MARTESA SIPAS ISLAMIT

 

Me martesë në të drejtën e sheriatit nënkuptojmë "Kontratë me rastin e lidhjes së kurorës, me të cilën mashkullit i lejohet dëfrimi seksual me femrën, nëse nuk ka ndonjë pengesë ligjore që pengon lidhjen e saj".

Nga ky përkufizim kuptohet edhe ajo se edhe femrës i lejohet dëfrimi seksual me atë mashkull.

 Me të njëjtin kuptim të nocionit martesë vie edhe termi i bashkëshortësisë, sepse me këtë term nënkuptohet bashkim dhe afrim. Bashkëshortësia është e preferuar në Islam nga vetë fakti se është një sunet nga praktika e Pejgamberit a.s. Në një anë islami nuk i lejon lidhjet gjinore të pakufizuara dhe për këtë ndaloi kurvërinë dhe çdo gjë që shpie në të.

Lehtësim i martesave nga ana e islamit njëherit nënkupton edhe urdhërimin e nxitjen e saj, prandaj besimtarit i ndalohet asketizmi në martesë, pra të rrijë beqarë me qëllim që ti kushtojë rëndësi ibadetit dhe afrimit tek All-llahu xh.sh..

 Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enes bin Maliku r.a. i cili thotë: "Erdhën tre persona te shtëpitë e grave të Pejgamberit a.s., të cilët pyetën për mënyrën e adhurimit të tij. Pasi morën përgjigjje në të gjitha pyetjet, sikur panë se ata përballë këtyre, adhurimi që Pejgamberi a.s. e bënte, ishin shumë pak duke bërë ibadet, dhe thanë : Ku jemi ne e ku është Pejgamberi a.s. Atij Allahu xh.sh. ia ka falur të tëra gabimet që i ka bërë e që do t'i bëjë! Kështu njëri nga ata tha : Sa më përket mua, do të jem kryerës i namazit të natës në mënyrë të pandërprerë, e tjetri tha : Unë do të agjëroj tërë jetën e nuk do të ndahem nga agjërimi, e i fundit tha : Unë do të largohem nga gratë dhe më nuk do të martohem. Pejgamberi a.s. u shkoi atyre e u tha: A ju keni thënë atë që dëgjova edhe unë! Ju betohem ne Allahun se unë jam ai i cili më së tepërmi nga ju shprehi frikërespektin dhe jam më i devotshmi ndaj Allahut. Por, edhe përkundër kësaj unë fali namaz dhe fle, agjëroj por edhe jo pandërprerë, martohem e ai i cili mënjanon nga tradita ime nuk është prej ithtarëve të mi".  Kuptimi i fjalës së shprehur në hadithin e Pejgamberit a.s. "e ai i cili largohet nga tradita ime" ka për qëllim atë i cili devijon nga rruga ime dhe vepron atë që unë nuk e kam vepruar, dhe pjesa tjetër e fjalës "nuk llogaritet nga ithtarët e mi" ka për qëllim se nuk është anëtar i fesë së pastër e të qartë. Personi me këto veprime e ngarkon shumë veten me diqka për të cilën nuk është i urdhëruar dhe merr përsipër si obligim me diqka që e rëndon veten dhe që shkakton vështirësi.

Lidhur me këtë po ashtu thuhet se kuptimi i këtij hadithi është se ai që shkon në kundërshtim me sunetin dhe me rrugën e tij, duke krijuar një opinion në bazë të të cilit vlerëson si ibadet atë që është duke e bërë dhe se është më e vyeshme se atë që Pejgamberi a.s. e ka bërë.

Prandaj edhe kuptimi i shprehjes "Nuk është nga ithtarët e mi" nënkupton se ai nuk llogaritet nga umeti i Pejgamberit a.s. për arsye se një bindje e tillë qon në kufër-pabesim. Nga këtu del se dispozita mbi martesën është sunet për personin që ka karakter të fortë, pra për atë që nuk frikësohet se mund të rrëshqasë në amoralitet nëse nuk martohet, edhe pse i zotëron të gjitha mundësitë për martesë, si përgjegjësitë e obligimet që dalin nga ajo kontratë e martesës.

Ndërkaq, ai që ka frikë se nëse nuk martohet mund të bie në amoralitet apo ai i cili nuk ka mundësi që të largohet nga amoraliteti përveq se me martesë, atëherë në këto rrethana është i detyruar patjetër të martohet.

Ekzistojnë edhe dispozita të tjera që ndërlidhen me këtë institucion që janë detajisht të sqaruara nëpër librat e fikhut, por nuk e shoh të arsyeshme që të zgjerohem më tepër në elaborimin e tyre.

Martesa është një kontratë e çmuar, e shenjtë dhe e bekuar. Allahu atë e ka ligjësuar për interesin, mirësin dhe begatinë e robërve të Tij.

Me anë të saj, subjektet do të realizojnë qëllimet fisnike dhe synimet e shenjta. Një ndër qëllimet e martesës që realizohen me atë rast janë pasardhësit dhe mbrojtja nga harami. Ai që shpreh dëshirën për martesë, qëllimi i parë i tij mund të jetë të ketë fëmijë, pasardhës të vyeshëm që do ta adhurojnë Allahun xh.sh. dhe do të punojnë për atë kauzë.

Në një hadith të Pejgamberit a.s. që e transmeton Enes ibin Maliku r.a. thuhet: "Pejgamberi a.s. na urdhëronte për martesë dhe na ndalonte në mënyrë të rreptë të rrimë beqarë dhe thoshte: "Martoni gratë e plleshme dhe të sjellshme, me vyrtyte të larta e të dashura, se vërtetë me ju numerikisht do të krenohem para pejgamberëve të tjerë në ditën e kijametit"

Nga kjo del se rekomandimet që i vë në spikamë Pejgamberi a.s. janë që të martohemi me ato gra që lindin fëmijë dhe se gratë duhen të jenë me moral të lartë e me veti pozitive, për burrin të jetë e dashur dhe tërheqëse, dhe se Pejgamberi a.s. do të mburret për shkak të numrit të madh që do të arrijë umeti i tij në ditën e kijametit.

Pejgambei a.s. me krenari dhe mburrje është para pejgamberëve të tjerë për shkak të numrit të shumtë të umetit të tij, ngase ai që ka numër të shumtë të umetit, pa dyshim se edhe sevapi është më i madh, dhe se Pejgamberi a.s. ngjashëm do të përfitojë sevape nga qdonjëri që do ta ndjek atë që ka rekomanduar ai deri ditën e gjykimit. Në këtë synim madhështor të martesës sinjalizon edhe fjala e të Lartëmadhërishmit ku thotë:

 

"All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vet lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja-fëmijë e nipa…" (Kaptina En-Nehl: 72)

Shprehja "nipa" e cekur në këtë ajet ka për qëllim pasardhësit e fëmijëve e kështu me radhë. Njeriu, për nga natyra ashtu siq e ka krijuar Allahu xh.sh., dëshironte të ketë pasardhës, sepse Allahu në zemrat e njerëzve ka stolisur dashurinë për fëmijë, siç vie në këtë kontekst edhe ajeti ku thuhet :

"Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve …".    (Kaptina Ali-Imran: 14)

Njeriu dëshiron fëmijë sepse Allahu e ka bërë që për njeriun fëmijët të jenë stolia e kësaj bote, siq thotë edhe I Lartëmadhërishmi:

"Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote… (Kaptina El-Kehf:46).

Për shkak të dashurisë së stërmadhruar ndaj fëmijëve njeriu për shkak të tyre mund të bie në sprovë dhe të bëjë mëkat ndaj Allahut xh.sh. Këtë e thotë edhe fjala e Allahut:

 

 

"S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh. (Kaptina Et-Tegabun : 15)

S'ka dyshim se një ndër qëllimet më të rëndësishme që realizohet me rastin e martesës është mbrojtja nga amoraliteti dhe nga veprimet tjera amorale. Është e vërtetë se knaqja e epshit seksual është shkak që krijon një lloj të mbrojtjes, ajo nuk realizohet përveq me vendosmëri të sinqertë dhe me qëllim fisnik.

Nuk mundet që këto dy qështje të qëndrojnë të ndara, sepse pot ë orientohet njeriu me tërë vëmendjen e tij në dëfrimin e epshit dhe të përkufizohet vetëm me arritjen e kënaqësisë seksuale, duke e shfaqur atë pandërprerë në mënyrë permanente, ndërsa në këtë rastë nuk është qëllimi i tij mbrojtja nga amoraliteti, atëherë a thua vallë, qfarë dallimi ekziston në mes tij dhe kafshëve tjera?!

Prandaj, para burrit e gruas duhet të qëndrojë një qëllim fisnik me rastin e kryerjes së mardhënjeve seksuale. Ai qëllim duhet të jetë plotësimi i epshit në mënyrë të lejuar. Kështu ata me këtë mënyrë plotësojnë këtë motiv dhe në të njëjtën kohë mbrohen dhe largohen nga veprimet e ndaluara.

 Ky njëherit ka qenë edhe qëllimi drejt të cilit Pejgamberi a.s. ka rekomanduar. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Abdullah bin Mesudi r.a.icili thotë: "Pejgamberi a.s. na tha neve kështu: "O ju të rinjë. Kush ka mundësi të martohet, le të martohet. Ajo është mënyra më e mirë me të cilën njeriu ruan shikimin dhe integritetin seksual të tij. Ai i cili nuk ka mundësi të bëjë një gjë të tillë, le të agjërojë sepse ajo për të është një mbrojtje e mire"