1.      Politikat publike për stagnimin e emigracionit në Dibër

            Shërimi dhe stagnimi i emigracionit mund që të bëhet në plan individual apo familjar dhe në plan publik. Në plan individual çdo i ri duhet që të bind veten e tij dhe familjen tij që të mos largohet nga qyteti i tij, por të kërkoj të drejtat e tij duke u munduar që të ndryshojë situatën. Me punë gjithçka mund që të arrihet, me këtë edhe një ardhmëri më e mirë për çdo të ri dibran. Në plan publik, emigracioni mund që të stagnohet nëpërmjet politikave publike të cilat duhet që të ndërmerren nga pushteti lokal dhe nga individët apo organizatat e autorizuara. Në këtë aspekt, pushtetit lokal  do ti kisha ofruar një varg të politikave publike të cilat egziston një mundësi e madhe që të jenë dobiprurëse për stagnimin e emigracionit apo të paktën zbutjen e tij. Disa alternativa të politikave publike që do t’ia kisha rekomanduar pushtetit lokal janë të rradhitura si në vijim:

Alternativa e pare

A.    Sistematizimi i vendeve te punes – hapja e vendeve te reja te punes

 “ ... Tash lindën pyetja se si mund që të shërohet kjo plagë e rëndë e dibranëve? Çdo shërim e ka metodën e vet. Fillimisht duhet të bëhet parandalimi, plotësimi i kushteve për tu ndalur kjo dukuri, e mandej të bëhet realitet e gjithë ajo... Mekanizimi më i mirë për ndalimin e mëtutjejshëm të shpërnguljes së dibranëve, veçanërisht të gjeneratave të reja që vinë, është angazhimi absolut dhe maksimal i pushtetit lokal që të ketë një projekt elaborat se si mund të ndalohet ky largim i të rinjve. Fatkeqësisht pushteti lokal nuk e ka, kurse për të tjerët vazhdojnë po të njëjtat projekte dhe qëllime dhe Dibra përsëri dëmtohet. Pushteti lokal duhet që të ketë një elaborat të atillë që vetëm të respektojë sistemazimin e vendeve të punës, që në administratë të jenë njerëzit adekuat, që në ato ndërmarrje të pakta të jenë personat e merituar...” [1]

Pra njëra ndër alternativat për zgjidhjen e problemit në fjaë është sistematizimi i vendeve të punës dhe punësimi i njerëzve adekuat. Kjo jo vetëm që do të ndalonte emigracionin në Dibër, por do të ishte edhe një metodë majft  produktive edhe për qytetin. Sot nga Dibra largohet klasa intelektuale nga pamundësia për të gjetur punë, gjë që rrit normën e emigracionit. Andaj alternativa për zëvendësimin e kuadrit të vjetër me kuadër të ri, i cili do të jetë produktiv dhe punësimi i njerëzve profesionalist, do të ishte një metodë mjaft efikase për të zgjidhur deri diku problemin e emigracionit.

Alternativa e dyte

B.     Stagnimi i emigracionit në Dibër nëpërmjet thithjes së investimeve nga emigrantët dibran në SHBA dhe Evropën Juglindore

            Stagnimi i emigracionit në Dibër mund që të arrihet në një formë majft efektive edhe nëpërmjet thithjes së investimeve nga emigrantët dibran të cilët veprojnë dhe jetojnë në SHBA ose në Evropën Perëndimore. Investimi i tyre në Dibër jo vetëm që do të ndalonte emigracionin por do të nxiste edhe një zhvillim ekonomik. Ky porpozim që i drejtohet pushtetit lokal do të ishte me interesim të veçantë per biznismenët dibran të cilët kanë emigruar dhe që posedojnë një pjesë të konsiderueshme të të hollave për të investuar në vendlindjen e tyre. Kemi rastim e mërgimtarit dibran, Ibrahim Kolari, i cili është një binzesmen i suksesshëm në SHBA dhe njëkohësisht ka investuar edhe në Dibër një shumë prej mbi një milion dollarëve. Ai ka themeluar kompaninë “ Korabi – Ready Mix” e cila merret me përgaditjen e betonit dhe rërës dhe momentalisht ka diku 20-25 punëtorë, por në të ardhmen ka në plan që të zgjerojë aktivitetin e tij afarist dhe të rris numrin e punëtorëve. Ky shembull le të jetë një stimulim për afaristët e tjerë të cilët posedojnë aftësinë e të udhëheqjes të një biznesi dhe mjetet e duhura financiare.

            Mirëpo lind pyetja se ku do të investojnë këto emigrantë dibran?Sektori për Urbanizëm, Mjedis dhe Punë Komunale, para disa muajsh ka aplikuar në pushtetin qëndror me projektin “ Zona Industriale(Ekonomike)” (shih aneksin nr 1) , përgjigjja e së cilës pritet brenda muajit janar. Në këtë Zonë Ekonomike e cila do të jetë në hapsirën e ish kazermës “Liman Kaba” ofrohen 7 lokacione të përshtatshme për biznes në prodhim, distribuim dhe shërbime, me kushtin e vetëm që veprimtaria të jetë industri e lehtë dhe jondotëse. Veç kësaj ofrohen edhe 5 lokacione për veprimtari komerciale( tregti, depo), 1 për arsim dhe shkencë,si dhe një lokacion për sport dhe rekreacion. Pra kjo Zonë Ekonomike është mjaft joshëse për emigrantët dibran nga se mund që të investojnë kapitalin e tyre në Dibër dhe me këtë do të kemi edhe stagnimin e emigracionit. Gjithashtu nga informatat që morra nga po i njëjti sektor, parashihet edhe restaurimi i plazhit të qytetit, zonë e cila do të jetë e përshtatshme për investim. [3]

            Pra nëse bëjmë një llogaritje kumulative dhe supozuese, atëherë del që në Dibër të hapen diku 100 vende të reja të punës, gjë që do të stagnonte emigracionin në Dibër.

Alternativa e trete

C.    Pershpejtimi i ndertimi te rruges se Arberit

Një tjetër alternativë për stagnimin e emigracionit është edhe përshpejtimi i ndërtimit të rrugës së Arbërit, me çrast Dibra do të bëhet një qytet më i frekuentuar. Rruga e Arbërit lidh Maqedoninë me Shqipërinë(shih aneksin nr 2), lidh Dibrën me Tiranën, është një politikë mjaft e mirë për stagnimin e emigracionit nga vetë fakti që Dibra do të bëhet një qytet i frekuentueshëm, gjë që ndikon në psikologjinë e qytetarëve si dhe në lulzimin e ekonomisë lokale. Mirëpo ndërtimet e kësaj rruge u ndërpren nga ana e Maqedonisë dhe ky projekt u la pas dore. Ndërtimet e rrugës së Arbërit nga ana Shqipërisë janë në përfundim e sipër, andaj ajo çka duhet të përshpejtohet është nga ana jonë . Përshpejtimi i kësaj rruge mund që të arrihet me një peticion të organizuar nga Pushteti Lokal në bashkëpunim me shoqatat dibrane ( 1$ for Dibra, Votra Dibrane, etj). Ky peticion më pas i dërgohet pushtetit qëndror nën presionin e vazhdueshëm qe ndërtimet e rrugës së Arbërit të mbarojnë brenda periudhës së planifikuar.

2.      Zgjedhja dhe implementimi i politikes së zgjedhur

Alternativa qe zgjedh per zgjidhjen e problemit ne fjale eshte ajo e thithjes se investimeve nga emigrantet dibran te cilet jetojne dhe veprojne ne SHBA. Pushteti lokal duhet që të ndërmarrë disa veprime me qëllim të lehtësimit të procedurave ligjore, që afaristët dibran nga mërgimi të stimulohen në investimin e parave në vendlindje. Pushteti lokal apo personat e autorizuar gjithashtu duhet që të ndjekin disa hapa të cilat do të mundësonin jetësimin e kësaj politike. Këto hapa do ti paraqesim si në vijim :

§  Analiza e mjedisit  – Ekspertët nga lëmia e kërkimit dhe zhvillimit duhet që të bëjnë një analizë me qëllim që të shpalosin ato ide të cilat do të jetësoheshin me ndonjë investim. Pra me fjalë të tjera të hulumtohen ato fusha dhe sektore ku ka mundësi që të investohet dhe të fitohet njëkohësisht. Përshembull analiza e mjedisit dhe kapacitetit  bujqësor apo blegtorial  dhe themelimi potencial i një kompanie e cila do të bënte grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore apo blegtoriale;

§  Nga analizat deri tek ideja – Hapi tjetër është,  që në bazë analizave të mjedisit përkatës të jepen ide të ndryshme në lidhje me atë se në cilat fusha duhet që të investohet. Psh nëse mjedisi bujqësor apo blegtorial duket më i përshtatshëm atëherë të jepet ideja për themelimin e një kompanie e cila do të bënte grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore apo blegtoriale. Në këtë mënyrë  produktet e bujqve dhe  blegtorëve  nuk do të shkonin kot apo të shiteshin me një çmim të papranueshëm dhe shitësit do të ishin të kënaqur me fitimin e tyre dhe do të vazhdonin aktivitetin e tyre në vendlindje. Por edhe emigrantët dibran të cilët do të investonin do të lidheshin më tepër me vendlindjen e tyre dhe egziston mundësia për kthim në Dibër. Shembull tjetër mund që të merret mjedisi i turizmit, investimi në rregullimin plazhit të qytetit i cili do të sillte para gjatë verës, dhe investimi në qëndra skijimi për stinën e dimrit;

§  Nga ideja në plan biznesi – Pasi që të jenë shpalosur ide të ndryshme, bëhet selektimi i atyre ideve të cilat duken më logjike dhe për të cilat ofrohen argumente të cilat janë bindëse. Nga ideja kalohet në planet e biznesit të cilat përpilohen nga persona ekspert nga lëmia e ekonomiksit, financave, marketingut dhe juridikut. Pasi që të jetë njohur dhe analizuar mjedisi, idetë hudhen në letër dhe përpilohen disa plane biznesi të cilat u prezantohen afaristëve dibran;

§  Prezantimi i planeve të biznesit – Hapi i ardhshëm është organizimi i një tubimi në të cilin planet e binzesit do tu shpalosen afaristëve emigrant gjatë periudhës kur ata frekuentojnë qytetin e Dibrës. Në këtë mënyrë ata do të informohen me fushat të cilat janë të përshtatshme për investim, me idetë e ndryshme dhe prezantimin i planeve të detajuara të binzesit. Kjo le ti ngjan një lloj “ankandi” ku emigrantët afaristë dibran  mund që të blejnë planet e biznesit dhe të nisin veprimtarinë e tyre ekonomike në Dibër. Ose nje alternative tjeter eshte qe nje delegacion nga Dibra te shkoje ne SHBA, qe kete ta realizoje atje;

§  Lehtësimi i procedurave administrative dhe ligjore nga ana e pushtetit lokal – Pushteti lokal duhet që të lehtësoj procedurat me qëllim të stimulimit të investitorëve. Ne kete aspekt pushteti lokal duhet që :  lejet e ndërtimit ti jep në kohë dhe pa korrupsion, të mos vështirësojë asnjë procedurë e cila kryhet nga ana e pushtetit lokal dhe të jetë transparent dhe i drejtë me të gjithë investitorët, nëse haset në ndonjë vështirësi, të ndihmojë dhe të angazhojë persona kompetent për kapërcimin e barierrës, të informojë investitorër për lehtësitë ligjore, e kështu me rradhë;

§  Lehtësimi tatimor – Investitorët duhet që të stimulohen me lehtësime tatimore të cilat mundësohen me ligj për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të investojnë në Maqedoni;

 

3.      Vlerësimi i politikës së zgjedhur

publike për thithjen e investimeve nga emigrantët afaristë dibran që veprojnë dhe jetojnë jashtë ka edhe efektet e saja. Vleresimi i saj do te ishte si ne vijim:

·         Kjo politikë publike mundëson hapjen e vendeve të reja të punës – Edhe pse pozitat menaxheriale në kompani do të mbahen nga a pronarëve, fëmijëve apo të afërnëve të tyre, përsëri do të ofrohen vende të reja të punës ku mund të punësohen qytetarët dibran. Kështu që kompania do të ketë nevojë për fuqi punëtore, për kontabilistë, adminstratorë, dhe për persona të aftë të cilët do të mundësojnë prosperimin dhe krijimin e imazhit të kompanisë. Psh nëse hapen shtatë apo tetë kompani me nga 25 punëtorë secila, atëherë i bie që të punësohen diku 180 punëtorë. Kjo në një periudhë afatgjatë, kurse në peridhë afatshkurtër dë të punojnë firmat e ndërtimit nga Dibra. si dhe punëtorët fizik. Kjo politikë publike ndërlidh varg një sërë aktivitetesh në periudha afatshkurtëra dhe afatgjata dhe e gjithë kjo do të çojë një një zhvillim ekonomik dhe stagnimin e emigracionit në qytet;

·         Kthimi potecial i disa emigrantëve në Dibër – Kjo politikë gjithashtu mundëson edhe një kthim potencial të disa emigrantëve në Dibër. Investitorin dibran nga jashtë do ta lidh diçka më tepër me Dibrën, biznesi i tij i cili i prodhon para dhe i krijon një jetë të përshtatshme edhe në Dibër. Për brezat e ardhshëm egziston një mundësi edhe më e madhe që të kthehen në Dibër nga veti fakti që jetën e tyre sociale, ekonomike dhe afariste mund që ta vazhdojnë edhe në Dibër;

·         Veprimtaria ekonomike e investitorëve paraqet burim të ardhurash për buxhetin e Dibrës – Tatimet që do të grumbullojë pushteti lokal nga ana e kompanive do të jetë një e ardhur për buxhetin komunal. Me këto para mund që të zhvillohen aktivitete të ndryshme publike dhe të ngritet mirëqenia në qytet;

·         Në periudhë afagjatë do të kemi një rritje ekonomike dhe një qytet më të zhvilluar – Rruga e Arbërit është një mundësi e mire për Dibrën dhe për investitorët emigrantë dibran. Kështu që kompanitë do të ketë ku do ti shesin produktet e tyre ose ti ofrojnë shërbimet e tyre, dhe në këtë mënyrë në periudhë afagjatë mund që të kemi një rritje dhe zhvillim ekonomik. Nëse Dibra përforcohet ekonomikisht atëherë do të bëhet një qytet i zhvilluar dhe do ti rikthehet lavdia e dikurshme të cilën të gjithë e dëshirojmë, dhe çka është më e rëndësishme për temën tonë, të stagnohet emigracioni i popullatës, sidomos i të rinjve.

 



[1] Intervistë me Myftiun e qytetit të Dibrës, Mr. Ruzhdi Lata, Diber 7 Janar 2010

[2] Plani Lokal për Veprim në Mjedis(PLVM) për Komunën e Dibrës  2009, fq 21

[3] Interviste me Shefin e Sektorit per Urbanizen, Mjedis dhe Punë Komunale, Gazmend Cami, Diber 19 Janar 2010;

 

 

Resurset e shfrytëzuara

1.      James E. Anderson; “ Publc Policy-Making”; Houghton Mifflin Company, 1994 .

2.      Plani Lokal për Veprim në Mjedis(PLVM) për Komunën e Dibrës ; Dibër , 2009.

3.       Intervistë me Myftiun e qytetit te Dibres, Mr. Ruzhdi Lata., Diber, 7 Janar 2010;

4.      Interviste me Kryetarin e Keshillit Komunal, Nizamedin Papraniku, Diber, 19 Janar 2010;

5.      Interviste me Shefin e Sektorit per Urbanizen, Mjedis dhe Punë Komunale, Gazmend Cami, Diber 19 Janar 2010;

6.      Ankete e realizuar me 30 persona.

7.      www.dibra.gov.mk

8.      http://www.merriam-webster.com/dictionary/Emigration 

9.      http://www.fjalorshqip.com

10.  http://en.wikipedia.org/wiki/Emigration

11.  www.mesazhi.com

 

 

Shkarko ne PDF format materialin
Emigracioni ne Diber
Jane te bashkangjitur edhe te dhenat nga anketa e realizuar me fokus grupin
Emigracioni ne Diber.pdf
Adobe Acrobat Document 2.9 MB