Djelmoshat e shpellës

 

Kur Allahu Famëmadh e dërgoi Muhamedin a.s. profet në Meke, banorët e saj nuk e besuan atë. Jo vetëm që nuk e besuan por ata me të gjithë mundësitë e tyre u munduan që t'a  pengonin atë dhe thirrjen e tij.

Një ditë ata u tubuan tek Qabja dhe njëri prej tyre tha:

Çka mendoni për Muhamedin i cili pretendon se është profet?

Nadir Bin Harith tha: Do shkojmë në Medine tek hebrenjtë (jehuditë) dhe të marrim ca pyetje prej tyre dhe t'ja parashtrojmë Muhamedit. Nëse ai u përgjigjet pyetjeve ne do ta besojmë nëse jo atëherë do t'a dëbojmë nga Meka.

Thanë: Shko ti Nadir bashkë me Ukbe Bin Ebu Muajt.

Këta të dy gënjeshtarë dhe mizorë shkuan në Medine u takuan me dijetarët e jehudijve dhe u treguan atyre për paraqitjen e Muhamedit a.s. dhe u thanë atyre:

Na jepni diçka nga librat tuaj që ta pyesim atë. Nëse ai u përgjigjet pyetjeve ne do ta besojmë nëse jo atëherë do t'a dëbojmë nga Meka.

Dijetarët e jehudijve thanë: Kur të ktheheni në Meke pyeti atë për tre gjëra:

1. Djemoshat e shpellës.

2. Mbretin e mbretërve të botës.

3. Shpirtin.

U kthyen ata të dy në Meke dhe bashkërisht me parinë e saj shkuan tek Muhamedi a.s. dhe i thanë atij: Ne do tët pyesim ty për tre gjëra:

Thanë: Çfarë mund të na thuash për djemoshat e shpellës, mbretin e mbretërve dhe për shpirtin.

Muhamedi a.s. u tha atyre: Më jepni kohë deri nesër. Nesër do t'ju tregoj.

Dhe nuk tha Inshallah "Nëse don Allahu".

Sikur të kishte thënë: Do t'ju tregoj nesër inshallah, Xhibrili të nesërmen do zbrite  shpallje nga qielli por me dëshirën e Allahut nuk erdhi.

 

Të nesërmen u tubuan ata dhe e thirrën Muhamedin a.s. i cili erdhi i turpëruar, i brengosur dhe i mërzitur sepse engjëlli Xhibril nuk ia solli shpalljen për përgjigjet e atyre pyetjeve sepse ai nuk tha Inshallah por vetëm tha: më pritni deri nesër.

 

Pesëmdhjetë ditë nuk i erdh atij shpallje nga Allahu Fuqiplotë, ndërsa ata gjatë këtyre ditëve talleshin me Muhamedin a.s. dhe e ofendonin atë kinse e kishin kapur në "mat".

Pas pesëmdhjetë ditë erdhi Xhibrili me shpallje nga qielli dhe ia lexoi këto ajete:

A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?

Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”

Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.

Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë. (Kehf 9-12)

 

Rrëfimi në detaje.

Ata ishin disa djemosha të cilët jetuan në kohën e një mbreti politeist dhe tiran.

Një ditë prej ditëve kur populli i atij vendi kishin një festë të tyre, dolën këta djemosha dhe i shikuan ata se si i adhuronin idhujt dhe putat të cilat nuk bëjnë as dëm dhe as dobi.

Dëshiroi Allahu t'ua ngjallë atyre zemrat dhe t'i bëjë ata prej robërve të Tij.

Një djalosh prej tyre tha: Ky është adhurim i kotë, adhurim i devijuar.

Kush e ngriti qiellin? Kush e shtroi tokën? Kush i bëri yjet të shëndrisin? Kush pos Allahut?

Ua parashtroi këto pyetje retorike vetes së tij dhe u ul nën hijen e një peme. Pastaj erdhi edhe njëri prej shokëve të tij të cilit Allahu ia kishte hedhur besimin zemrën e tij.

Pastaj erdhi i treti, i katri dhe te tjerët derisa u bënë shtatë.

Të gjithë u bënë të një mendimi se veprimi i popullit të tyre është shirk dhe humbje e qartë. Kur'ani Fisnik rrëfen fjalët e tyre:

Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?

Ata për ta mbrojtur besimin e tyre vendosën të izolohen në ndonjë vend në të cilin do ishin të sigurtë kështu që ata shkuan tek një shpellë dhe aty u strehuan.

Kur'ani Fisnik rrëfen:

Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.  Çudi!!!

Shpella u bë më e gjërë se pallatet, se shtëpitë dhe kopshtet, sepse nëse në një vend nuk ka besim, ai vend është i errët, i zymtë dhe bosh.

Shkuan dhe u futën në atë shpellë por me ta ishte eshte qeni i atij mbtetit tiran. Qeni nëse shoqërohet me njerër të mirë edhe ai do bëhet i urtë që të përmendet në Kur'an. Ndërsa nëse njeriu i mirë e i ndershëm shoqërohet me të njerëz të këqinj, ai do bëhet qen!.

Ata hyjnë mbrenda kurse qeni qëndroi tek hyrja e shpellës që ti rruan ata dhe nuk hyri brenda sepse engjujt nuk hyjnë në një vend ku ka qen.

 

Kur'ani rrëfen:

Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë:

“Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij”, pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!”

Pastaj filluan të flasin për tewhidin (njësimin e Allahut) sikur të ishin në orë mësimi. Thanë:

            Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?

Pasi që mbaroi dialogu i tyre, Allahu Fuqiplotë i vëndoi në gjum dhe fjetën.

Por ata flenin me sy të hapur.

Kur'ani rrëfen: Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur.

Fjetën 309 vite. Subhanallah !

Kur'ani rrëfen:

Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin.

Me qëllim që toka mos t'i kalbën. Në këtë gjendje vazhduan për gjatë 309 vite deri sa mbaroi koha e caktuar nga Allahu, pastaj u ngjuan dhe u ulën.

Kur'ani rrëfen:

Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur?” Ata thanë:”Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!” Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur.

 Dijetarët thonë se ata kanë fletur prej mëngjesi deri në kohën e iqendisë (pas dreke) dhe menduan se kanë fjetur tërë ditën.

 

 

 

 

 

Pastaj thanë:

Dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t’ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju”

Ata normal ishin të uritur pasi që u zgjuan nga gjumi dhe me disa para që u kishin ngelur nëpër xhepat e tyre deshën të blejnë diçka për të ngrënë kështu që e dërguan njërin prej tyre në qytet. Por paratë apo monedhat që i kishin ishin shumë të vjetra. Monedha të farkuara para 308 viteve, para gjashtë gjenerata të mbretërvë.

Në rregull. Arriti djaloshi në qytet kur ja ç'të sheh qyteti, rrugët dhe çdo gjë kishte ndryshuar. Kur i shikoi këto ndryshime tha në vete: Jam i zgjuar apo në gjumë?

Vazhdoi djaloshi rrugën dhe pas pak gjeti një grup tregtarësh të cilët shitnin ushqim pastaj u tha ayre: Më jepni ushqim për kaq para. Kur i panë ata paratë u habitën dhe e informuan se kjo monedhë tani nuk është në përdorim. Kjo monedhë është përdorur në kohën e mbretit Dakjanos dhe prej tij kanë kaluar 309 vite? Nga je ti, nga po vjen?

Djaloshi tha: Unë jetoj në kohën e mbretit Dakjanos.

Ata u habitën nga ky djal dhe e çuan tek mbreti të cilit djaloshi ia rrëfeu rrëfimin prej në fillim deri në fund. Pastaj shkuan tek shpella dhe para se të afrohen para hyrjes djaloshi tha: pritni pak sa t'i informoj shokët e mi për ardhjen e mbretit.

Sapo hyri djaloshi tek shokët e tij, Allahu ua mori shpirtin atyre dhe vdiqën që të gjithë.

Hyri mbreti me grupin e tij në shpellë kur ja i gjetën ata të vdekur. PËRSE ?

Që ta kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: “Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. (Kehf 21)

Ata ishin disa të rinj të cilët u udhëzuan në rrugën e drejtë. Udhëzimin e gjetën në shpellë, në atë ditë ku mund mund t'a gjenin në palate, në pozita, në pasuri dhe në fëmijë.

 

ka përfitojmë nga ky rrëfim? Ç

 

1. Të mësohemi që t'ia bëjmë shprehi vetes fjalën INSHALLA (Nëse don Zoti) sa herë që dëshirojmë të bëjmë diçka. Allahu thotë në Kur'an:

-Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!”

            -Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (djemoshat e shpellës)”.

2. Ngushtësia e jetës apo gjërësia e saj (varfëria dhe pasuria) nuk varet nga banimi nëpër palate apo shtëpi moderne por një gjë e tillë varet nga zemra. Sa e sa njerëz jetojnë nëpër palate të mëdha por zemra e tyre është më e ngushtë se vrima e gjilpërës.

Si dhe sa e sa njerëz tjerë jetojnë në shpella ose shtëpi të ngushta por zemra e tyre është më e gjërë se shkretëtira.

3. Besimi dhe udhëzimi duhet të kërkohet siç e kërkuan ata djemosha sepse ai që e kërkon padyshim se do ta gjen.

Allahu thotë: E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve.

 

We Selam Alejkum We Rahmetullahi We berekatuhu.

 

Kujtim Mirzo

25.12.2009

Medine