Allahu është Ai i cili për ju e bëri tokën si djep

 

Ne ndodhemi në një planet i cili quhet tokë. Poashtu e dimë se ekziston një sistem diellor si Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni, Plutoni. Këto planete të cilat rrotullohen rreth diellit, jetesa në to është e pamundëshme.

Përse toka është planeti i vetëm në të cilën mund të jetohet?

Dita në planeti e Merkurit është tetëdhjetë e tetë ditë. Domethënë dyzet e katër ditë janë nete dhe dyzet e katër ditë janë ditë.! A është i përshtatshëm për jetë? Flen dhe zgjohesh, flen dhe zgjohesh dhe ende nata vazhdon të jetë e gjatë. Viti në të ka tetëdhjetë e tetë ditë dhe katër stinë. Katër stinë për tetëdhjetë e tetë ditë !!!

Ky planet rrotullohet rreth diellit për tetëdhjetë e tetë ditë, dhe në të nuk ka ajër.

Pra, ky planet nuk është i përshtashëm për jetë.

Cili është sekreti që toka është planeti i vetëm për jetë?

 

Diçka tjetër. Dita në planetin Venus është sa dyqind e njëzet e pesë ditë. Domethënë njëqind e sa ditë, dhe njëqind e sa netë.Poashtu edhe viti ka dyqind e njëzet e pesë ditë. Temperatura në ketë planet gjatë ditës arrinë deri në njëzet grade, kurse ne ndonjëherë ndëgjojmë se në vendet e shenjëta temperature arrin në 40-50 C°, është diçka që nuk durohet. Kurse gjatë natës në këtë planet temperatura është 20 C° nën zero.

Pra, ky planet nuk është i përshtashëm për jetë, në të cilin nuk ka as ajër dhe as ujë?!

 

 Kurse për sa i përket planetit Mars, dita në të është sa dita në tokë, njëzet e katër orë, por viti është në të është sa gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë vite. Njeriu jeton, jetojnë edhe fëmijët e tij, edhe fëmijët e fëmijëve, dhe asnjëri prej tyre nuk e sheh stinën e verës me sy, që të gjithë jetojnë në dimër. Pra, ky planet nuk është i përshtashëm për jetë?

Nga të vijnë bimët, kur stinët ndërrohen në gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet !!

Ky planet rrotullohet rreth diellit me këtë periudhë kohore, ndërsa temperatura në të arrin deri në 70 C° nën zero,në të cilin nuk ka as ujë dhe as ajër.

Domethënë edhe ky nuk është i përshtashëm për jetë.

 

Në planetin e Jupiterit dita është dhjetë orë. Domethënë dita dhe nata janë vetëm nga pesë orë. Ndërkaq që viti është dymdhjetë vite. Temperatura është 330 C° nën zero. Dëndësia e tij është sa 1/4 e dendësisë së tokës. Domethënë ai është një planet nga gazërat, dhe nuk është i përshtashëm për jetë.

 

Në Saturn viti është sa njëzet e nëntë vite në tokë. Largësia e tij nga dielli është një milijard e katërqind mijë kilometra. Në Uran viti është sa dyzet e tetë vite.

Në Neptun njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vite.  Kurse në Pluton dyqind e dyzet e shtatë vite.

Allahu ka thënë në Kur'an:" (Allahu) është Ai që tokën ua bëri djep."

 

Si ti gjesh fëmijës një djep të rahatshësh, të butë, dhe me temperaturë mesatare?

Si djepi t'i përshtatet fëmijës nga të gjitha anët?

Zoti ynë i Lartëmadhëruar, na ka dhuruar mirësi të madhe, tokën e bëri si djep, dhe atë e vëndoi afër diellit në një afërsi mesatare.Temperaturën e saj poashtu e bëri mesatare mes 40 – 0 C°, dendësinë mesatare, diellin e saj mesatar, gravitetin mesatar, qarkullimin ditor të saj mesatar edhe qarkullimin e saj vjetor e bëri të mesëm.

Ky fenomen është prej mirësive të Allahut, dhe Ai për këtë aludoi me fjalën e Tij:

            "Ai që tokën e bëri djep për ju dhe mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja)." (Zuhruf 10)

 Vërtet Allahu i Lartëmadhëruar na i zgjon mendimet, tërheq vëretjen mendjeve tjera dhe na i kthen shikimet tona: " (Allahu) është Ai që tokën ua bëri djep."

Kjo tokë është përgaditur për ju o njerëz, për pritjen tuaj. Vallë a keni menduar rreth kësaj? Vallë a keni menduar ndonjëherë rreth kësaj toke të cilën Allahu e bëri vendqëndrim? Ajo për çdo sekondë kalon 30 km. A lëviz diçka ? A dridhen murret? A çahen tavanet? "Vallë a nuk e kemi bërë tokën si djep'?

 

Ajri është me tokën dhe poashtu lëviz me të. Eksistojë era të lehta dhe era të fuqishme të cilat e ndërrojnë ajrin dhe e pastrojnë atë. Sikur ajri të ishte i ndarë nga toka gjatë lëvizjes së saj, atëherë do të krijoheshin stuhi të forta shpejtësia e së cilave do arrinte deri në 1600 km në orë, duke e ditur se lloji më i fortë i stuhive të cilat shkatërojnë çdo gjë mbi sipërfaqen e tokë, shpejtësia e tyre nuk është më shumë se 800 km. Kur erat arrijnë  shpejtësinë 200 km në orë, atëherë ato janë rrënuese ndërsa kur arrijnë shpejtësinë 800 km në orë, ato nuk lane asgjë mbi faqen e dheut.

Pra, sikur ajri dhe toka të mos ishin bashkë, atëherë nuk do mbeteshte asgjë mbi sipërfaqen e dheut. "Vallë a nuk e kemi bërë tokën si djep"?

Kush e bëri tokën të lëviz duke qenë e shtrirë? Mbi të ndërton ndërtesa shumëkatshe.

Nëse ajo pak dridhet, ndërtesa do të derdhet, shtëpitë do rrënohen, urat do këputen, kanalet do të mbyllen. Kush e bëri atë stabile?

O njeri, që të mos mbetesh në pakujdesi, Allahu tërmetet i bëri shembuj. Disa prej tyre tokën e bëjnë të lartë dhe të ulët, dhe vetëm për disa sekonda qytet do zhyten nën katet e dheut. "Vallë a nuk e kemi bërë tokën si djep"?

 

Kush e bëri tokën të udhëton në orbitën e  saj? Kush e bëri atë që kur t'i afrohet diametrit të poashtëm ta shton shpejtësinë e saj? Kush e bëri gradual këtë shtim, në një shpejtësi të sistemizuar të ngadaltë. Kush e bëri atë kështu? Cila dorë e mban atë që të mos zhduket?

Ajo është dora e Allahut të Lartëmadhëruar dhe të Urtë.

"Vallë a nuk e kemi bërë tokën si djep"?

 

Kush ia dha tokës atë temperature të posaçme? Nëse toka do ndalej nga rrotullimi, temperatura gjatë ditës do arrinte deri në 350 C° ndërkaq që gjatë natës do arrinte deri në 270 C° nën zero.

Kush e bëri atë që me gradët e saja mesatare t'iu përshtatet trupave tanë? Kush e bëri që gjatësia e natës dhe e ditës të jetë e barabartë me nevojat tona për gjumë dhe punë?

Kush pra? Ai është Allahu Fuqiplotë, Krijuesi i tokës dhe i gjithësisë

"Vallë a nuk e kemi bërë tokën si djep"?

 Kur ta lexoni Kur'anin Fisnik mos e lexoni atë me shpejtësi. Ndaluni dhe meditoni rreth ajeteve të tij. "Vallë a nuk e kemi bërë tokën si djep"? Si ta përgaditi ty atë? Dhe ty për atë? Si e krijoi atë me gurrë, me shpejtësi, me stabilitet bashkë me ajër, me ujë, me diell, me bimë, me shtazë, me kodrina, me natë, me ditë, me lëvizje, me gravitet, në atë mënyrë që i përshtatet nevojave tona? Të krijoi ty dy këmbë, dy duar, dy sytë, dy mushkëri, dy veshë, fuqi perceptuese, dhe një tjetër gjykuese, një gjuhë elokuente e cila flet dhe sqaron, dhe vesh që dëgjon dhe i kap me të gjërat që janë tek tjerët.

 

Kur'ani Fisnik është një kozmos që flet, ndërsa kozmosi është një Kur'an i heshtur, kurse Muhamedi a.s. është Kur'an që ecën.

Medito në krijimtarinë e Allahut, me qëllim që t'a njohësh Allahun e Lartëmadhëruar përmes universit së Tij.

"Eshtë fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente."(Bekare 164)

Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët." (Fatir 28)"

 

Përshtati:

Kujtim MIRZO

01.11.2009

Medine