1.      Mbi emigracionin dhe politikat publike

A.    Kuptimi i emigracionit

            Fjala emigracion rrjedh nga fjala latine emigratus , emigrare, [1] që don të thotë largim prej një vendi në një vend tjetër. Për nga kuptimi, emigracioni nënkupton largimin nga atdheu për shkaqe politike, ekonomike, etj dhe vendosje të përkohshme apo të përhershme në një vend të huaj. Emigrant është individi i  cili është larguar nga atdheu për të punuar apo jetuar përkohësisht apo përgjithmonë në një vend të huaj [2]. Sipas kësaj kemi dy lloje të emigracionit:

·         Emigracioni i përkohshëm, kur individi apo familjet vendosen përkohësisht në një vend të huaj por me qëllim që një ditë të kthehen në vendlindje;

·         Emigracioni i përhershëm, kur individi apo familjet shpërngulen përgjithmonë nga vendlindja e tyre, për të punuar dhe jetuar në një vend të huaj.

Individët dhe familjet emigrojnë për shkaqe të ndryshme. Duke u nisur nga emigrimet më të hershme e deri tek ato bashkëkohore, fakorët të cilat ndikojnë në emigracion mund që ti ndajmë në dy grupe të mëdha, ku secili grup ngërthen në veti një numër të madh faktorësh.Pra, kemi faktorët shtytës (push factors)  dhe faktorët tërheqës(pull factors).

Në faktorët shtytës bëjnë pjesë: luftërat apo konfliktet e tjera të armatosura.,uria apo thatësia, përhapja e sëmundjeve, varfëria, korurpsioni politik, konfrontimet me politikat e atij vendi, fundamentalizmi fetar apo jotoleranca fetare, katastrofat natyrore(tërmetet, vërshimet, rasti i Shkodres, etj), pakënaqësia me vendasit(ngacmimet, abuzimet, kërcënimet), pakënaqësia me normën e imigracionit ,pamundësia e punësimit, mungesa e të drejtave të njeriut, qëllimi për të përhapur kulturën apo fenë e tij, etj.

Në faktorët tërheqës bëjnë pjesë: të ardhurat e larta në vendin e huaj, taksat më të ulëta,klima më e mire, mundësia më e mirë e punësimit, lehtësimret medicinale, mundësitë më të mira të edukimit dhe shkollimit, sjellja më e mirë e njerëzve, shkaqet familjare, stabiliteti politik i vendit të huaj, toleranca  fetare, të drejtat dhe liritë e njeriut,  prestigji kombëtar, etj. [3]

 

B.     Kuptimi i politikave publike  

            Politika publike ka të bëjë me aktivitetet e menduara dhe të analizuara, të cilat i ndërmarrin institucionet, organizatat ose individët me autorizime publike, për të arritur një qëllim të dëshiruar.. Pasi që të jetë analizuar, kemi të bëjmë me një politikë të zbatuar publike e cila është një varg aktivitetesh të institucionit të autorizuar brenda kufijve të një rrethi të caktuar, i cili rreth mund që të krijoj bariera dhe mundësi për arritjen e qëllimit të caktuar.

            Sa i përket kategorizimit të politikave publike të aplikuara, Andersoni i  ndan si në vijim:

      Politikat substanciale dhe procedurale. Politikat substanciale kanë të bëjnë me atë se çka është lënda e politikës, pra se çka pushteti lokal apo qëndror ka për qëllim që të bëjë dhe të arrijë. Politikat procedurale lidhen me atë se Kush dhe me cilat mjete(financiare, teknike, etj) do të realizojnë atë që është për qëllim ;

      Politikat distributive, rregullative, vetërregullative dhe redistributive. Ky kategorizim merr parasysh ndikimet e politikave ndaj shoqërisë, si dhe raportet ndërmjet pjesëmarrësve në krijimin, analizën dhe zbatimin e politikës konkrete. Politikat distributive janë të drejtuara drejt shpërndarjes së beneficioneve ndaj segmenteve të caktuara të shoqërisë, duke shfrytëzuar fondet publike. Politikat rregullative drejtohen kah kufizimi i sjelljeve të individëve, grupeve ose organizatave, të cilat pa dashur nxisin konflikte. Politikat vetërregullative, janë të ngjajshme me ato rregullative, por në këtë rast vërtetohen me kërkesë të grupit rregullativ në lidhje kryerjen e punëve me interes të përbashkët. Politikat redistributive kahëzohen drejt qeveritarëve të autorizuar për rishpërndarjen e të mirave, të ardhurave publike, pronave apo të drejtave ;

      Politikat materiale dhe politikat simbolike. Politikat materiale orientohen kah sigurimi i burimeve të arritshme  apo fuqive kryesore për një kategori të caktuar të shoqërisë. Politikat simbolike kanë për qëllim proklamimin dhe promovimin e disa vlerave të caktuara nga të cilat priten rezultate të ardhshme ;

      Politikat për sigurimin e të mirave të përgjithshme(mbrotja e ambientit jetësor) dhe të mirave private ;

      Politikat liberale dhe konzervative. [4]

2.      Emigracioni në Dibër, segment jetik i dibranëve [5]

Emigracioni në Dibër ka qenë një problem jetik i dibranëve dhe mund të ndahet në disa periudha, ku çdo periudhe ka patur tiparet dhe karakteristikat e saja. Shkak i emigrimeve, nuk ka qenë gjithmonë elementi ekonomik por ka patur edhe segmente të tjera. Kështu që këto faza mund që ti rradhisim si në vijim.

A.    Emigracionet gjatë Periudhës Osmane

Gjatë kësaj periudhe dibranët kanë emigruar për në Stamboll. Ky emigracion në këtë periudhë nuk ka patur tipare të dhunës, por si karakteresitkë ka patur tiparet priviligjuese, ku janë shpërngulur nga Dibra një numër i konsiderueshëm i dibranëve. Ato kanë qenë individë të asaj kohe të cilët kanë patur ngritje intelektuale, pozita shoqërore të larta, mençuri, të cilët Perandoria Osmane i ka tërhequr  për veprimtari të mëtutjejshme në Stamboll. Para vitit 1912 në Stamboll kemi një emigracion priviligjues, ku dibranët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të posteve që kanë patur në kuadër të Perandorisë dhe mundësisë ekonomike për të zhvilluar tregtinë, dhe këto familje dibrane në Stamboll ditët e sotit pothuajse janë asimiluar.

B.     Emigracionet gjatë viteve 1912-1913 si rezultat i dhunës sërbe

            Emigracioni i viteve 1912-1913 bart në vete karakterin e dhunës nga sërbët,  ku pothuajse i tërë qyteti i Dibrës u shpërngul apo në një farë mënyre u përzua dhe për shumë pak kohë u shpraz i tërë qyteti. Këtë shpërngulje të dibranëve në këtë periudhë për në Shqipëri, ku fillimisht shkuan në Elbasan e më pastaj u vendosën në Tiranë, e tregon fakti që sot në Tiranë kemi mbi 55.000 banorë të cilët janë me preardhje dibrane. Shumë nga këto familje me origjinë dibrane, në Dibër pothuajse nuk egzisojnë. Sot në Dibër nuk egziston më familja Qausholli, një familje aristokrate, familja Jorganxhiu, Albule, Strezimiri, një familje e pastër dibrane, si dhe shumë familje të tjera të cilat kanë qënë të detyruara nga dhuna sërbe të që emigrojnë për në Tiranë. Sot në Tiranë egziston edhe një rrugë e cila mban emrin e qytetit të Dibrës. Pra siç përmendëm edhe më lartë, ky emigracion ka qenë i dhunshëm, i realizuar nga sërbët, në dëm të shqiptarëve, që Dibra të mbetet pa njerëz, nga se ashtu më lehtë mund që ta përvetësonin dhe ta futnin nën ombrellën sllave.

C.    Emigracionet në Periudhën Jugosllave

            Ky emigracion u sponzorizua nga sistemi centralizues i sigurimit shtetëror jugosllav dhe kishte karakterin politik. Ky largim i popullatës u arrit përmes presioneve më të modifikuara, më të organizuara, kushtëzimeve të ndryshme politike, dhe ndonjëhere edhe nëpërmjet bindjeve të ndryshme të dibranëve se nuk do te kenë mundësi që ta aplikojnë besimin e tyre në Dibër. Gjatë kësaj periudhe bashkë me 500.000 shqiptarë që shkuan në Shqipëri, nëpërmjet një kontrate të fshehtë midis Turqisë dhe Jugosllavisë që të vendosen në Anadoll, shkuan përsëri shumë familje dibrane dhe Dibra u shpraz. Edhe ky emigracion kishte karakterin e shpërnguljes së dhunshme, por e modifikuar edhe politikisht nëpërmjet presioneve, arrestimeve, konfiskimit të pasurisë, dhunës fizike, mosdhënies së të drejtës të shkollimit, lëvizjes, besimit, e kështu me rradhë.

      Ç.  Emigracionet e viteve të 70-ta për në Gjermani

            Një emigracion pak më modern na paraqitet në vitet e 70-ta. Duke e arsyetuar atë me shërimin e plagës ekonomike, Tito në një marrëveshje që bëri me Gjermaninë Perëndimore të asaj kohe me pretendimin që e kishte rregulluar Jugosllavine dhe që tani të rregullonin edhe Gjermaninë, dërgoi një numër të konsiderueshëm të punëtorëve që të punojnë dhe të veprojnë atje. Kjo politikë e Jugosllavisë nuk ishte vetëm në dobinë e individëve të cilët do të rregullonin gjendjen e tyre ekonomike duke punuar jashtë vendit të tyre, por ishte edhe në dobinë e vet regjimit jugosllav i cili kishte planifikuar që këto njerëz nuk do të ktheheshin më në vendlindjen e tyre. Ky plan i tyre u realizua, nga se shumë dibran fillimisht u nisën për në Gjermani individualisht, kurse më pastaj morrën familjet dhe përsëri kemi një shprazje të qytetit të Dibrës.

D.    Emigracioet e heshtura pas viteve të 70-ta për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

            Pas viteve të 70-ta kemi një emigracion të heshtur por përsëri të stimuluar nga regjimi jugosllav. Ky emigracion i popullatës dibrane u sponzorizua në një formë shumë diplomatike, bile edhe me shpenzime të mëdha, që dibranët me vuajtje dhe mundime të mëdha duke shkuar në llogoret e Italisë dhe Austrisë, u përcollën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot atje kemi diku 15.000 dibranë, apo një Dibër tjetër. Ditët e sotit pjesa dërmuese e popullatës dibrane gjendet në SHBA dhe çdo dibran ka atje  ndonjë të afërt, shok apo dashamir.

 

E.     Liberalizimi i vizave dhe emigracioni i qytetarëve dibran

            Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2002 dhe mbi bazën e organizimit territorial të vitit 2004, në Komunën e Dibrës sot jetojnë diku 19.452 banorë.  Nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Komunë, në qytetin e Dibrës jetojnë 15.000 banorë, ndërsa pjesa tjetër jetojnë nëpër fshatrat përreth. Dukuria e shpërnguljes dhe migrimit në Dibër është dukuri shumë e pranishme dhe e gjërë. Për arsye politike, ekonomike dhe sociale, në 30-të  vitet e fundit afër 10.000 qytetarë u shpërngulën në SHBA dhe 2000 në vendet e Evropës Perëndimore, ndërsa ka edhe një të numër të madh që punojnë përkohësisht në vendet e Evropës Perëndimore. [6] Sipas të dhënave nga po i njëjti burim, norma e papunësisë në Dibër arrin shifrën prej 59% apo diku 3.408 të papunësuar, që është një normë mjaft e lartë.

            Në datën 19 dhjetor në vitit 2009 u bë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Maqedonisë për në vendet e Evropës dhe Shengen Zonës me përjashtim të disa shteteve. Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme, që nga heqja e regjimit të vizave nga vendet e Bashkimit Evropian, nga 19 dhjetori e deri në javën e dytë të janarit vendin e kanë lëshuar rreth 150 mijë qytetar të Maqedonisë dhe se vetëm 60 prej tyre janë kthyer. [7]

            Vallë sa prej këtyre qytetarëve do të kthehen në vendlindjen e tyre? Sa prej tyre janë dibran? A thua Dibra do të shprazet edhe më shumë dhe se këto njerëz do të emigrojnë? Për tu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve kam bërë një anketë me 30 persona dhe kam arritur që të marr disa përgjigje edhe pse prej të dhënave statistikore mund që të ketë devijime nga vetë fakti që mostra e zgjedhur është e vogël. Në lidhje me atë se a do të udhëtojnë dibranët me liberalizimin e vizave, 50% prej tyre janë përgjigjur se do të udhëtojnë për disa ditë a muaj dhe do të kthehen përsëri, 45 % nuk do të udhëtojnë, kurse 5% prej tyre do të udhëtojnë dhe nuk do të kthehen më ne vendin e tyre.

            Pothuajse të gjithë dibranët kanë dikë në mërgim. Dikush ka prindërit, e dikush fëmijët, tezen, hallën, dajën, xhaxhain, nipërit a mbesat, dikush tjetër ndonjë shok, mik apo dashamir. Andaj çdonjëri do të dëshironte që ti takonte apo të bashkohej me të afërmit. Pjesa e dërmuese janë shpërngulur në SHBA, diku 75%, kurse 20% janë ne vendet e Evropës Perëndimore.

3.      Shkaqet dhe pasojat e emigracionit në Dibër

A.    Shkaqet e emigracionit në Dibër

            Emigracioni është një dukuri e cila paraqitet si rezultat i faktorëve të ndryshëm qe me vone sjell pasojat të cilat mund të jenë pozitive, por në të shumtën e rasteve edhe negative. Tani le ti shohim shkaqet të cilat e shtyjnë popullatën që të largohet nga vendlindja e tyre. Në përgjithësi shkaqet mund që ti ndajmë në politike, ekonomike, sociale dhe psikologjike [8]. Ndërsa një ndarje tjetër do të ishte si në vijim:

·         Regjimi i ashpër politik - Shpesh politikat jo të drejta dhe antidibrane kanë qenë shkak i emigracionit të popullatës nga qyteti i Dibrës, sidomos në të kaluarën. Ditët e sotit përdoren politika më bashkëkohore të cilat poashtu janë antidibrane ,me të vetmin qëllim, që qyteti i Dibrës të shprazet;

·         Papunësia – Shumica e të rinjve edhe pse kanë mbaruar shkollat e tyre dhe kanë përgaditjen adekuate përsëri mbesin të papunë për shumë arsye. Kjo gjendje i detyron të rinjtë që të marrin rrugën e mërgimit;

·         Gjendja e dobët financiare   Disa familje dibrane  nuk arrijnë që të mbulojnë shpenzimet e jetës, gjë që i detyron të largohen nga vendlindja e tyre. Shumica e tyre largohen në forma jolegale, duke paguar një shumë të konsiderueshme të parave të marra borxh, me të vetmin qëllim, për të nxjerur kafshatën e gojës dhe për tu mundësuar familjeve një jetë më të mirë. Deri diku ky akt i tyre është i justifikueshën nga se ballafaqohen me një problem të vështirë jetik;

·         Kushtet jo të mira të jetesës – Një pjesë e dibranëve nuk janë të kënaqur me kushtet e jetesës në vendin e tyre. Për një jetë më të mirë, marrin rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore.

·         Pushteti lokal dhe ai qëndror nuk funksionon si duhet – Një shkak tjetër që ndikon në emigrimin e popullatës nga Dibra është edhe mosfunksionimi i drejtë i pushtetit lokal dhe atij qëndror. Kjo më së shumti lidhet me thithjen e investimeve në qytetin e Dibrës, sistematizimin e vendeve të punës, punësimin meritor dhe jopartiak të të rinjve të cilët posedojnë aftësinë profesionale për një vend pune, si dhe lënia pas dore e ndërtimit të rrugës së Arbërit.;

·         Bashkimi i familjarëve – Dibranët marrin rrugën drejt mërgimit edhe për tu bashkuar me të afërmit e tyre. Ndodh që prindërit të janë në SHBA, kurse fëmijët në Dibër, dhe si rezultat i kësaj qytetarët edhe nëpërmjet rrugëve jolegale largohen nga qyteti i tyre për tu bashkuar familjarisht;

·         Dëshira për një jetë më luksoze – Ka raste kur qytetarët largohen nga Dibra për të shijuar një jetë më luksoze. Edhe pse këto raste janë të ralla, përsëri  disa qytetarë largohen nga qyteti duke u jusfitikuar me këtë argument;

·         Dëshira për të jetuar diku jashtë – Disa dibran do tu pëlqente të jetonin një jetë më evropiane, gjë e cila do t’i shtynte të emigronin nga qyteti i tyre.

 

B.     Pasojat e emigracionit në Dibër

            Emigracioni është një dukuri e cila bart pasojat qofshin ato negative apo pozitive. Si anë pozitive të emigracionit do të veçoja atë që paraqet një mundësi për individin për tu zhvilluar profesionalisht, ekonomikisht, financiarisht apo moralisht. Dibrani i cili emigron nga vendlindja padyshim që zhvillon një jetë të mirë ekonomike. Gjithashtu si anë tjetër pozitive mund që të jetë edhe ajo që emigracioni ndikon në rritjen e ekonomisë lokale kur emigrantët kthehen në vendlindjen e tyre, nga se një pjesë të parave të kursyera do ti harxhojnë bashkë me familjarët në Dibër.

            Por emigracioni është edhe një plagë e rëndë për Dibrën. Përveç mundësive kemi edhe rreziqe të cilat mund që kenë pasoja të kobshme. Si anë negative do të veçoja si në vijim :

·         Shprazja e qytetit dhe largimi i klasës intelektuale për ti siguruar vetes një prosperim në jetë;

·         Popullata dibrane që ka emigruar po ballafaqohet me rrezikun e asimilimit nga se një pjesë e të rinjve dibran që jetojnë në SHBA kanë humbur vlerat e tyre qytetare, traditat e të parëve, gjuhën e shkruar shqipe, por ndonjëhere edhe gjuhën e folur, besimin, si dhe pjesë të tjera të kulturës që janë identiteti i vërtetë i tyre;

·         Devijimi i të rinjve gjithashtu përbën një rrezik tepër të madh. Ka të atillë që humbin gjurmët nëpër rrugët e Amerikës duke mos respektuar prindërit, të afërmit, dhe duke marrur rrugë devijante të cilat më pastaj janë të kobshme; si dhe

·         Shumë të rinj janë të detyruar që nëpërmjet rrugëve jolegale të emigrojnë për në SHBA  duke shfrytëzuar pasaporta fallso, dokumentacion të rrejshëm, dhe duke kaluar me tepër rrezik kufijtë e Meksikës, të cilat kanë ditur të jenë të kobshme për dibranët. Para disa viteve disa dibran përfunduan jetën e tyre duke kaluar kufirin Meksikë – SHBA.

·         Dergimi i prinderve ne azilin e pleqve.


[4] James E. Anderson; “ Publc Policymaking”; Boston, Houghton Mifflin, 2006

[5] Intervistë me Myftiun e qytetit të Dibrës: Mr. Ruzhdi Lata , Diber , 7 Janar 2010

[6] Plani Lokal për Veprim në Mjedis(PLVM) për Komunën e Dibrës  2009, fq 18 dhe 19

[8] Interviste me Kryetarin e Keshillit Komunal, Nizamedin Papraniku, Diber, 19 Dhjetor 2009