Dita e Arafatit

 

Dita e Arafatit është prej ditëve më të dalluara dhe më të dashura nga Allahu i Madhëruar.

Ajo është dita e nëntë e muajit Dhul Hixhe sipas kalendarit hixhrij.

Kjo ditë madhështore karakterizohet me disa karakteristika:

1. Ajo është dita e përfundimit të shpalljes kur'anore dhe plotësimit të Islamit.

Ajeti i fundit që Allahut Fuqiplotë ia zbriti Muhamedit a.s.në ishte ajeti kur'anor të cilin ia zbriti në Arafat:

"Sot ua përfundova juve fenë tuaj, dhe ua plotësova juve dhuntitë e mia, dhe jam i kënaqur që feja juaj të jetë Islami."

 

Nga Tarik ibn Shihabi trasmentohet se jehuditë i kanë thënë Omerit r.a:

Ju në librin tuaj e lexoni një ajet, i cili sikur t'na ishte zbritur neve, do ta bënim atë festë. Ometi tha: Unë e di se pse zbriti ai ajet, në cilin vend zbriti, dhe ku ishte Muhamedi a.s. kur zbriti. Ajo ishte dita e Arafatit, dhe ne -pasha Allahun- aty ishim.

 

Ibnu Rexhebi ka thënë:

"Plotësimi i fesë në këtë ditë u bë për disa shkaqe. Prej tyre:

- Muhamedi a.s. bashkë me shokët e tij haxhin e bënë për herë të parë. Ata pasi që e shqiptuan shehadetin, falën namazin, agjëruan, dhanë zeqatin ata që e kishin borxh, dhe në ditën kur e plotësuan shtyllën e pestë të islamit, Allahu ua plotësoi fenë atyre. Pra, plotësimi i fesë u bë si rezulltat i plotësimit të besimit të tyre.

- Allahu i Lartëmadhëruar e riktheu haxhin tek themelet e Ibrahimit a.s. dhe e mohoi shirkun dhe ithtarët e tij, sepse asnjëri prej tyre nuk ndodhej në atë vend.

Kurse përsa i përket "plotësimit të dhuntisë", ajo u bë me falje, sepse dhuntia nuk bëhet pa të. Kështu Allahu Famëmadh i tha Muhamedit a.s:

 "Ashtu që All-llahu të fal ty mëkatet e mëparshme dhe të mëvonshmet, dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë."

Por Allahu dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkatëve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush""

 

2. Dita e Arafatit është ditë feste.

Nga Ebu Emame trasmentohet se Muhamedi a.s. ka thënë: "Dita e arafatit, dhe ditët e bajramit janë festë për ne ithtarët e Islamit. Ato janë ditë të hajes dhe pijes."

 

3. Agjërimi i ditës së Arafatit i fal mëkatet e dy viteve të kaluara.

Nga e Ebu Katade trasmentohet se Muhamedi a.s. është pyetur për agjërimin e ditës së arafatit dhe ka thënë:"Ai i fal mëkatet e vitin të kaluar dhe vitit të mbetur(të tanishëm)."

 

4. Dita e arafatit është dita e faljes së mëkateve dhe lirimit nga zjarri.

Aisha r.a. trasmenton se Muhamedi a.s. ka thënë: "Dita në të cilën Allahu më shumë i liron robërit e Tij nga zjarri është dita e Arafatit."

 

 

 

 

Çka duhet të bëjmë në këtë ditë

 

1. Agjërimi i asaj dite.

Muhamedi a.s. ka thënë: "Agjërimi i ditës së Arafatit shpresoj nga Allahu që t'i falën mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit pas tij (të tanishëm)."

Ky agjërimi është i ligjëzuar për ata që nuk janë në Arafat (domethënë për ata që nuk kanë ardhur në haxhillës), kurse përsa i përket haxhiut që është në Arafat, ai nuk duhet të agjëron. Ai han mëngjes ditën e Arafatit që të jetë i mundshëm të bën sa më shumë dhikër dhe lutje natën e Arafatit dhe absolutisht nuk lejohet të agjëron.

Trasmenton Imam Ahmedi nga Ikreme se ai ka thënë: Hyra në shtëpi të Ebu Hurejrës dhe e pyeta atë për agjërimin e ditës së arafatit në Arafat. Tha: I dërguari i Muhamedi a.s. e ndaloi agjërimin e ditës së arafatit në Arafat.

 

2. Ruajtja e gjymtyrëve nga haramet.

Nga Ibn Abasi trasmentohet se Muhamedi a.s. ka thënë: "Në këtë ditë kush e ruan ndëgjimin dhe shikimin, i falen mëkatet."

 

3. Shumimi i dhikrit dhe i lutjes

Muhamedi a.s. ka thënë: "Duaja më e mirë është duaja e ditës së arafatit, ndërsa dhikri më i mirë që e kam thënë unë dhe profetët para meje është: La ilehe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kul-li shej'in kadir."

 

4. Tekbiri

Kemi përqëllim fjalët: Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-lallah, Huvall-llahu Ekber, Allahu Ekber Ve lil-lahil hamd.

Tekbiri mund të jetë:

- Tekbir i pakufizuar i cili është i ligjëzuar në çdo kohë gjatë ditës dhe natës. Fillon me fillimin e muajit Dhul hixhe dhe vazhdon deri në ditën e fundit të bajramit.

- Tekbiri i kufizuar i cili thuhet pas namazeve. Ky tekbir fillon nga namazi i sabahut ditën e Arafatit dhe mbaron deri në namazin e iqendisë ditën e katërt të bajaramit. Dispozita e këtij tekbiri pas namazeve është Vaxhib sipas medh'hebit hahefi të cilit i takojmë ne atë zonë.

Pra, ju këshillojmë që mos e harroni këndimin e tekbirit pas çdo namazi, prej namazit të sabahut ditën e Arifes, deri në namazin e iqendisë në ditën e katër të bajramit.

 

Urime dhe përshumë vjet festa e Kurban Bajramit.

 

Përshtati:

Kujtim MIRZO

23.11.2009

Medine