dhe Allahu foli me Musain"

Një ditë prej ditëve kur Musai a.s. ishte duke biseduar me Allahun e pyeti Atë:

O Zot im! Unë jam i dërguari yt në këtë popull, por a ka ndonjë njeri më të ditur në mesin e tij. Allahu tha: Po, ekziston një njeri që është më i ditur se ty. Pastaj Musai a.s. kërkoi nga Allahu që t'i tregon se ku mund ta gjen atë njeri të dijshëm. Allahu tha: Atë do ta gjesh tek vendtakimi i dy detrave.

Musai a.s. e mori shokun e tij i cili quhej Jusha Ibn Nun dhe u nisën drejt atij vendi. Kaluan një pjesë të rrugës dhe u lodhën. Musai a.s. i tha Jushës:  

 Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: “Nuk do të ndalem së ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë”.

Dhe u ulët tek një shkëmb që të pushojnë pak. Pasi që pushuan, u çuan dhe vazhduan rrugën.

Kur arritën ata të dy tek vendtakimin i atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.

Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: “Na jep drekën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur".

Ai djaloshi tha: A e din kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!”

Ai ishte vendi i vendtakimit të dy detrave, dhe vendi në të cilin duhej ta kërkonte njeriun e mençur.

                Ai (Musai) tha: “Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!” Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.

Ata u kthyen pas, arritën tek vendi i duhur dhe e gjetën njeriun e mençur.

Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.

Ai quhej Hidr, kurse në mesin e disa muslimanëve thirret si Hëzër ose Hërzi (në trajtën e shquar).

            Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: “A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?”

Musai a.s. u takua me atë dhe i tha:

Musai i tha atij: “A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar,  dituri të drejtë e të vërtetë?”

Ai (Hidri) tha: Ti nuk do të mund të kesh durim me mua!

                Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?”

Musai Tha: “Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!”

Ai i tha: “Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të”.

Filloi mësimi.

Ata të dy u nisën drejt rrugës dhe arritët tek deti. I hypën një anijeje dhe pasi që kaluan pak detin ai filloi ta shpon anijen. Musai a.s. shumë i habitur tha:

“A shpove anijen që t’i fundosësh uhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?

Hirdi)Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?”)

                (Musai) Tha: “Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!”

            Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (Hidri) e mbyti atë. (Musai) Tha: “A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askëd?!

Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!”

                Ai  tha: “A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?”

(Musai) Tha: “Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!”

            Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t’u japin ushqim, po ata nuk deshën t’i pranojnë si musafirë (e as t’i ushqejnë), e ata të dy(Hidri dhe Musai) gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai (Hidri) e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur do t’u merrje shpërblim për këtë!”

Ai tha: “Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!”

Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det, e unë desha ta bëj atë me të meta(me vrima) ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije të shëndoshë.

            Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t’i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim. (prandaj e vrau).

Deshëm që Zoti i tyre t’u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).

Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!

 

Të nderuar vëllezër dhe motra.

 

Nga ky rrëfim Kur'anor përfitojmë shumë gjëra të dobishme, sepse në rrëfimet kur'anore ka mësime, porosi dhe këshilla të shumëta.

Allahu thotë në Kur'an:

Në rrëfimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes .(Jusuf 111)

Musai a.s.shkoi tek Hidri që të meson prej tij, por a lexoi ndonjë libër para tij? A mbajti Hidri ndonjë ligjeratë Musait a.s.? Jo.

Me këtë na bëhet e qartë se dija nuk përkufizohet vetëmse në libra, mësime dhe ligjerata por aty hynë edhe urtësia dhe përvoja e njerëzve. Pleqtë dhe gjyshërit tanë njerëz të urtë, të mençur dhe dijetarë andaj le të përfitojmë prej tyre.

 

Të nderuar vëllezër dhe motra.

Ka mbetur edhe diçka me rëndësi që duhet të përmendet.

Profesorët tanë na kanë treguar se -fatkeqësisht- disa muslimanë e kanë bindjen se Hidri nuk ka vdekur që atëherë, ende është i gjallë dhe shkon i viziton muslimanët, u ndihmon atyre dhe i sprovon në pasuri se a janë fisnikë apo koprracë ose të ngjajshme me to.

Një bindje e tillë assesi nuk është e vërtetë sepse s'ka asnjë argument që argumenton një veprim të tillë si dhe logjkisht nuk perceptohet.

Allahu e din më së miri.

 

We Selam Alejkum We Rahmetullahi We Berekatuhu.

 

Kujtim MIRZO

30.12.2009

Medine