Kurbani

në aspekin e besimit islam))

 

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave, sunduesit të ditës së gjykimit.

Salavatet dhe selamet qofshin për mësuesin e njerëzimit Muhamedit a.s, familjes së tij të ndershme, dhe shokëve të tij besnikë. Kurse paqa falja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të gjithë ne.

Të gjithë e dimë se Allahu Fuqiplotë i krijoi krijesat për një qëllim të madh të cilin e përmendi në fjalën e Tij: "Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë mua."

Adhurimi është fjalë univerzale që përfshin çdo gjë që e dëshiron Allahu dhe që është i kënaqur me të, qoftë ajo fjalë apo punë, e dukshme apo e fshehtë.

Adhurimet janë të shumëta dhe të llojllojshme. Prej adhurimeve më të mëdhaja është edhe therrja e kurbanit për hirë të Allahut. Ai e urdhëroi robin e Tij, Muhamedin a.s.

duke i thënë:

"Thuaj: Vërtet namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botërave. Ai s'ka shok, Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem).

 

Komentuesi i njohur i Kur'anit Ibn Kethiri -Zoti e mëshiroftë- ka thënë:

"Allahu e urdhëron Muhamedin a.s. që t'i informon politeistët të cilët adhurojnë pos Allahut, dhe therrin kurban jo në emër të Tija, se ai (Muhamedi a.s) është kundër atyre në këtë aspekt, sepse namazi i tij, kurbani i tij është vetëm në emrin e Allahut i cili nuk ka shok."

Poashtu Allahu në një ajet tjetër i thotë Muhamedit a.s:

"Falu vetëm për Zotin tënd dhe therr kurban për hirë të Tij."

Domethënë namazin fale me sinqeritet të plotë ndaj Tij dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij.

Nga sqarimi i mësipër mësojmë se muslimani çdo punë të cilën e bën duhet ta bën vetëm për hirë të Allahut dhe prej tyre është edhe therrja e kurbanit.

Allahu thotë në Kur'anin Famëlartë:

"Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut."

Poashtu Muhamedi a.s. thotë në hadith: "Allahu e mallkoftë atë që i mallkon prindërit e Tij dhe atë që therrën kurban jo për hirë të Allahut." 

 

Therrja jo në emër të Allahut mund të jetë në mënyra:

1. Therrja jo në emër të Allahut duke therrur për hirë të idhullit, kryqit dhe të vdekurve.

2. Të ketë për qëllim me therrjen e kurbanit afrimin ndaj dikujt tjetër pos Allahut edhe nëse nuk e përmend emrin e tij gjatë therrjes, bile edhe nëse e përmend emrin e Allahut gjatë therrjes por ka për qëllim dikë pos Tij.

 

 

 

 

Nga Sulejmani tasmentohet se ai ka thënë:

Një njeri hyri në xhennet për shakak të mjë mize poashtu edhe një tjetër hyri në zjarr për shkak të një mize. Thanë: Si ashtu? Tha: Dy njerëz kaluan pranë një populli të cilët kishin një idhuj të cilit çdokush që kalonte pranë tij  duhet t'i ofronte ndonjë gjë si kurban.

Ku ata të dy kaluan pranë atij idhullit ata i thanë njërit prejt tyre: Jepi diçka idhullit.

Ai tha: S'kam asgjë për t'i dhënë. Thanë: Jepi diçka, qoftë edhe një mizë. Dhe ai i ofroi idhullit një mizë, dhe ata e leshuan atë të kalon. Për këtë veprim ai hyri në zjarr. Tani i thanë tjetrit: Ofroi diçka idhullit. Ai tha: Askujt asgjë nuk i ofroj pos Allahut. Për këtë ata ia prenë qafën atij dhe e fitoi xhenetin e Allahut Famëmadh.

 

Vëllezër e motra të nderuara. Nga ky rast mësojmë se:

- Shirku mund të jetë edhe në gjëra të vogla të cilat e fusin njeriun në zjarr, ashtu siç tha Allahu në Kur'an: "Ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës."

- Të kemi kujdes nga shirku, sepse njeriu mund të bie në të duke mos e ditur se ai veprim është shirk i cili e obligon zjarrin. Nuk është çudi, sepse edhe Ibrahimi a.s. kërkonte nga Allahu që t'a mbrojë atë nga shirku duke iu lutur: "dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve. "

 

VINI RE

Atje në Dibër mes njerëzve është e përhapur një rregull e cila është plotësisht e gabuar.

Thuhet: Kurbani për të vdekur pritet ditën e arifes kurse për të gjallë ditën e bajramit.

Për kohën se kur therret kurbani do flasim në vijim por ajo që dua t'a them në këtë kontekst është: Nuk duhet të thuhet fjala "Unë therr kurban për filan të vdekurin"

me të vetmin qëllim që shejtani i mallkuar të mos na i devijon mendimet dhe qëllimet tona.

Por si duhet të thotë?

Ai duhet t'a bën nijet me zemër se "Kurbanin e therr vetëm për hirë të Allahut kurse shpërblimin i Allahut qoftë mbi filan të vdekurin (babin, nënën.etj)"

E gjithë kjo, jo se ne në Dibër therrim kurban duke shpresuar shpërblimin prej të vdekurve -siç ndodh në shumë vende- por me qëllim që t'i largojmë intrigat e djallit të flamosur që t'mos na i devijon qëllimet dhe nijetet tona. Sepse kurbani për të vdekurit (duke ua dhuruar atyre sevapet e tij) është i lejuar dhe është punë e mire, sepse ai konsiderohet si sadaka, kurse sadakaja u arrinë atyre. Ka shumë agrumente për këtë. Prej tyre është hadithi të cilin e trasmenton Aisha r.a. e cila thotë: Një njeri erdhi tek Muhamedi a.s. dhe tha: O i dërguari i Allahut, nëna ime vdiq papritmas dhe nuk la testament por unë mendoj se nëse do kishte folur do urdhëronte për sadaka. Nëse unë jam sadaka për të, a ka ajo shpërblim? Muhamedi a.s. tha: Po."

Por nuk është e pëlqyer që njeriu të pret kurban për të vdekurit dhe ta harron veten e tij. Por duhet të fillon prej vetes së tij. Bile lejohet që ta bën nijet për veten e tij dhe ti bashkangjit edhe të tjerët qofshin të gjallë apo të vdekur.

Argumenti i kësaj është hadithi të cilin e trasmenton Aisha dhe Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut kush dëshironte të flijon kurban, blinte dy desh të mëdhej, të majmë, me brirë, laramanë (me ngjyrë të zezë dhe të bardhë), tredhakë, dhe njërin e therrte mër umetin e tij e tij, për ata që dëshmoi njësinë e Allahut dhe tjetrin për veten dhe familjen e tij."

Kurse përsa i përket kohës së therrjes së kurbanit ajo është pas faljes së namazit të bajramit dhe kurrsesi nuk therret para tij siç veprojnë disa njerëz të cilët i therrin ditën e arifes. Kush e therr kubanin para namazit të bajramit ai nuk e fiton shpërblimin e kurbani të asaj dite, por thjeshtë një sadaka e rëndomtë.   

 

 

Kujtim MIRZO

24.11.2009

Medine