Madhështia e Islamit

 

Kodi i Islamit është kodi më i plotë, më i mirë, më i vlefshëm dhe më i afërt që t'a pranon atë mendja e shëndoshë, ngase ky kod posedon karakteristika, mirësi, vlera dhe dobi të cilat nuk janë mbledhur në ndonjë kod (ligj) para tij. Pra, kodi i islamit është vula e kodeve të kaluara të cilat ishin të ligjëzuara nga ana e Allahut për robërit e mirë të Tij.

Ka thënë Allahu në Kur'an:

"Sot ua përmbylla juve fenë tuaj, dhe ua plotësova juve mirësitë e Mia, dhe jam i kënaqur që fe e juaj të jetë Islami" (El-Maide 3)

Allahu i Lartëmadhëruar është Ai që plotësoi dhe përmbylli këtë fe, dhe nga ky fenomen bëhet e qartë se plotësimi është universal në çdo aspekt duke mos u përkufizuar në njërin prej tyre dhe t'a anashkalon tjetrin.

Allahu është i kënaqur që feja jonë të jetë Islami, sepse Ai për robërit e Tij dëshiron që ata t'a veprojnë më të plotën, më të mirën dhe më të vlefshmen.

Islami është feja e vetme e cila mund t'ju përgjigjet nevojave të shpirtit dhe të trupit. Islami nuk e bëri njeriun mburojë në një mjet ashtu siç veproi komunizmi. Ai nuk e poshtërsoi atë dhe nuk e privoi atë nga dëshirat e tij të nevojshme ashtu siç bëri murgjëria, nuk ia ka lëshur kapistallin e dëshirave pa rregulla dhe kriteriume ashtu siç veproi civilizimi materialist i perëndimit.

Islami është i pastër nga komplikacionet dhe kundërshtime e ndërsjella.

Ka thënë Allahu: "Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim? (Kamer 17)

Islami është feja e vetme e cila e mund ta zgjedhë problemin njerëzor më të vështirë e cila përmban besime të cilat japin një mendim të vërtetë për Zotin, njeriun, gjithësinë dhe disa rregulla të cilat e sistemizojnë jetën në të gjitha fushat e saja, çështjet e adhurimit, gjendjen e ekonomisë dhe politikës, marrëdhëniet ndërnjerëzore, situatat personale, raportet internacionale dhe vlerat morale të cilat synojnë edukimin e individit dhe drejtimin e shoqërisë.

Islami është feja e vetme e cila mund të jep përgjigje të mira dhe bindëse lidhur me ato pyetje të cilat hutuan shumë njerëz. Siç janë: Përse je krijuar? Cila është rruga? Ku po shkojmë?

Islami është feja më e plotë, më virtuoze për nga besimet, moralet, adhurimet, mardhëniet ndërnjerëzore, dispozitat personale dhe ato të përgjithshme. Kjo ngase ajo nuk është fe njerëzore të cilën e ka shpikur njeriu, por ajo është fe hyjnore dispozitat e të cilës i vëndoi Allahu.

Ai ka thënë:

 "A ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull të bindshëm.

 (El Maide 50)

Kjo i përfshin të gjitha dispozitat dhe kriteret islame, të cilat janë më të të mirat, më të plotat, më virtuozet për njerëzit. Janë po ato në cilat nuk mund të gjesh ndonjë anomali, kundërshtim, dhe të keqe. Ato janë më afër pranimit ndaj mendjes së shëndoshë.

Islami është është sisitem i plotë i të gjitha sferave të jetës. Kur iu dha mundësia Islamit që të jetë i aplikuar në ndonjë vend, ai aty ndërtoi shoqëri ideale të shëndoshë, civilizim njerëzor të bukur në të cilin janë plotësuar të gjitha shenjat e zhvillimit, përparimit dhe qytetërimit.  Poashtu ai ngriti aspektin e moralit dhe etikës, përhapi drejtësinë sociale dhe nderin njerëzor me format e tij më të bukura.

Islami bën barazi mes njerëzve në të gjitha të drejtat. Në Islam nuk ka dallim mes arabit dhe joarabit (pasi që Muhamedi a.s. u dërgua tek ata, si dhe Kur'ani zbriti në gjuhën e tyre), dhe as i bardhi prej të ziut përpos me devotshmëri. Vetëm devotshmëria është ajo që ua cakton njerëzve gradën dhe pozitën e tyre tek Allahu,sepse Ai nuk i sheh fizionomitë e njerëzve se a janë të bukur apo të shëmtuar, të pasur apo të varfër, liderë e politikanë apo klasë puntore e të ulët.

Islami i urdhëron gjykatësit të gjikojnë pikësëpari me ligjet e Allahut pastaj të gjykojnë me drejtësi të plotë në të gjitha proceset tribunale të tyre.

Islami i urdhëron njerëzit që të ndihmohen mes veti. I urdhëroi të pasurit që t'ju ndihmojnë të varfërit dhe t'ua lehtësojnë atyre gjendjen ekonomike.

Islami i këshillon njerëzit që të konsulltohen mes veti me një konsulltim që i sqaron punët dhe aspektet e mira dhe që i anashkalon punët e këqija e të liga. E gjithë kjo për një shoqëri sa më të mirë dhe ideale.    

 

 

Përshtati:

Kujtim MIRZO

06.11.2009

Medine