Puna e njeriut në shtëpinë e tij është Ibadet, por me kushte

 

Muhamedi a.s. edhe punët e dynjasë të cilat njeriu i vepron për ekzsitencën e tij, dhe vrapimin e tij për veten dhe familjen e tij e konsideroi adhurim dhe afrim me Allahu Fuqiplotë, edhe nëse dobia e tyre (punëve) nuk e kalon rrethin personal dhe familjar.

Bujku në fushën e tij, punëtori në fabrikën e tij, tregëtari në dyqanin e tij, drejtori në zyrën e tij dhe çdo zanatçi në zanatin e tij mund t’i konsiderojë punët e tij si adhurim dhe xhihad në rrugë të Allahut nëse u përmbahet kushteve në vijim:

1. Që puna e tij të jetë e ligjëzuar në fenë islame. E përsa u përket punëve të cilat feja kundërshton si kamata, kafenetë etj, kurrë nuk mund të konsidrohen adhurim, sepse Allahu është i mire dhe nuk pranon pos të mirës.

2. Të ketë nijet (qëllim) të mirë nga ajo punë. Nijeti i muslimani është nderi i vetes së tij, pasurimi i familjes së tij, dobia e familjes së tij dhe ndërtimi i tokës, ashtu siç ka urdhëruar Allahu.

3. Që punën e tij ta kryen me përsosshmëri dhe mirë. Ka thënë Muhamedi a.s:

Vërtet Allahu e ka obliguar përsosjen (mirëbërjen) në çdo gjë.

Poashtu ka thënë: Vërtet Allahu dëshiron që ndonjëri prej jush kur të punon ndonjë punë ta përsos atë.

4. T’ju përmbahet kufijve të Allahut në atë mënyrë që të mos bën padrejtësi dhe të tradhëton, të mos mashton dhe të mos ju hyjë në hak tjerëve.

5. Që puna e tij të mos e pengon atë nga obligimet fetare, ashtu siç ka thënë Allahu:

O besimtarë, le të mos u largojë pasuria dhe fëmijët tuaj nga përmendja e Allahut. Kush bën ashtu, ata janë të humbur. (Munafikun 9)

Ka burra të cilët puna dhe shitblerja nuk i pengon ta përmendin Allahun dhe që e kryejnë namazin, japin zeqatin dhe i frikëhen ditës kur zemrat dhe shikmet do të shqetësohen.

(Nur 37)

Nëse muslimani u përmbahet këtyre çështjeve atëherë në punët e tij konsiderohet adhurues dhe lutës edhe pse nuk ndodhet në xhami dhe faltore.

 

Trasmentohet nga Ka’ab Inbu Axhere se ai ka thënë: Një njeri kaloi pranë Muhamedit a.s. dhe sahabët e panë fuqinë dhe gjallërinë e tij për dhe thanë:

O i dërguar i Allahut, ah sikur ky të ishte për hirë të Allahut ?! (për xhihad, për lartësimin e fjalës së Allahut)

Tha Muhamedi a.s: Nëse ai ka dalur të punon për fëmijët e tij të vegjël, ai është në rrugë të Allahut, nëse ai ka dalur të punon për prindërit e tij pleq ai është në rrugë të Allahut. Nëse ai ka dalur që të punon për veten e tij që të jetë njeri i ndershëm ai është në rrugë të Allahut. Nëse ai ka dalur të punon për syfaqësi dhe mburrje ai është në rrugë të shejtanit.

 

 

Kur’ani Famëlartë punën për kërkimin e furnizimit e emërton me një emërtimin të bukur që frymëzon dashurinë e Allahut, e emërton: “kërkim i mirësisë së Allahut”

Thotë Allahu në Kur’an:

Dhe kur të mbaron namazi (i xhumasë), shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga mirësitë e Allahut (Xhumua 10)

Në një ajet tjetër Allahu Fuqiplotë ata që udhëtojnë për kërkimin e furnizimit i krahason me ata që luftojnë në rrugën e Allahut ju thotë:

Dhe disa tjerë udhëtojnë nëpër tokë për të kërkuar mirësinë (ziskun) e Allahut, e disa tjerë luftojnë në rrugë të Allahut (Zumer 20)

 

Poashtu edhe Muhamedi a.s. ka folur për vlerën e mbjelljes dhe mbëltimit dhe shpërblimin që ato ia sjellin njeriut për shkak të tyre.

Ka thënë Muhamedi a.s: Çdo musliman që mbëlton një bimë ose mbjell një pemë dhe nga ajo han ndonjë shpend, ndonjë njeri apo ndonjë bagëti  atij i quhet sadaka (lëmoshë).

Poashtu ka thënë se: Tregëtari i drejtë dhe i besueshëm do të jetë me profetët, njerëzit e drejtë dhe dëshmorët.

 

Dhe sipas këtyre mësimeve nuk lejohoet që muslimani të jetë peshë e tjetrit dhe shoqërisë, të merr nga jeta dhe t’mos ti jep asaj, të veçohet nga njerëzit dhe jeta në emër të adhurimit dhe devotshmërisë, bile dhe pa ndërgjegje niset drejt të gjitha fushave të jetës duke prodhuar, përsosur dhe duke ua tejkaluar tjerëve e ndërsa ai mendon se është në namaz dhe xhihad.!