KUR BALLI PREK TOKËN

Trupi yne merr nje numer te madh valesh elektromagnetike. Keto vale I marrim permes pajisjeve qe e perdorim cdo dite,si televizori,kompjuteri, celulari si dhe permes dritave te shumta, qe nuk mund te fiken per arsye te caktuara.

Te gjitha keto vale ne I marrim pa e kuptuar. Kjo na  ben me dhembje koke dhe te dobet.

Po cila eshte zgjidhja per te gjitha keto?

Nje shkencetar nga Europa beri nje kerkim dhe ariti ne perfundimin se vendosja e ballit ne toke me shume se nje here ne dite shkarkon ngarkesen e demshme elektromagnetike, interesant eshte fakti se menyra me e mire eshte te vendoset balli ne toke dhe ne drejtim nga qendra e tokes. Shkencerisht eshte vertetuar se qendra e tokes eshte qyteti I Mekes, saktesisht Qabeja e Shenjte.

Keshtu qe, sexhdeja(perulja) ne lutjet tona eshte menyra me e mire per te shkarkuar ngarkesen elektromagnetike nga trupi yne, pasi qellimi I vertete eshte nenshtrimi dhe afrimi me te Gjithfuqishmin.

Përgaditi:Mirela Basha, studente e Ekonomisë në UT

Ese

''NJE JETE PER NJE QELLIM"

Erduan Kllobucishta / Diber

Shpesh here njeriu niset drejt kerkesave te tij,here ne baze te asaj se cfare posedon,e here,ne ate se cfare deshiron qe te arrije ne jete.Njeriu eshte I predispozuar,qe te shfaq deshirat e tij ne nje fushe, ku mund te realizohet nje aktivitet shume efektiv.Njeriu niset drejt rruges se suksesit,duke perceptuar nje realitet qe kenaq syrin dhe ben lindjen e nje ndjesie me te rehatshme.

Per tu nisur rruges se suksesit,nevojitet elemeni kryesor,sic eshte qellimi dhe elementi I dyte,qe eshte,posedimi i mjeteve.Drejt rruges se suksesit,mjetet duhet te jene ato te cilat,ne cdo rast dhe ne cdo veshtiresi,mundesojne qe te sfidoje cdo veshtiresi dhe cdo pengese qe paraqitet neper cdo skaj te kesaj rruge.

A ke insistuar qe te kerkosh nga thellsia e shpirtit tend,mundesine qe ti,te arrish ne shkallat me te larta,ne gradat qe me mijra e qindra njerez,gjate gjithe historise se njerzimit,kane arritur sukses?

Pse mos je ty nje nga ata? Ja ke bere ndonjehere vetes kete pyetje? Jo! Ende mendueshem e shikon personin qe vazhdimisht eshte ne nje lufte te madhe mendimesh,dyshimesh,frike e ku ta di se cfare!

Po,rruga per te cilen te eshte dhene misioni,po, ti je ai pishtari qe udheheq,ku te eshte caktuar nje qellim,te eshte caktuar rruga,neper te cilen ti gjen sekretin e jetes tende.C’fare po prêt? Leri mendimet le te rrjedhin si lumenje,sepse duke menduar shume pavendoshmeri,na lind ftohtesia,e qe pastaj largon ndjesite qe lindin per te nisur neper kete rruge te jetes tende.

Sa bukur dhe sa lehte tingellon,kur permend emrin sukses,e sa e veshtire eshte,kur kete e zbaton ne jeten tende te perditshme.O ti njeri! Dije se rruga per te arritur nje cak,eshte e afert,eshte rruge e drejte qe te mahnit,sepse ti je ai,i cili e zbukuron udhetimin me kendimin e nje thellsie shpirterere,fjale qe jane perpunuar me vite te tera per te nxjere ne kohen dhe ne vendin e duhur,sic eshte kjo rruge ketu dhe tani.

Mos ki frike nga suksesi yt,e di qe te kaplon ky mendim qe t’i erreson idete e tua,t’i ngushton ndjenjat,por dije nje gje,se nuk eshte dhe aq e rendesishme,qe te arrish deri ne perfundim te ketij rrugetimi,por e rendesishme eshte,qe ti,te maresh guximin e te nisesh ne kete rruge.Ne cdo hap te kesaj rruge,ka nje dhurate per ata te cilat kane nisur ne kete rruge,dikush eshte ndalur qe ne hapin e pare,dikush ne te dytin e dikush ne te tretin,jane te kenaqur me keta dhurata! Sa per te ardhur keq,sepse ne rrugen ne vazhdim ka edhe me shume dhurata qe jane per te njejtat qenje,per te njejtin mish te perbere me gjakun e nxehte,cfare fatkeqesie qe njeriu kenaqet me pak! O ti njeri,pse nuk tenton qe te arrish graden me te larte,pse ti nuk je ai i pari,qe do te kap,poqese eshte nevoja dhe yjet me duart e tua?!

Cdo gje ne gjithesi eshte dhurata jote qe je graduar,pse nuk e shikon kete mister,ne kete faqe te gjithesise?!

Po mendoj…Jo nuk mundem,vazhdimish po them kete fjale qe me ngjall nje herrezi,me shfaq nje neveri.Jo,nuk mundem,I stresur po i kthehet vetes si nje lypsar,qe i kerkon nje njeriu te varfer pasuri! Sa cudi! …O Perendi,cfare po me ndodh mua?,pse jam lypsar,pse jam robi I nje korreje buke,qe thyen dhembet nga fortesia,can stomakun nga paaftesia per ta tretur?! O njeri,pse harron qe te pyesesh deshiren tende,pse je ne ate gjendje? E pyes,po nuk po me pergjigjet dot.Mos thuaj o njeri,me plote xhevahire mbrenda teje,se nuk po maresh pergjigjen e duhur…Ah! Ja,ku per moment,mu shfaq intuita,qe me udheheq drejt nje qetesimi te ketij mendimi,mu shfaq nje dekret,ku me thuhet;O ti njeri! Fajsia i takon,vetem deshirave te erresuara,je ti pikerisht problem I vetes,sepse,ti je vet ai qe deshiron te jesh nje lypsar,e jo te deshirosh e te jesh,ne piedestalin me te larte,ti mundeshe dhe ende mundesh te arrish,poqese je ne nje gjendje…cfare po prêt? Mos prit qe koha te rrjedh e te ik si nje miskin,bere te jete i kenaqur si nje nena qe prêt femijen e vet nga kurbeti,qe nuk e ka pare me vite te tera,me sa dashuri e perqafon…

 

Kam frike,nuk di se ku po shkoj…ah! Ku jam ketu,neper keto rruge te panjohura per mua?! Ku jam ne kete mes,qe nuk me njeh asnje njeri,i huaj ne nje cep te botes,qe nuk I dihet as nje gjurme te lene!...I huaj isha ne ate vend,ku linda,ku u rrita,ku buzeqeshja,ku qaja,ku perqafoja me lote te pergjakura,qe mbushnin duart me keta lote te shtrenjte sa vet jeta…Mendoja qe largimi nga ky vend per nje vend tjeter,do te ishte nje vend parajsor,ku vetem cdo gje do ta arrija te gatshme,por nuk eshte keshtu si mendoja.

Duke ecur ne kete rrugetim,me keto kujtime te vazhdueshme,thira ne ndihme imagjinaten per te ardhmen qe do te pasoje.Ajo mu afrua afer mendimeve te mia dhe vazhdoi te pershperise me zerin e saj te zakonshem e te qete,si vet pershperime e nje gredheze me tha;une jam atje,ku koha dhe vendi shkrihen dhe kalojne tej per tej se papares,andej ku syri nuk mund ta kaploje,atje ku kemba nuk e shkel dot.

DREJT NJE RRUGE…

Ndoshta per nje moment ne rrugen ne te cilen u nisa,mu shfaq nje e kaluare,e cila me shqetesonte dhe hera heres,me pengonte gjate te menduarit te ketij rrugetimi.Mendimi spiral po vertitet edhe sot e kesaj dite,ku realiteti eshte ne nje gjendje,qe t’i largoje me keto mendime,sepse ajo eshte nje e kaluar dhe I perket asaj.

Qetesia me kaploi dhe me dha nje rrufe te fuqishme ne ndjenjat e mia,qe vazhdimish ishte,si rrjedhim i nje te menduari,qe here me pergezonte ne mendime,e here me ledhatonte ne perfundimet qe nxjerja nga keto ide te thelle,e te panjohura me pare,te nxjera nga nenvetedija,depoja e informacionit tone mahnites.

Nga dashuria e madhe per te qene pjese e kesaj rruge,formova modelin,e cila do te ishte nje konstruk modest dhe vetmitar ne kete rruge.Perpara se te nisesha,bera nje parapregaditje te thelle shpirterore,qe me ndihmoi te jetoja ne nje bote imagjinare,bera nje pershkrim ne ndjesite e mia,edhepse kjo ishte jo reale,por fakti qe mua,mu kujtuan njerezit e nje te kaluare,ishin ato luftetar qe I perkisnin fillozofise Kineze,qe perpara se te fillonin ndeshjen e tyre,ashtu sic tregonin legjendat,me pare luftonin ne fushen e tyre imagjinare,ne boten e unit superior,e me pas fillonin ndeshjen qe kishin caktuar…

TE TJERET

Takime te shumta qe realizohen ,vetem per te perfituar nje koncept mbi njerezit qe te rethojne.Vazhdimisht ne kete rruge,po shohesh njerez te cilet jane te mahnitur nga mrekullirat te cilat shikojne ne kete natyre kaq te magjepsur…

Pse je ai I cili po ndruhet nga keto njerez,pse ka lindur kjo fobi kolektive,qe ti nuk mund te perballohesh?! Perparimi eshte pikerisht te qendruarit ne mesin e njerezve,sepse cdo njeri ka eksperienca dhe perjetime te ndryshme,qe dallojne nga njeri-tjetri.

Te qenurit prezent ne kete mes,nuk eshte nje humbje kohe,poqese ti je per nje qellim te caktuar,ku perballja jote me realitetin do te ishe me se e pershtatshme me ate qe ti zotron ne potencialet e tua.

TË JETOSH I HUAJ

 

Muslimani i cili ka zgjedhur islamin është i huaj në mesin ku ai jeton dhe vepron. Ndërsa ai që ka zgjedhur gjithçka tjetër veç islamit ndjehet ndryshe.

 

 

Fisnik Muça / Dibër

Të jetosh me islamin duke praktikuar atë në përditëshmërinë tënde është njëlloj sikurse të jetosh i huaj. Jemi të huaj nga se të atillë na shohin të tjerët. Por nuk është për tu çuditur kjo nga se edhe njeriu i cili do të mbetet i gjallë përgjithmonë në mesin e muslimanëve Muhammedi a.s. ishte i huaj për shoqërinë dhe familjen e tij.Edhe shokët e Muhammedit a.s. gjithë ato burra dhe gra të cilët ishin përreth tij dhe që e pasonin, e mbështetnin, e dëgjonin, e donin atë , që sakrifikonin jetën e tyre për të, ishin gjithashtu të huaj në atë mes. Muhammedi a.s. ka thënë: “Kjo fe(islami) ka filluar si e huaj dhe do të rikthehet si e huaj. Andaj përgëzoni të huajt... përgëzoni të huajt…  përgëzoni të huajt...” Kjo fe nga vetë natyra e saj qenka e huaj pra e mirëpresim si të tillë ndërsa në fund ajo rikthehet si e huaj, kurse ne që Zoti na e dhuroi atë bëjmë pjesë në umetin e të huajve. Pra ne jemi të huajt… kurse atyre që thonë se janë ndryshe u themi që koha do të dëshmojë realitetin. Muslimani i cili ka zgjedhur islamin është i huaj në mesin ku ai vepron dhe jeton ndërsa ai që ka zgjedhur gjithçka tjetër veç islamit ndjehet ndryshe.

Muhammedi a.s. ishte I njohur në mesin e popullit të tij si besnik dhe njeri më moral të lartë. Atë e njihnin si të birin e Abdullahut, një njeri i besueshëm i cili nuk kishte gënjyer kurrë. Në momentin kur Allahu xh.sh e përgëzoi atë me profetësinë dhe nëpërmjet gjuhës të tij të rrjedhin vargjet kuranore, në momentin kur ai morri këtë mision dhe iu drejtua popullit të tij që të heqnin dorë nga adhurimi i idhujve duke iu kthyer besimit të pastër islam dhe duke adhuruar më përkushtim Zotin, ato e quajtën atë të huaj. Edhe pse para kësaj ai ishte I besueshmi në mesin e tyre kur i thirri që ti binden islamit ato e etiketuan atë I HUAJI. Edhe pse ishin të sigurtë moralin e lartë të këtij njeriu kur dëgjuan fjalët që po ua kumtonte thanë se po flet diçka të çuditshme dhe të huaj, gjëra që të parët e tyre nuk i kishin pasur në traditë. I huaj ishte njeriu që e njeh gjithë bota dhe do të mbetet i pavdekshëm me mësimet dhe moralin e lartë që i la trashigimi umetit islam. Kurse ne po na vjen rëndë që të ndjehemi të huaj në mesin ku jetojmë. Kur Muhammedi a.s. iu drejtua kurejshëve me pyetjen : “O Kurejsh ju më njhni mua. Nëse ju them që pas këtij malit është një ushtri duke ardhur për t’ju shkatëruar, vallë a do të më besonit? Ato iu përgjigjën: Po të besojmë. Atëherë ju them se unë jam i Dërguari i  Allahut dhe ju të gjithë e keni obligim që të më bindeni mua.” A e dini vallë cila ishte përgjigjja e tyre? Ai po flet diçka të çuditshme, diçka të huaj për traditën tonë. I njëjti njeri që më parë ishte I respektuar, ishte i besueshëm, ishte I drejtë nga ajo ditë u bë i  huaj për to. U bë i huaj për familjen e tij, i huaj për xhaxhain e tij , i huaj për shokët e tij, i huaj për çdokënd.Vetëm ato që e pasuan e njohën siç duhet dhe e ndjenë ngrohtësinë e asaj se si është të jesh i huaj në praninë e liderit të këtij karvani të të huajve. 

Njeriu i cili bën mëkate dhe vepra me të cilat përmbush nevojat e epshit të tij  njihet nga të gjithë për shkak të asaj që është njeri i moderuar. Muslimani i cili fal namazin, ndjek traditën e Muhammedit a.s. dhe ec pas hapave të tij që të çojnë drejt shpëtimit, është i huaj. Sot një musliman i cili mban një mjekër duke përmbushur njërën nga traditat e Muhammedit a.s. shpallet ekstremist dhe pjesëtar i organizatave terroriste. Kurse nga ana tjetër kur një artist apo këngëtar mban mjekrën, për këtë gjë pëlqehet nga shumica dhe bëhet idhull për ta. Muslimani jeton i huaj për shkak të asaj që i është nënshtruar me sinqeritet islamit  kurse të tjerëve u ndahen çmime nderi shkak i asaj që të tjerët i kanë vlerësuar më ndryshe. Kur një motër muslimane vendos që të mbulojë trupin e saj dhe mban hixhabin, për të thuhet se është e prapambetur kurse kur një e krishtere vendos që të mbyllet brenda mureve të manastirit ajo shpallet motër nderi. A është e drejtë kjo vallë? Motra e islamit e cila ndjek rrugën e nënës së besimtareve Ajshes r.a. të ndjehet e huaj nën hixhabin e saj. Të preokupojë mendjen e saj se do të mbetet e pamartuar nga se është e huaj në atë mes. Por le të dijë çdo motër e islamit se në derën e saj do të trokasë ndonjë i huaj dhe së bashku do ti bashkangjiten karvanit të të huajve i cili të shpie në përjetësi. Hixhabi është pastërtia dhe morali i një femre muslimane, dhe është shumë e drejtë  që të jetë diçka e huaj në një shoqëri të shthurrur dhe të degjeneruar.

Andaj le të fëlendërojmë Allahun që jemi të huaj në këtë shoqëri. Le të jemi krenar që jemi Umeti I të huajve nga se është e vetmja rrugë që të shpie drejt shpëtimit. Pra të gjithë së bashku lë të lutemi:

“ O Allah të falënderojmë që na bëre pjesë të të huajve në këtë botë”

“ O Allah na bashko zemrat tona me të huajt”

“ O Allah na përforco zemrat tona që të vazhdojmë rrugën tonë me karvanin e të huajve”

“(Ky është) Libri, që të është zbritur ty, që me të t'ua tërheqësh vërejtjen dhe t'i këshillosh besimtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij).”

                            ( Kaptina El-Araf, verseti 2)