Rëndësia e edukatës Islame

 

       Tema rreth edukatës dhe arsimit llogaritet prej çështjeve më të rëndësishme, për të cilat janë kujdesur për ta popujt dhe kombet për gjatë historisë. Njeriu u njoftua me edukatën dhe arsimin që prej ardhjes së tij në tokë, dhe vazhdoi  shoqërimin me to deri në ditën e sodit. Edukata është një operacion përparimtar  me përparimin e njeriut dhe zhvillimit të tij. Kështuqë me edukatë dhe arsim  përparojnë popujt, zhvillohen shoqëritë, lulëzojnë civilizimet dhe ngriten kulturat, ndërsa  me mungesën e tyre,  prapambeten popujt, stagnojnë

shoqëritë, binë civilizimet dhe prishen kulturat.  Një hulumtues shkencor thotë:” Prej çështjeve parësore që duhet shqyrtuar, në rast të paraqitjes tek një popull  devijimet,ose në shtimin e vështirsive drejt rugës së përparimit, është gjurmimi dhe kthimi tek sistemi edukativo-arsimor”.

Në kohën e sodit është  bërë  e detyruar  hulumtimi  ndaj të fshehtës së përparimit ose prapambeturisë  në sistemin edukativo arsimor, në ndonjë shoqëri prej shoqërive. Kur triumfoi  shteti Gjerman në luftën e viteve 70-ta, një thënës gjerman tha: “Triumfoi mësuesi I shkollës gjermane”. Atëherë kur humbi Franca  në luftën e dytë botërore, një dijetar francez  tha: ”Me te vërtet edukata Franceze është e prapambetur”.  Atëherë kur rusët ia msynë drejt universit me lëshimin e anijes së tyre të pare kozmike, një dijetar amerikan tha:”çfarë fatkeqsie I ndodhi sistemit tone edukativo-arsimor?.

Ashtu siç është edukata  me vlerë për shoqërit, për njeriun është edhe më e rëndësishme. Na mjafton  për  këtë  të përmendim  thënien  e dijetarit  Muhamed Abduhu  (1849-1905): ”Edukata është një aromë mjekuese për çdo sëmundje”, dhe sipas tij, njeriu që e ka humbur edukatën ka humbur gjithçka, dhe njeriu nuk mund të jetë qenie njerëzore i vërtetë pa edukatë.

Për rëndësinë e edukatës kanë folur shumë dijetarë, në vijim  do të s’qarojmë në pika të shkurta:

 

1.      Rëndësia e edukatës për njeriun.

     Njeriu është I ndryshëm  prej të gjithë gjallesave tjera, ai ka nevojë për ndihmë nga të tjerët dhe mbështetjen e tyre, pas All-llahut xh.sh . Veçanarisht në periudhat e para të zhvillimit të tij. Ka nevojë për mbykqirje nga prindët e tij,  dhe për aktivitet shoqëror , nga një aspekt, ndërsa nga një aspekt tjetër  është vështirsimi I ambientit njerëzor dhe financiar që e bëjnë të domosdoshme nevojën për edukatë .

 

2.      Rëndësia e edukatës në  ndërtimin e një shteti bashkëkohor.

     Duhet ditur se fuqia e ndonjë shteti nuk matet me atë se sa ai shtet posedon mjete dhe armë luftarake, ose pasuri tokësore, por matet  duke e marë parasish se sa ai shtet posedon fuqi  njerzore, intelektuale , ambicioze dhe frytdhënëse. Atëherë  kur këta elemente gjinden në një shtet, shërbejnë  si burim I një prodhimi të frutshëm , zgjuarsie dhe reforme, burim  i një zhvillimi dhe ndrishimi kah  më e mira. Na është bërë e qartë prej eksperiencës  së shteteve të përparuara bashkohore se prej kushteve të patjetërsueshme për një zhvillim maksimal është prezenca e një regulli të plotë njerëzor duke mbizotëruar një intenzitet të lartë për arsim. Sikur që kemi arsimin  kinez që luajti një rol të rëndësishëm për forcimin dhe përparimin e Kinës dhe gjithashtu roli I arsimit dhe edukatës  në zgjimin e Japonisë dhe zhvillimin e tij.

 

3.      Rëndësia e edukatës në realizimin e drejtësisë dhe barazisë.

     Edukata është gjithpërfshirëse, përfshin njeriun ,shtetin dhe shoqërin, ashtu siç është fuqidhënëse  që duhet të shfytëzohet në të gjitha këndet  dhe aktivitetet e jetës. Njeriu nuk mund të forcojë personalitetin e tij  pa një edukatë të plotë. Edhe shoqëria nuk mund të forcohet pa një  zhvillim ekonomik ,kulturor dhe  shëndetsor. E gjithë kjo që përmendëm  nuk realizohet përveç se me edukatë dhe arsim. Një punë e tillë shpie drejt  ruajtjes së nderit të njeriut dhe të drejtave të tij, dhe realizimit të barazisë dhe drejtësisë mes njerzve.

Feja Islame është kujdesur për edukatën dhe arsimin, bile gjëja e parë që All-llahu xh.sh I shpall të dërguarit të njerzimit Muhamedit a.s  ishte ,

اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ (1) خَلَقَ الإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ (2) اقْرَأْ وَرَبُّكَ الأَكْرَمُ (3) الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ (4) عَلَّمَ الإِنسَانَ مَا لَم يَعْلَمْ (5) ْ

Lexo, me emrin e Zotit tënd I cili krijoi.Krijoi njeriun prej një gjaku të gjizur .Lexo se Zoti yt është më bujari.Ai që mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte”.(alek.1-5). 

Detyra e  të dërguarit a.s ishte edukimi I njerzve dhe arsimimi I tyre, thotë  Allahu I lartmadhëruar : هُوَ الَّذِي بَعَثَ فِي الأُمِّيِّينَ رَسُولاً مِنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمْ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلالٍ مُبِينٍ (2)

Ai që analfabetëve u dërgoi pejgamberin nga mesi I tyre që t’ju lexojë ajetet e Tij,t’I pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe urtësinë, edhe pse më pare ata ishin në një humbje të qartë”.(xhumua.2).

Me edukatën Islame konkretish u ngrit populli Islam dhe vazhdoi udhëheqjen e tij për gjatë historisë.

 Përkthyes : Fisnik Çela

Teksti është marë nga libri “ el med’hal ila et-terbije el-islamijje” (Hyrje në edukatën Islame)