Ivanov për iftar në qytetin e Dibrës

 

01.09.2010

 

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot do të jetë pjesë e iftarit të shtruar në Dibër, nga ana e myftinisë së këtij qyteti.
Në këtë iftar, përpos presidentit të shtetit, do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunavë të Dibrës, Qendrës Zhupë, Mamvrovë-Rostushë dhe nga Peshkopia.
Kryetari Ivanov do ta shfrytëzojë rastin të takohet me kryetarin e Dibrës, Argëtim Fida, si dhe do ta vizitojë kishën ortodokse dhe Sahat Kullën, e njohur edhe si xhamija e myftinisë së Dibrës./zhurnal/