LUTJE

1. “O ZOT, ME RUAJ NGA E KEQJA E KEQBËRËSIT ME C’TË DUASH DHE SI TË DUASH. TI JE I FUQISHËM PËR GJTHCKA QË DËSHIRON!”

2. O ALLAH, MË RUAJ NGA LUTJA QË TI SE PRANON

3. MË MJAFTON QË KAM ALLAHUN XH.SH. AI  ËSHTË NDIHMËSI MË I MADH

4. ALLAHU XH.SH.ËSHTË NGA I CILI KËRKOHET NDIHMË PËR SHQIFJEN QË PËRSHKRUANI JU..

5. Poezi për profetin:

Lereni të qetë në rrugën e tij,

Lereni, se cdo e mirë është në rugën e tij.

O Zot, une I besoj fjalët e tij,

Unë shoh të vërtetën në thëniet e tij

6. “o Zot I shtat qiejve dhe asaj që mbulojnë, I shtat tokave dhe asaj që fshehin, I shejtanëve dhe joshjeve të tyre, I rreve dhe asaj që mbartin! Të lutem që të na japish nga të mirat e këtij vendi, të banorëve të tij dhe gjithcka që gjendet në të! Të lutemi që të na mbrosh nga të këqiat e këtij vendi, të banorëve të tij dhe të gjithckaje që gjendet në të!”

O Zot I Xhebrailit, Mikailit dhe Istrafilit na streho nga nxetësia e zjarrit dhe dënimi I varit.

O Zot, të lusim Ty për mirësi  të plotë, të na ruash gjithherë nga mëkatet, për mëshirë gjithpërfshirëse, shëndet, të mira dhe njerëzi.

O Zot, qëndro me ne, e mos jij kundër nesh. Përfundoi jetërat tona të gëzueshëm, plotësona dëshirat tona të pastra, na jep shëndet kur të shkojmë dhe kur të kthehemi, kur të gdhijmë dhe kur të errësohet, na udhëzo drejt Rahmetit tënd, derdhe faljen Tënde mbi mëkatet tona, na mundëso të përmirësohemi, që devotshmëria të na jetë furnizimi I vetëm, që të mundohemi dhe ta zhvillojmë fenë, dhe në Ty të mbështetemi.   

O Zot, forcona në rrugën e vërtetë dhe në punë të mira, na largo prej punëve për të cilat do të pendohemi Ditën e Gjykimit nëse i bëjmë, na furnizo me furnizimin e të zgjedhurve të Tu, largoje prej nesh të keqen e armiqve të Tu, na ruaj neve prej zjarrit, baballarët tanë, nënat, vëllezërit dhe motrat. Na e mundëso këtë, pash Mëshirën tëndë, o Ti i cili je më i mëshirshmi, i cili falë, i cili je Mëshirues. Ti gjithçka din dhe je i fortë, i pari dhe i fundit, je i fuqishëm dhe i mëshirshëm ndaj të varfërve.Nuk ka tjetër përveç teje. Vetëm ty të adhurojmë. shpëtimi qoftë mbi Muhammedin a.s., familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij.

Amin

 

                   Hamid El Gazali