Çka është biznesi

“Të hapesh një shitore është shumë lehtë, por ta mbash të hapur paraqet një art”                                                                                                                                                                          (Proverbë kineze)  

           

Shumë individë ndërmarrin hapat e tyre për të nisur ndonjë biznes, por janë të paktë ata që mbijetojnë luftën e egër dhe të pamëshirshme të tregut të lirë. Andaj një thjeshtëzim për biznesin do të ishte që ai është art kurse individët që udhëheqin me të janë aktorë, të cilët në të shumtën e rasteve nuk posedojnë përgaditjen profesionale dhe nuk janë të shkolluar në lëminë e biznesit. Edhe përskaj kësaj, përsëri janë të suksesshëm në akivitetin e tyre nga vetë fakti që dinë të aktrojnë në mënyrën më të mirë  dhe marrin përsipër rrezikun i cili u kanoset nga të gjitha anët.

“ Biznesi është kombinim i luftës me sportin “                                                                                                (Andre Maurois)  

            Sporti është një aktivitet që relakson individin, i jep atij energji pozitive dhe e nxit për aktivitet të mëtutjejshëm. Individët të cilët merren me sport janë më të freskët dhe më të shëndetshëm. Kurse lufta është një aktivitet që qëndron në ballafaqimin e armatosur dhe të dhunshëm mes popujve ose shteteve. Pra, biznesi duhet të jetë një kombimin dhe harmonizim  i luftës me sportin. Biznesmenët duhet që të përdorin taktika dhe strategji me të cilat do ti luftojnë dhe do ti mposhtin konkurrentët. Konkurenca në tregun e lirë është e ashpër, andaj udhëheqësit e biznesit duhet që të jenë të gatshëm për ti përballuar sulmet të tyre të cilat janë të mbushura plot risi. Ndonjëherë ndodh që beteja të mos fitohet , por kjo nuk nënkupton që menjëherë duhet tërhequr nga biznesi, nga se në ato momente kur konkurrenti korr fitore pasivizohet, që është një moment mjaft i përshtatshëm për sulm. Kur sheh që lufta me konkurrentët ju ka lodhur atëherë kthejeni biznesin tuaj në sport nga se ajo do të krijojë një energji të atillë që të jep fuqi për të vazhduar më tutje.

“ Biznesi është loj shahu “                                                                                                                                              ( Autori)

            Kur të nisni një biznes vendoseni veten në një tabllo të shahut. Përballë jush gjendet konkurrenti i juaj i cili posedon po të njëjtën fuqi. Fillimisht mundohuni që të mbroheni dhe mos i shpalosni të gjitha taktikat dhe strategjitë që ju i dini. Luani njëlloj si luan edhe konkurrenti juaj. Pra në biznes kjo nënkuptohet se nëse konkurrenti juaj nuk i ul çmimet e produkteve ose shërbimeve edhe ju mos ndërmerrni një hap të atillë. Pra ulni çmimet kur diçka të tillë të bëjnë edhe konkurrentët, nga se nëse ju ulni çmimet i pari atëherë ndoshta nuk do të jeni në gjendje që ti përshtateni çmimit të ri. Figurat e shahut janë të lidhura midis veti, andaj mundohuni që edhe aktivitetet e biznesit tuaj ti ndërlidhni në atë mënyrë që të plotësojnë dhe mbrojnë njëri tjetrin. Ndërsa me çdo kusht mbroni Mbretin(biznesin), ndonjëherë duke sakrifikuar edhe gjënë më të shtrenjtë, Mbretëreshën. Pra me fjalë të tjera, loja e shahut njëlloj si biznesi kërkojnë mendjeprehtësi, strategji dhe taktika, të cilat ju bëjnë të suksesshën në aktivitetin tuaj. Kujdes se ndonjëherë sulmi ndaj Mbretit ju vjen prej ku nuk e pritni, andaj mbykqyrni me vëmendje të gjitha anët e tabllos.

“ Tre gjëra janë të rëndësishme në biznes : dituria(njohuria), karakteri dhe koha”                                                                                                                                                                             ( Owen Felltham)

            Mos nis një biznes pa mos patur dituri dhe njohuri rreth atij biznesi. Ndonjëherë kjo dituri është e trashiguar, ndërsa në të shumtën e rasteve duhet të mësohet nga praktikat e  të tjerëve apo edhe nga shkollat e biznesit. Dituria është me rëndësi nga se si rezultat i saj do të lind edhe ideja për krijimin e një biznesi. Gjithashtu me rëndësi është edhe karakteri i atij që udhëheqë biznesin nga se performanca e biznesit do të ketë po të njëjtin karakter [1]. Dhe së fundmi edhe koha nga se një biznes do të zhvillohet brenda një periudhë të caktuar kohore. Mos pritni që të korrni sukses qysh prej viteve të para, por pritjet tuaja lërni që të realizohen në një periudhë afatgjatë.

Punoi:

Fisnik Muça



[1] Për atë se çka duhet të posedojë një udhëheqës i një biznesi do të flasim në një temë të verçantë.