A Dëshiron...?

1. A dëshiron të i jesh afër All-llahut?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Njeriu më afër Zotit të vet është atëherë kur është në sexhde, andaj luteni Allahun.”

2. A dëshiron ta arrish kënaqësinë All-llahut?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me të vërtetë All-llahu kënaqet më një njeri që pas ngrënies së ushqimit falënderon All-llahun, dhe pas pirjes së ndonjë lëngut falënderon Allahun.”


3. A dëshiron që lutjet tuaja të pranohen?
I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Lutja e cila bëhet mes Ezanit dhe Ikametit nuk kthehet boshe.”

4. A dëshiron që të shpërblehesh sikur të kishe agjëruar gjithë vitin?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Agjërimi i tri ditëve në çdo muaj është e nyejt si të agjërosh tërë vitin.”


5. A dëshiron vepra të mira sa kodërat?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush merr pjesë në xhenaze deri sa t’i falët xhenazja ka shpërblim sa një “KIRAT”. Ndërsa ai i cili edhe e përcjell xhenazen deri sa të varroset ka shpërblim sa dy “KIRATA”. Sahabet [radijallahu anhum] e pyetën se ç’është KIRAT. U përgjigj i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kirati është sa një kodër e lartë dhe e madhe.”


6. A dëshiron të jesh shoqërues i të Dërguarit të All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Unë dhe ai që kujdesët për jetimin në xhenet jemi si këta dy, - duke sinjalizuar për dy gishtat.


7. A dëshiron shpërblimin e muxhahidit, apo falësit dhe agjëruesit që nuk pushojnë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kujdestari i të vejave dhe të varfërve, është sikurse muxhahidi në rrugën e All-llahut, apo si falësi dhe agjëruesi që asnjëherë nuk pushojnë.”


8. A dëshiron që të kesh dobi nga veprat e tuaja edhe pas vdekjes?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse vdes biri i Ademit i ndërpriten të gjitha veprat përpos tre veprave: Lëmosha e cila vazhdon dobia e saj, dituria e dobishme dhe fëmiu i devotshëm, i cili bënë dua për atë.”


9. A dëshiron të të lehtësohet një breng e botës tjetër?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai që ia lehtëson një besimtarit një brengë të kësaj bote, All-llahu do t’ia lehtësojë një nga brengat e botës tjetër.”


10. A dëshiron që të të mbulohen turpet?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai, që ia mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë turpin edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.”


11. A dëshiron të jesh bashkëshortja më e mirë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“Bashkëshortja më e mirë është ajo, e cila kur e shikon të gëzon, kur e urdhëron të dëgjon dhe respekton, e kur largohesh dhe mungon nga ajo, e ruan pasurinë tënde dhe vetveten e saj.”


12. A dëshiron të jesh më i përsosuri në Besim (Iman)?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Besimtari me iman të plotë është ai që sillet në mënyrë më të moralshëm dhe ai që sillet mirë me familjen e tij.”


13. A dëshiron të mos jesh i pafat?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “I pafat është ai, që bëhet rob i dinarit, i dërhemit, i kadifes, dhe i rrobave. I cilit kur i dhurohet diçka kënaqet e kur nuk i dhurohet, hidhërohet.”


14. A dëshiron që All-llahu ta lehtësojë gjendjen?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai, që të varfrit ia lehtëson gjendjen, Allahu do t'ia lehtësojë (atij gjendjen) në këtë botë dhe botën tjetër.”


15. A dëshiron që të të ndihmojë All-llahu?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “All-llahu gjithherë do t’i ndihmojë robit të Tij, derisa robi i Tij e ndihmon vëllaun e vet.”


16. A dëshiron që All-llahu mos të jetë i zemëruar me ty?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me respektimin e prindërve arrihet kënaqësia e All-llahut, dhe zemërimi i All-llahut arrin me zemërimin e prindërve.”


17. A dëshiron furnizim të bollshëm dhe jetë të gjatë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush dëshiron t’i japë All-llahu rrisk (furnizim) të bollshëm dhe jetë të gjatë e të begatshme, le të kujdeset dhe le ta vizitojë farefisin e tij.”


18. A dëshiron të posedosh një thesar të xhenetit?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “La haule ve la kuvete il-la bil-lah (shqip: Nuk ka mundësi e as fuqi tjetër pos All-llahut) është thesar prej thesareve të xhenetit.”


19. A dëshiron shpërblim sikur të kishe fal namaz tërë natën?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e falë namazin e Jacisë me xhemat ka shpërblim sikur të ishte falur gjysmën e natës, kurse kush e falë namazin e sabahut me xhemat ka shpërblimin sikurse të kishte falë namaz tërë natën.”


20. A dëshiron ta lexosh një të tretën e kuranit për 1 minutë?
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Surja “Ihlas” (Kul huvallahu Ehad) është një e treta e Kuranit.”