Kryetari i BFI uron festën e Bajramit

 

08.09.2010

 

Në gjitha botën besimtarët myslimanë nesër do ta festojnë festën e Fitër Bajramit.Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Fetare Islame i ka uruar të gjitha besimtarëve myslimanë në vend duke u dëshiruar shëndet dhe fat. Ai bëri apel për solidarizim me skamnorët, të paaftët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën e njëri tjetërit. Rexhepi tha se Islami  është fe e tolerancës dhe e paqes.
“Ka shpëtuar ai që është pastëruar, që përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” (El A’la, 14, 15). Nesër është dita e parë e Fitër-Bajramit. Në këtë ditë feste e të rëndësishme për paqen, ripërtëritjen dhe begatinë tuaj shpirtërore, në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të një çasti kremtimi për të gjithë ju, besimtarë myslimanë kudo që ndodheni, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira dhe më të përzemërta me mesazhin e të dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s  që ka të bëjë me natën e Bajramit ku thotë:“Kush e gjallëron Natën e Bajramit, përmes leximit të Kur’anit, faljes së namazit, të përkujtuarit madhërinë e Zotit në forma të ndryshme , zemra dhe shpirti i tyre do të mbetet i gjallë në Ditën kur të gjitha zemrat do të pushojnë nga gjallëria”, tha Sulejman REXHEPI, kryetar i BFI-së.
Uroj që Bajrami t’ju ketë gjetur me më shumë paqe në vetvete dhe devotshmëri e mirëkuptim njerëzor. Shëndet e mbarësi për të gjithë myslimanët kudo ku jetojnë e punojnë. /Alsat-M/