"LUFTA IDEOLOGJIKE"

Sfidë me të silën u ballafaqua Kultura Islame

 

 

Pra, kjo është një lloj lufte e pa armatosur, luftë e mendjes dhe mendimeve. Pasiqë kuptuan armiqtë e Islamit se lufta e armatosur nuk mjafton për dobësimin e kulturës Islame atëherë filluan luftën ideologjike për realizimin e qellimit të përgjithshëm të tyre, që është  dobësimi i Islamit dhe muslimanëve.

 

Mjetet e luftës ideologjike:

 

1.Informacioni (Media)

 Ideologët e perëndimit shfritëzuan mënyra të ndryshme të medias dhe informaconit për të luftuar Islamin ,deri në atë shkallë saqë personin që mbronte vendin dhe tokën e tij  nga armiqtë, e konsideronin terorist , ndërsa në të kundërtën sundimtarin dhe kolonizatorin e konsideronin si një hero që mbronte vehten. Nëse u japim një shikim të shpejtë disave nga mjetet e informimit, do të shohim se kemi të bëjmë me disa mjete që në të shumtën e rasteve shfaqin:

- Shtrembërim të  një realiteti ndaj Islamit dhe muslimanëve.

- Dhënije e një pasqyre negative ndaj besimit, dijetarëve dhe të parëve musliman.

- Burim I dyshimeve të shumta për fenë dhe dispozitave të saja.                   -Transmetim I dramave, filmave dhe komediave të ndryshme të cilat akuzojnë dhe shajnë Islamin.

- Prezentim dhe paraqitje e një skene të jetesës që  kundërshton vlerat njerzore dhe Islamin në cdo gjë.

- Shfaqje e kriminalitetit dhe dhunës në skaje të ndryshme të jetës.

-Thirje për të keqe dhe ligësi.

-Urejtje e një jete të drejtë dhe të ndershme.

-Marja e fesë për lojë dhe tallje.

-Paraqitje e veprave të nryshme të cilat janë të ndaluara në Islam,si p.sh: amoraliteti,pirja e alkoholit ,josinqeriteti ,mashtrimi dhe shum e shum gjëra të tjera që bëhen në emër të artit dhe lirisë individuale.

 

2.Orientalizmi

Me këtë term nënkuptojmë studimin e perëndimorëve mbi shkencat dhe fetë e lindjes,vecanarisht fenë Islame. Ky studim bëhet për qëllime të ndryshme, por më e rendësishjma është deformimi I Islamit dhe dobësimi I muslimanëve.

Prej aritjeve kryesore që patën orientalistët në shekullin e 20-të ishte përmbledhja e diturive Islame dhe përkthimi I tyre në tri gjuhë, në atë Angleze ,franceze dhe gjermane.Në kompozimin e tyre morën pjesë më shumë se 400 orientalist ku shtrembëruan të vërtetat mbi Islamin, dhe përdorën  sulme të ndryshme verbale ndaj Kuranit, besimit dhe sheriatit(ligjit)Islam.

Përvec deformomit , gjithashtu u mbushën shkrimet e orientalistëve edhe me një fanatizëm kryqëzator fetar të tyre, thotë Bernard Lues:"tashmë ende shihet qartë fanatizmi fetar perëndimor nëpër punimet dhe librat  e shumtë të ideologyëve perëndimor bashkëkohor dhe e bashkangjitur në të shumtën e rasteve edhe në punimet shkencore".

Një numër i madh  i orientalistëve ishin shërbëtor të kolonializmit,  të cilët lëshonin ndonjëherë edhe punën e tyre shkencore për ti shërbyer  kolonizimit perëndimor.Thotë Murat Hofman:"Në të vërtet, shumica e orientalistëve  me vetëdije ose pa vetëdije  I shërbenin kolonizimit, edhe pse disa prej tyre ishin edhe spiunë të perëndimit".

 

3.Krishterizimi (mision I krishter)

Përkundër asaj që popujt e krishterë largohen nga  krishterizmi (konvetohen në Islam), dhe përkundër shitjes së shumë prej kishave në disa nga vendet e perëndimit për shkak të neglizhencës së tyre ndaj fesë së tyre, përsëri  organizatat krishtere kujdesen dhe kanë mision krishterizimin e muslimanëve dhe ndërtimin e kishave në vendet me popullsi muslimane.

Për misionin e tyre ata  harxhojnë shuma të mëdha parash, duke dërguar organizata të ndryshme në vendet e ndryshme të botës Islame dhe jo Islame ,për realizimin e qëllimit të tyre,dhe përkundër pengesave që hasin në atë mision,ata përsëri vazhdojnë në rugën e tyre.

Këta misionarë të krishterë I mashtrojnë injorantët dhe të varfërit të cilët kanë nevojë finansiare,sidomos në vendet e varfëra të Afrikës të cilët ndrojnë fenë apo bëhen të krishterë për qëllime ekonomike dhe financiare.

Prej mjeteve më të rendësishme të krishterizimit: Arsimi,media,luftërat, shfritëzimi I gjendjeve katastrofale etj.

 

4.Nxitja e sekularizmit në vendet Islame

Është nxitur sekularizmi në shumicën e vendeve Islame dhe atë duke e larguar dhe ndarë  Islamin nga sfera të ndryshme të jetës politike ,ekonomike ,arsimore dhe shoqërore.

 

5.Luftimi ndaj thirjes Islame

Shfritëzuan armiqtë e Islamit ngjarje dhe ndodhi të ndryshme në botë  të cilat ndodhnin nga autor I panjohur,për të luftuar thirjen Islame dhe akuzuan organizatat dhe shoqatat e ndrishme bemiresë islame si qenie të terorit dhe dhunës.

 

6.Dëbimi drejt perëndimit dhe globalizmi kulturor

Kemi të bëjmë me një kushtëzim apo obligim të kulturës perëndimore nëpërmjet të organizatave dhe konferencave shtetërore dhe mjeteve të ndryshme të informimit.

Edhe pse globalizmi posedon anët e veta pozitive në teknologji ,në lidhje dhe në informacione, por ka dhe anën të rezikshme që është dominimi I saj në sfera të ndrishme sic janë politika, ekonomia, kultura etj.

Ajo cka është më me interes për ne është se, cka ndikon më shumë negativisht në kulturën Islame. Ata janë:

-Dominimi mbi kulturën Islame

-Të obliguarit  për të bragtisur  kulturën Islame duke zavendësuar  me atë  perëndimore

- Dëbimi Ideologjikish i shoqërisë Islame në atë perëndimore nëpërmjet të shfritëzimit të aritjes teknologjike, politike ,ekonomike , ushtarake etj.

 

Nëse gjurmojmë më thellë do të shohim se kutura perëndimore nuk prodhon vlera shoqërore   dhe morale,sic pretendojnë. Edhe përkundër konferencave dhe organizimeve kulturore që janë mbajtur në vendet e ndryshme të botës dhe kanë diskutuar për cështje të ndryshme : për individin ,familjen, të drejtat e gruas, barazia mes burit dhe gruas, homoseksualiteti,abortimi etj, përsëri konkluzionet e tyre nuk përputhen me kulturën Islame për arsye se ata ndalojnë atë që është e lejuar dhe lejojnë atë që është e ndaluar ,p.sh. lejimi I amoralitetit dhe konsiderimi I saj si normale ,në të kundërtën ndalojnë martesën me më shumë se një grua , gjegjësisht deri katër gra,ashtu sic Islami e ka lejuar.

Pozita e shoqërisë Islame  ndaj kulturës perëndimore duhet të jetë në drejtim mesatar, duke pasur për qëllim që shoqëria Islame  të ruajë fenë dhe kulturën e saj dhe të shfritëzojë nga perëndimi prej diturive dhe aritjeve  në sfera të ndryshme. Pra marje e asaj që përputhet me Islamin dhe refuzim I asaj që nuk përputhet me Islamin. Vetëm në këtë mënyrë mund të arihet të krijohet një imunitet për tu mbrojtur nga reziqet e kulturës së huaj.

 

 

 

 

 

 

Përshtati nga gjuha Arabe:

Fisnik Çela