Emrat dhe atributet e Kur'anit

 

Fjala Kur'an në aspektin gjuhësor ka dy kuptime.

Kuptimi i parë: Fjala Kur'an është paskajore (infinitiv) që don të thotë " lexim "

Kuptimi i dytë: Është emër që don të thotë "libër që lexohet shumë."

 

Kurse në aspektin terminoligjik Kur'ani është: Fjala e Allahut që iu shpall Muhamedit a.s. përmes engjullit Xhibril, leximi i tij është ibadet, është mrekulli,

 

Emrat e Kur'anit

 

1. Kur'an (Lexim)

"Eshtë e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh."

 

2. Kitab (Libër)

A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj""

 

3. Furkan (Dallues i të vërtetës nga e pavërteta)

          "Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar."

 

4. Dhikër (Pëkujtues, përmendës)

                ""Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Dhikrin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.

 

5. Tenzil (Zbritje, shpallje)

                E edhe ai (Kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.""

 

Atributet e Kur;ani

Allahu Famëmadh librin e Tij e ka cilësuar me shumë cilësi. Prej tyre:

1. Nur (Dritë)

" O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë."

 

2. Udhëzim, Shërim, Mëshirë, Këshillë

          "O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla  dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët."

 

3. Mubarek (I bekuar)

" Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm është i bekuar"

4. Mubin (I qartë)

 "Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë."

 

5. Musad-dik, Bushra ( Vërtetues Përgëzues)

Thuaj: “Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur’anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët”.

 

6. Aziz (I fortë)

Ata që e mohuan Kur’anin kur u erdhi janë të marrë; ai është një libër i fortë.""

 

7. Mexhid (I famshëm, famëlartë)

" Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm."

 

8. Beshir, Nedhir (Përgëzues, Qortues)

                Eshtë përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.

 

 

K.M.

11.12.2009

Medine