Berisha- Sejdiu: Nuk ka shkëmbim territoresh

 

24.07.2010

 

Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Fatmir Sejdiu jane deklaruar ne menyre te prere kunder cdo lloj shkembimi territorial mes Serbise dhe Kosoves. Shefi i qeverise shqiptare gjate fjales se tij ne konference te perbashket me Sejdiun shkoi edhe me tej ndersa deklaroi se copezat e Serbise se madhe kane marre fund...
"Mbetemi te vendosur per respektimin e plote te kufijve ekzistues. Nuk duhet te kete asnje lloj perpjekje, eshte teresisht e papranueshme qe per tre komuna te mbahen tensione ne nje kohe kur situata te tilla analoge ekzistojne me dhjetra e dhjetra te tjera ne Ballkan, Europe dhe kudo. Mund te behen disa permiresime ne statusin ligjor, cfare mund te kene probleme per te vendosur standarde europiane. Kjo do te ishte zgjidhja perfundimtare. Se tjetra, eshte copeza te Serbise se madhe, ajo ka marr fund. Nuk shkohet me drejt ndryshimit te kufijve", deklaroi kryeministri Sali Berisha.
"Rruga e mbare dhe e perbashket e vendeve te rajonit eshte ne bashkepunim. Dhe adresimi eshte dhe tek republika e Serbise, qe te heqe dore nga kjo qasje qe ka, karshi dhe qytetareve te vete, brenda republikes se Serbise. Jemi ndertues te mire te Kosoves e cila duhet te shkurtoje levizjet e saj drejt anetaresimit dhe ne NATO dhe ne BE. Integriteti i saj eshte i pacenueshem, cdo ide tjeter qe mendon ta cenoje integritetin e Kosoves hap dicka qe eshte absolutisht teper e rrezikshme", tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Gjate takimit qe Berisha dhe Sejdiu paten mesditen e te shtune ne vilen qeveritare 30 ne Tirane, u vleresua lart vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise pro legjitimitetit te pavaresise se Kosoves. Nderkohe kryeministri Berisha njoftoi nisjen e nje aksioni te ri diplomatik per te shtuar numrin e vendeve qe njohin pavaresine...nga ana e tij presidenti i Kosoves Sejdi vleresoi ne menyre te vecante angazhimin e Shqiperise ne te gjitha proceset jetike qe kane shenuar rrugen e Kosoves drejt pavaresise dhe me pas.

Bledian Koka