Ne kete link mund qe te gjeni shkrime te ndryshme islame nga hoxhallaret diban. Ne anen e majte mund qe te zgjidhni emrin e teologut shkrimet e te cilit deshironi qe ti lexoni

B I NJ A K E T !

Dominik Zhaklin Kanzig dhe Daniela Storm Kanzig janë binjake 18-vjeçare. Të dyja besojnë fuqishëm në Zot; njëra prej tyre është myslimane. Ato ende ngjajnë si dy pika uji.

 

Dominik Zhaklin Kanzig:

 

Daniela dhe unë kemi qenë vazhdimisht fëmijë të çapkënë, shpesh kemi krijuar edhe probleme, derisa u rritëm. Prindërit tanë janë ndarë kur ne ishim dy vjeç; disa vite kemi qenë vetëm me nënën. Megjithatë, gjithë kujtimet e mia janë të mira, madje, edhe kur kemi pasur probleme të mëdha. Kur bëhej fjalë për karakterin, unë isha si djalë, kurse Daniela ishte vajzë e vërtetë. Sot është krejtësisht e kundërta! Gjithmonë kemi qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe asnjëherë nuk jemi ndarë, derisa hymë në shkollën fillore. Atëherë na ndanë dhe na vendosën në klasa të ndryshme, ngase mësuesit e panë të arsyeshme, pasi mjaft shiheshim së bashku në shtëpi. Kjo ishte e rëndë për ne; çdo pushim mes orëve gjenim njëra-tjetrën e qëndronim bashkë aq sa mundeshim. Siç rriteshim ne, rritej edhe shoqëria jonë në shtëpi dhe jashtë saj. Secila nga ne zhvillonte rrethin e saj të shokëve.

اapkënllëqet tona fëmijërore ndonjëherë ishin të rrezikshme, sidomos një rast, kur vendosëm të luanim në kopshtin tonë. Aq keq u rrëzuam, saqë të dyja u alivanosëm. E para që fitoi vetëdijen e humbur isha unë; kisha një plagë në ballë, nga e cila dilte gjak. Daniela kishte plagë edhe më të thellë, nga e cila rridhte shumë gjak. Hymë në shtëpi të kërkonim mamanë dhe më kujtohet Daniela, e cila merrte një nga një jastëkët prej kauçit dhe fshinte gjakun nga fytyra. Asnjëherë nuk e kam pasur të qartë pse e bëri një gjë të tillë. Urgjentisht u dërguam në spital, e ja tek mbijetuam për ta rrëfyer këtë ndodhi.

Gjatë rritjes, kam biseduar shpesh me Zotim tim, dhe e kam lutur. Kur nisa të lexoj për herë të parë mbi Islamin, lutjet e mia ishin shumë të fuqishme. Falë Allahut, u bëra myslimane në fillim të Ramazanit të vitit 2002. Gjurmimi im pas diturisë ka filluar pas bisedave për çështje fetare me një shok të shkollës, i cili është mysliman. اdo send që thoshte kish kuptim. Vazhdonte të bisedonte me mua çdo ditë, aq sa pata mundësinë të parashtroja çdo pyetje që më grishte. Kalova një vit duke mësuar Islamin, duke biseduar me myslimanët, para se të vendosja të bëhesha myslimane. Familja ime çuditej. Një here u ktheva në shtëpi dhe mamaja më pyeti përse mendoja që Islami është feja e vërtetë, mirëpo nuk isha e sigurt. Para se të filloja të flisja, ajo më tha: ”Ndiq zemrën tënde”. Dhe kjo është ajo që kam bërë. Tre motrat e mia, nëna dhe të tjerët më kanë përkrahur shumë, më kanë ndihur të kuptoj vlerën e dashurisë së painteresët.

Babait tim iu desh një kohë e gjatë ta pranojë fenë time. Gruaja e tij është braziliane dhe është lindur në familje myslimane, mirëpo nuk e ka praktikuar fenë. ثshtë keqardhje që përvojat e saj janë kthyer kundër Islamit, por kjo është dëshmi se të gjithë duhet të fokusohemi në Islam, a jo ndaj asaj se si sillen myslimanët.

Kam pasur fat, që shumë njerëz më kanë ndihmuar të gjej Islamin dhe të mësoj për të. Në fillim gjithçka ishte në formë emocionesh dhe dëshiroja që brenda një nate të bëhem myslimane e përsosur, kështu që vendosa që të ndryshoj përnjëherë. Kur kjo filloi të rëndohet, isha e shqetësuar, mirëpo shpejti u qetësova e nisa t’i bëj gjërat në mënyrë të logjikshme.

Asnjëherë nuk kam qenë më e gëzuar sesa tani. Sa herë bisedoj për Islamin, ndjej se jam afër Allahut, dhe kjo është ndjenjë e pa përshkruar. Kur nisa të fal namazin, isha aq mirë, sa ndjeva brenda vetes qetësi dhe kënaqësi, të cilën asnjë lutje nuk ma pati dhënë më parë.

Daniela dhe unë kemi kaluar shumë kohë duke biseduar për fe. Sa herë që kisha mundësi, debatoja me të rreth Islamit, se vërtet dëshiroja që edhe ajo të gjente atë që kisha unë. Ajo ishte burim i madh për mua dhe përkrahja e saj asnjëherë nuk është dobësuar. Kur vendosa të mbaj hixhabin, ajo më inkurajonte edhe kur dilnim jashtë, sillej si mbrojtëse ndaj meje.

Veshja e hixhabit ishte luftë e vërtetë. E dija se duhej bërë, dhe kjo më bënte të nevrikosur. Një natë, i jam lutur Zotit, të ma lehtësonte këtë. Të nesërmen u ngrita e qetësuar, dhe thjeshtë vendosa ta bëj. Ndjehesha shumë e lumtur brenda vetes dhe më kujtohet që kam ecur rrugës me një buzëqeshje shpirtërore në fytyrë, që vinte nga zemra. Kur u bëra myslimane, Daniela dhe unë u bëmë edhe më të afërta, edhe pse nuk kishim bërë disa gjëra për të cilat kishim shprehi. Mendoj se tërë kjo ka kuptim për të, ngase ajo e sheh të arsyeshme se ka shumë gjëra që duhen shmangur, nëse bëhet myslimane dhe se ende nuk është e përgatitur për të.

Unë ende mendoj se çfarë do të bëj në të ardhmen. Shpresoj që të punoj në fushën e mjekësisë dhe se dua që të kujdesem për fëmijët e vegjël. Më shumë se gjithçka, dëshiroj të kem një bashkëshortësi të suksesshme, me një mysliman që praktikon fenë dhe do më kuptojë. Mendoj se Islami është çelës i jetës së lumtur. Po ashtu, lutem që motra ime të ndjekë rrugën time dhe besoj se ashtu edhe do të ndodhë. Sa herë kemi pasur probleme, dhe kur kemi biseduar për këtë, më ka thënë : “Allahu do na ndihmojë”. Unë mendoj se Ai është veç në zemrën e saj.

 

Daniela Storm Kaenzig:

 

Të kesh motër binjake do të thotë të kesh shok më të mirë në rrethinë. Dominika dhe unë vazhdimisht vareshim nga njëra-tjetra, derisa u rritëm. Kjo vazhdon edhe tani. Vërtet ishim fëmijë trazovaçë, dhe mamaja brengosej kur bënim prapësina, siç është nxjerrja e gjithçkaje nga dollapi, shkundja e tavllave në dysheme etj. Njëherë ish aq e tmerrshme, sa mamaja vetëm sa na vështroi dhe u largua duke qarë. Këtë e ka fotografuar, ngase nuk mundi ta besonte se kishim bërë një gjë të tillë. E tërë kjo, padyshim ish e rëndë për të, megjithatë asnjëherë nuk është larguar nga ne.

Nuk jam çuditur që Dominika u bë myslimane, ngase e kam ditur se ka hulumtuar për të vërtetën dhe kam pritur se kjo do të ndodhte. Ndërsa rriteshim, Dominika vazhdimisht thoshte se diçka i mungonte. Mendoj se e kuptoj se çfarë ndjente. Islami e ka mbushur plotësisht atë zbrazëtirë në jetën e saj.

Ndërsa hulumtonte Islamin, Dominika emocionohej shumë, sidomos kur iu bë e qartë se krejt kjo kishte kuptim. E kisha siguruar se do të kishte përkrahjen time, pa marrë parasysh se ç’ndodh, dhe këtë e pata bërë. Për mua, nuk është me rëndësi se në cilën fe është ajo, ngase ajo ende është motra ime binjake, dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Nuk mund t’i gjykoj veprat në anën negative, pasi motra ime ka qenë gjithnjë pozitive. Unë jam shtatë minuta më e madhe se ajo, dhe gjithmonë kam ndjerë disi se jam motra më e madhe. Mirëpo, që nga koha kur Dominika u bë myslimane, është bërë më serioze dhe më e ndërgjegjshme, kështu që rolet kanë ndryshuar disi.

Karakteret tona janë mjaft të ndryshme. Thonë se unë kam më tepër vetëbesim, dhe ndoshta është e vërtetë. Dua të jem kureshtare dhe shkoj përpara. Vërtet shpresoj se së shpejti do të kyçem në policinë ushtarake për disa vite, dhe pastaj të bëhem police e thjeshtë, dhe dua të punoj në njësinë për kriminalitet.

Në fillim isha e interesuar të bëhem avokate, mirëpo punova në odën e avokatëve, ndërrova mendim. Puna ishte me shumë dokumentacione, ndërsa unë dëshiroj të ketë më tepër aktivitet. Jam përfshirë në kursin për marinsë, që më ka dhënë idenë për t’u trajnuar edhe më shumë dhe t’i futur ushtrisë. Ishte tepër rëndë!

Ishim të detyruara të flinim në tokë, në thasë, pa çadër, dhe kudo kish insekte dhe minj. Ishim të detyruar të flinim me gishtërinj në gojë dhe me kokën të mbuluar, që të ruhesha mos më ecnin në fytyrë.

Ambiciet e mia dallojnë nga ato të motrës sime, por kjo nuk ndikon në lidhjen tonë. Kam menduar rreth Islamit, mirëpo nuk u jam përkushtuar vërtet mësimeve të tij. اdo mbrëmje e lus Zotin duke besuar në Atë, si dhe lutjet e mia janë shumë të ngjashme me të motrës. Kam filluar të përdor njërën nga sixhadetë e motrës dhe i jam lutur Zotit në të njëjtën mënyrë që bën ajo. Kam pasur shok të afërt mysliman, edhe pse ai nuk praktikonte fenë, dhe kemi biseduar për atë sesi të mësojmë më tepër rreth Islamit, por nuk e interesonte kjo gjë, edhe aq.

I çmoj shumë myslimanët, edhe motrën time dhe jam shumë krenare me të, për shkak të guximit të saj, veçanërisht që kur vendosi të mbajë hixhabin, اdoherë i nderonte të gjithë shokët e saj. Ka të këqij që mendojnë se ajo është e çmendur, por të tillët duhet injoruar dhe nuk duhet lejuar të afrohen afër nesh. Mendoj se pengesa më e madhe e të kaluarit në Islam është se të gjitha rregullat duhen ndryshuar. Nuk jam e sigurt se do të mund t’i përmbahesha.

 

Marrë nga revista “Emel”

nga boshnjakishtja: Fatmir DASHI

Testamenti (emaneti) i Imamit Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë)

 

Është transmetuar nga Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë) se, kur është sëmurë nga një sëmundje e rëndë, ai ka thënë:
“Dijeni shokë dhe vëllezër të mi (Allahu ju ruajt) se medh’hebi i ehli sunneh ëel xhemaah është në dymbëdhjetë rregulla (dispozita).
Ai i cili iu përmbahet këtyre rregullave nuk ka për të qenë prej bidatxhinjve (novatorëve), e as pronar i epsheve. Përmbajuni këtyre rregullave në mënyre që ta meritoni shefatin (ndërmjetësimin) e Pejgamberit a.s., në Ditën e Kiametit.


E para: Imani (besimi), kurse imani është: Të dëshmosh me gojë dhe të besosh me zemër (ikrar bi lisan ëe tasdijk bil xhenan).
Vetëm dëshmia me gojë nuk është iman, sepse sikur të ishte iman, atëherë te gjithë mynafikët do te ishin besimtarë, gjithashtu edhe vetëm te njohurit nuk është iman, sepse sikur te ishte iman atëherë te gjithë ithtarët e librit (krishterët dhe hebrenjtë) do te ishin besimtarë. Thotë Allahu xh.sh., për mynafikët: ”Allahu dëshmon se mynafikët janë gënjeshtarë”, ndërsa për ithtarët e librit thotë: ”Atyre te cilëve u kemi dhënë librin ata e njohin atë (Muhamedin), ashtu siç i njohin bijtë e tyre.”

Imani nuk shtohet as nuk pakësohet (la jezidu ve la jenkus), sepse nuk mund te paramendohet pakësimi i imanit përveç me shtimin e kufrit (mosbesimit) (Allahu na ruajt), e as nuk mund te paramendohet shtimi i imanit përveç me pakësimin e kufrit, e si është e mundur qe i njëjti person ne te njëjtën gjendje te jetë edhe besimtar edhe qafir?!!

Besimtari është besimtar i vërtetë, ndërsa qafiri është qafir i vërtetë, dhe në iman nuk ka dyshim ashtu siç nuk ka dyshim edhe në qufër, duke bazuar në fjalët e Allahut xh.sh: “Ata janë besimtarë të vërtetë”, dhe: ”Ata janë pabesimtarë te vërtetë”.
Ndërsa, mëkatarët nga ummeti i Muhamedit a.s., të gjithë janë besimtarë të vërtetë dhe ata nuk llogariten si pabesimtar. Dëshmojmë se punët nuk janë iman, dhe imani nuk është punë.
Duke argumentuar se: në shumë raste mundet që të ngrihet puna nga besimtari , por nuk lejohet të thuhet: është ngritur nga ai imani. Gruaja e cila është në të përmuajshmet e saja lejohet t’i themi se Allahu xh.sh., e ka ngritur nga ajo namazin dhe agjërimin, por nuk lejohet të themi se e ka ngritur Allahu xh.sh., nga ajo imanin, pra e ka urdhëruar me lënien e punës, e jo me lënien edhe te imanit.
Ligjvënësi i ka thënë lere agjërimin pastaj plotësoje atë (kur te pastrohesh) por nuk lejohet t’i thuhet lere imanin dhe pastaj plotësoje atë. Lejohet të themi se për të varfrin nuk është obligim zekati, por nuk mund të themi se për të nuk është obligim imani. Besojmë se përcaktimi i së mirës dhe i së keqes është nga Allahu xh.sh, dhe sikur të pretendon dikush se përcaktimi i së mirës dhe i së keqes është nga dikush tjetër pos Allahut xh.sh., ai është qafir (mohues i Allahut). Allahu e di me se miri!

E dyta: Dëshmojmë se punët janë tre lloje: Obligative (farz), të mira (fadilije), dhe këqija (ma’sijeh).
Pune obligative janë ato punë të cilat janë me urdhrin e Allahut xh.sh, me dëshirën e Tij, me dashurinë e Tij, me kënaqësinë e Tij, me vendimin dhe përcaktimin e Tij, urtësinë dhe diturin e Tij, si dhe të qenit e shkruar në Lehvi Mahfudh .

Punët e mira janë ato punë që nuk janë me urdhrin e Allahut xh.sh, por janë me dëshirën e Tij, me dashurinë e Tij, me kënaqësinë e Tij, me vendimin dhe përcaktimin e Tij, me urtësinë dhe diturin e Tij, si dhe të qenit e shkruar ne Lehvi Mahfudh.

Punët e këqija janë ato punë që nuk janë me urdhrin e Allahut xh.sh, janë me dëshirën e Tij, por nuk janë me dashurin dhe kënaqësinë e Tij, janë me vendimin dhe caktimin e Tij, me urtësinë dhe diturinë e Tij, dhe të qenit e shkruar ne Lehvi mahfudh.

E treta: Dëshmojmë se Allahu xh,sh qëndron mbi Arsh (Alel arshi isteva), pa pasur nevojë për të dhe qëndrim në të. Ai është krijues i Arshit dhe i çdo gjeje tjetër, pa pasur nevojë për diçka, sepse sikur të ishte i nevojshëm për diçka atëherë nuk do të ishte i mundshëm për të krijuar dhe për të mbikëqyrë krijesat e Tij. Dhe sikur të ishte i nevojshëm për ulje dhe për qëndrim atëherë para krijimit të Arshit ku ishte Allahu?! Ai është i paanshëm, dhe i Lartësuar është Ai prej çdo të mete.

E katërta: Dëshmojmë se Kur’ani është fjala e Allahut xh.sh., e pa krijuar, ndërsa shkronjat ngjyrat, fletët, shkrimi, të gjitha këto janë të krijuara, sepse këto janë vepra të njerëzve, ndërsa gjithashtu edhe veprat e njeriut janë te krijuara, kurse fjala e Allahut xh.sh., është e pa krijuar. Shkrimi, shkronjat, fletët janë mjete të Kuranit për nevoja të njeriut ndaj tyre, ndërsa fjala e Allahut xh.sh., ekziston vetvetiu ashtu si të gjitha cilësitë e tjera të Allahut xh.sh. Ai që thotë se fjala e Allahut xh.sh., është e krijuar ai është qafir-mohues i Allahut., xh.sh.

E pesta: Dëshmojmë se me te mirët e këtij umeti pas Muhamedit a.s janë: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu (Allahu qofte i kënaqur me të gjithë këto), siç thotë Allahu xh, sh., në Kur’an:”Të parët e të parëve ata janë me të afërmit, në mirësitë e xhenetit”. Secili që është më i pari në punë të mira është më i miri tek Allahu xh,sh. I duan ato çdo besimtar i devotshëm, kurse i urren çdo mynafik fatkeq.

E gjashta: Dëshmojmë se njeriu me punët e tij, me fjalët dhe njohurit e tij është i krijuar, pra nëse vepruesi është i krijuar padyshim se edhe veprat e tij janë të krijuara.

E shtata: Dëshmojmë se Allahu xh.sh., i ka krijuar të gjitha gjallesat, dhe ato nuk kanë fuqi sepse janë të dobëta, të pamundura. Allahu është krijues dhe furnizues i tyre, siç thotë Allahu xh.sh., në Kur’an: ”Allahu ju krijoi, pastaj ju vdes,dhe ju ngjall përsëri”. Përfitimi me dituri është e lejuar, tubimi i pasurisë me hallall është i lejuar, ndërsa tubimi i pasurisë me haram është i ndaluar.
Njerëzit janë tre llojesh: besimtar i sinqertë, pabesimtar këmbëngulës ne qufrin e tij, dhe mynafik i thelluar ne nifakun e tij. Allahu xh.sh., ka obliguar për besimtarët vepra, për qafirët iman, dhe për mynafikët sinqeritet. Thotë Allahu xh,sh : ”O ju njerëz kini frik Zotit tuaj”, d.m.th: ”O ju besimtar nënshtrohuni “, ”O ju qafirë besoni” dhe ”O ju mynafikë bëhuni te sinqertë”. Allahu e di me se miri!

E teta: : Dëshmojmë se mundësia (për të bërë diçka, sh.p.) është me veprën, as para e as pas saj, sepse sikur të ishte para veprës atëherë njeriu do të ishte i panevojshëm për Allahun, e kjo është ne kundërshtim me dispozitat e tekstit të shenjtë, thotë Allahu xh.sh: ”Allahu është i pasur, ndërsa ju jeni te varfër.” E sikur mundësia të ishte pas veprës kjo është e pamundshme, sepse kjo d.m.th., të bësh një vepër pa pasur mundësi dhe fuqi për ta bëre atë vepër.

E nënta: Dëshmojmë se mes’hi mbi meste është vaxhib për vendasin një dit e një natë, ndërsa për udhëtarin tre ditë e tre net,. Kështu kanë ardhur hadithet, kurse ai që e mohon këtë kam frikë për qufrin e tij, sepse këto hadithe janë shumë afër mutevatirit. Shkurtimi i namazit dhe lenia e agjërimit për udhëtarin është Ruhsa - e lejuar - me tekst nga Kur’ani. Allahu xh.sh., thotë: ”Kur të udhëtoni nëpër tokë nuk është mëkat për ju të shkurtoni nga namazet”, ndërsa për agjërimin thotë: ”E nëse dikush prej juve është i sëmur ose në udhëtim le ta plotësoj me një ditë tjetër”..

E dhjeta: Dëshmojmë se Allahu xh.sh., e ka urdhëruar lapsin që të shkruaj dhe lapsi i ka thënë: ”Çka të shkruaj?” “Shkruaj atë që do të ndodh deri në Ditën e Kiametit!” Dhe lapsi do të shkruaj, ashtu siç thotë Allahu xh,sh.: ”Çdo e vogël dhe e madhe është e shkruar”.


E njëmbëdhjeta: Dëshmojmë se dënimi i varrit do të ndodh padyshim. Pyetjet e Munkirit dhe Nekirit janë te vërteta; xheneti dhe xhehenemi janë te vërteta dhe ato janë te krijuar. Thotë Allahu xh.sh., për xhenetin: “I përgatitur për besimtaret”, dhe thotë për xhehenemin: “I përgatitur për pabesimtarët”.
Allahu i ka krijuar ato për shpërblim dhe ndëshkim. Sirati është i vërtetë, edhe leximi i librave ditën e kiametit është i vërtetë.

E dymbëdhjeta: Dëshmojmë se Allahu do t’i ringjall shpirtrat pas vdekjes, do ti tuboj në një ditë e cila do të zgjas 50 mijë vjet, për t’u shpërblyer dhe për t’u dhënë haket. Thotë Allahu xh.sh.: ”Allahu do të ringjall ato që janë ne varreza”. Takimi i ithtarëve të së vërtetës me Allahun është e vërtetë, pa pyetur “si”, pa përngjasim dhe pa drejtim. Ndërmjetësimi (shefaati) i Pejgamberit a.s., është për të gjithë ata që janë banorë të xhenetit edhe nëse kanë bërë ndonjë mëkat të madh.

Aishja r.a., është gruaja më e mirë në botë pas Hatixhes r.a. Ajo është nëna e besimtarëve, e pastër nga zinaja dhe e pastër nga ajo për çka u akuzua. Kush e akuzon atë për zina ai është fëmijë nga zinaja.
Banorët e xhenetit do të jenë të përhershëm në xhenet, ndërsa banorët e xhehenemit do të jenë të përhershëm në xhehenem, siç thotë Allahu xh.sh., për besimtarët: “Ata janë banorë të xhenetit në të cilin do të jenë të përhershëm”, dhe thotë për pabesimtarët: ”Ato janë banorë të zjarrit në të cilin do të jenë të përhershëm”.




Marr nga libri: Min vesaja el ebi Hanife
Prezantuar dhe redaktuar nga: Abdurrahman Hasan Mahmud

Përktheu në gjuhën shqipe:
Mafiz Rustemi,
Student në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Sherri nga zhurmaxhinjtë

Habitem se si gjithnjë e më shumë po shtohet mllefi i muslimanëve ndaj besimtarëve apo basimtareve shume të dobët kur ata po shajnë dhe fyejnë muslimanët. Habitem me naivitetin e muslimanëve që e demstrojnë me këtë. E ç’ka mund të pritet nga të padrejtit përveç padrejtësi, nga mashtruesit pervec gënjeshtrës, nga aroganti përveç fyerjes dhe nga pabesimtarët përveç mohim. Moria e habive të mia përfshiu edhe Papën. Nuk u habita me fjalët e tij rreth Islamit, por u habita me kërkesën e muslimanëve që ai të kërkojë falje. A thua, para se Papa të kërkojë falje nga ne, duhet të kërkojë falje nga Zot, që është Një e jo tre, dhe nga Muhamedi a.s. që ishte I dërguar i Zotit e jo filozof!

Ç’rëndësi ka për mua që mohuesi i së vërtetës të lavdëroj të vërtetën. A më rëndësi ka bindja apo deklarimi hipokrit? Po sikur papa të thoshte se Islami është fe e paqes, që Muhamedi a.s. është i dërguari i Zotit, dhe që Zoti është një, kush do mendonte se ç’farë ai ndjen dhe beson në të vërtetë! Kurse kështu fjalët e tij që thotë argumentojnë atë se çfar ai dhe ata mendojnë dhe besojnë.

E kuptoj qëllimin e muslimanëve. Të mbrojnë Islamin është ajo për cka ata ngrejnë zërin. Por unë pyes se ç’far është misioni i muslimanëve : të mbrojë Islamin nga të tjerët apo t’ju mësojë Islamin të tjerëve? Qëllimi i muslimanëve është i sinqertë por edhe naiv. Brohorisin kur intelektualët, për hir të së vërtetës e jo për hir të Zotit e mbrojnë Islamin. Thonë ata : ne nuk e praktojmë fenë por e duam atë dhe prandaj e mbrojmë. Zoti e mbron Islamin, neve e jetojmë, e të jetojsh në Islam don të thotë të jetojsh në paqe dhe ti thresësh të tjerët në paqe. Kështu bëri i dërguari i fundit i Zotit. Kështu duhet të bëjmë edhe neve. Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mendimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju Allahut xh.sh. se Allahu xh.sh. është mbrojtje e mjaftueshme. (Kur’an 33:48) Në Xhenet ka vend për të gjithë ata që duan të besojnë të vërtetën. E ata që e mohojnë atë, dënimi i sigurt i pret.

Habitem me muslimanët që me vrull po nguten t’i gjykojnë të gjallit dhe të ju caktojnë fatin e tyre për në botën tjetër. C’ishte misioni ynë, ti shpëtojmë shpirtrat nga zjarri apo ti hedhim drejt në të?! Kur vdiq një burrë shteti u mërzita, jo më shumë për të sesa për reagimin e disa muslimanëve që veten e quan intelektual. “Ngrodhi qeni” thanë ata, e unë si struci ika vrap të fsheh kokën nga turpi në habinë e atyre që po ua mësoj Islamin! Ç’vlerë ka shehadeti pa etikën dhe moralin Islam? E sot bajraktarët e Islamit po hapin fronte në të gjitha anët me “llafollogjinë” e tyre përplot mllef dhe vrer dhe shprehi rrugacësh : ai zagari, qeni, kali …. ai që leh, ai që pall. Të vërtetën e thonë, thonë ata, por e vërteta e Zotit është mbi gjithcka, e ajo e vërtetë është kjo : Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (ata idhujtarët) pos Allahut, e (si hakmarje) të fyejnë Allahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). (Kur’an 6:108)

Dhe vazhdoj të habitem saqë kaloj në ankth. Tani shqetësohem më shumë se sa habitem kur i shoh disa që në emër të mbrojtjes së Islamit lëshojnë vrer mbi vllezërit musliman. Më dhemb në shpirt kur shoh se sa larg shkojnë nganjëherë në sharje, fyerje, etiketime saqë nijeti-qëllimi i mirë i tyre humbet diku thellë në urrejtje, lëndime e nganjëherë edhe në vrasje. Ç’rëndësi ka për mua fjalët e Papës kur vëllai im thotë të njejtat. As nuk janë të vetëdijshëm se sa injoranca e tyre dëmton pozitën e muslimanëve e cila edhe ashtu është për të ardhur keq. Kujt I shërben vepra e tyre dhe kë dëmtojnë ata? A nuk patën thënë të vjetrit se : kush pështyn lart pështyn veten. Por ja, ky është realiteti ynë trishtues që bën të këmi frigë edhe nga hija jonë.

Dhe në mënyrë të spikatur po argumentojnë se hoxhallarët qenkan injorantë, të dobët, frikacakë apo edhe spiunë. Në këto kohëra të vështira në vend se të japin kontributin e tyre në forcimin e institucioneve Islame ata po i përdhosin dhe po vorrosin ato gjithnjë e më thellë. E quajnë veten revolucionarë duke mos qenë të vetëdijshëm se janë sherraxhinj. Ndonëse luftojnë për ideale Islame nuk e dinë se gjithnjë e më shumë po njëllosin imazhin  e tij si fe e paqës dhe po kontribojnë në etiketimin e muslimanëve si besimtarë fanatikë dhe të prapambetur. Ata nuk janë asgjë më shumë se sa zhuraxhinj që gjejnë mbështetje tek masat injorante si dhe tek intelektualët që heshtin para tyre. Sot institucionet tona fetare, të dobëta, kanë nevojë më shumë se sa kurdoherë tjetër për ndihmë, nga ajo financiare deri tek fjala e mire. Sikur lusim Zotin që të na ndihmojë, lus zhurmaxhinjt, ngatërestarët, dallaveraxhinjtë dhe thashethemexhinjtë që të heshtin njëherë e përgjithmonë.

Haram ju qoftë fjala e tyre!

Nga Imer Gruda

 

FILLIMI I CDO LIGJERATE TE MUHAMEDIT S.A.V.S KA NISUR KESHTU:
Me emrin e Allahut te Githemeshirshmit Meshiruesit
esSelamu alejkum we rahmetullah !
Allahu me miresite, bekimet, paqen dhe meshiren e Tij qofte me ju !
 
Falenderimet i takojne Allahut ,Zotit te botrave te Gjithefuqishmit te Gjithepushtetshmit , te vetmit qe i takon adhurimi .
Bekimet, dliresia, begatite e Tij qofshin mbi te Derguarin e fundit Muhamedin, dhe mbi te gjithe ata qe ndjekin dhe pasojne rrugen e skicuar prej tij sa te jete jeta .

Emulgatoret e ndaluara ne islam

KINI KUJDES , USHQIMET QE PAS E KANE NJEREN NGA KETO SHIFRA JANE PRODHIME QE JANE TE NDALUARA (HARAM)

E-100, 102, 103, 110, 111, 120, 123, 124, 125, 126, 127, 128, 140, 141, 142, 152, 153, 210, 213, 214, 226, 234, 252, 270, 271, 280, 325, 326, 327, 334, 335, 336, 337, 420, 430, 431, 432, 433, 434, 435, 436, 442, 470, 471, 472, 473, 474, 475, 476, 477, 478, 480, 481, 482, 483, 488, 489, 491, 492, 493, 494, 495, 542,550, 570, 572, 591, 631, 632, 633, 635, 904