Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë pasi ta dëgjojë thirrjen (ezanin):

 “O Zoti im dhe Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, jepja Muhammedit “vasilen dhe fadilen”, vend të posaçëm dhe përparësi dhe ringjalle atë në vendin më të famshëm, të cilin ia ke premtuar.

Kush e thotë këtë do të jem shefaatxhi i tij në Ditën e Gjykimit.”
(Transmeton Buhariu)