RAJONI
RAJONI

Ceriq: Evropa po dërgon mesazh të keq për myslimanët

Ceriq, tha se shpreson se Evropa do t'i ripërtrijë vlerat e veta, që sipas tij, janë cenuar nga vendimi i Zvicrës për ndalimin e minareve.
Lideri fetar i myslimanëve të Bosnjës, Mustafa Ceriq, tha sot se shpreson se Evropa do t'i ripërtrijë vlerat e veta, që sipas tij, janë cenuar nga vendimi i Zvicrës për ndalimin e minareve dhe mbajtjen e regjimit të vizave vetëm për vendet evropiane me popullatë shumicë myslimane.

Lideri i Bashkësisë Islame të Bosnjës tha se referendumi në Zvicër për ndalimin e minareve në Zvicër dërgon mesazh të keq te myslimanët evropianë.

Agjencia AP mëtutje përmend faktin se për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, BE-ja e ka hequr regjimin e vizave, por jo për Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën. Lidhur me këtë çështje, në Bosnjë, praktikisht vetëm myslimanët nuk mund të udhëtojnë pa viza, pasi serbët dhe kroatët e Bosnjës kanë edhe pasaporta serbe dhe kroate.
"Mesazhi nga Brukseli na thotë që ne jemi më pak të vlefshëm se sa fqinjët tanë serbë, malazezë, maqedonë dhe kroatë, ndërsa ai nga Zvicra na thotë se simbolet tona kulturore dhe fetare janë të padëshirura", tha Mustafa Ceriq.

Mëtutje ai theksoi se "ende me dhimbje nga gjenocidi bërë ndaj tyre, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95, myslimanëve të Bosnjës duhet dhënë siguri se ata kanë të drejtë të jetojnë në Evropë dhe se nuk duhet të frikësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre".

BIK kërkon të rregullohet statusi i saj

 

 

Kryekuvendari Krasniqi priti kryetarin e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Dr. Xhabir Hamiti.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot kryetarin e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës,dr. Xhabir Hamiti. Temë thelbësore e këtij takimi ishte çështja e rregullimit të statusit të BIK-së në Kosovë. Me këtë rast u tha se megjithëse Kosova ka ligj për fenë , statusi i Bashkësisë Islame nuk është i rregulluar me ligj. Xhabir Hamiti tha se në shtetet e Rajonit kjo çështje është e rregulluar.

Kryekuvendari Krasniqi thekësoj se do të angazhohet për nisjen e procedurës për amendamentimin e Ligjit për fenë, me çka do të rregullohej edhe statusi i Bashkësisë Islame të Kosovës.

UNIW mban takim në Kosovë

 

 

Unioni i OJQ-ve të Botës Islame mban takim në Kosovë.
E shtunë, 21 Nëntor 2009 17:22
Prishtinë - Anëtarët e Kuvendit të Përgjithshëm të organizatës ndërkombëtare "Unioni i Organizatave Joqeveritare të Botës Islame – UNIW" gjenden në Prishtinë për mbajtjen e takimit të tetë me radhë të Kuvendit të Përgjithshëm.

Me këtë rast, udhëheqësit më të lartë të kësaj organizate ndërkombëtare mbajtën edhe një takim me rininë e Kosovës në amfiteatrin e OJQ-ës Kosovare AKEA (Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim) në Prishtinë.

Takimin me rininë kosovare e hapi hoxha i nderuar nga Prishtina, Husamedin ef. Abazi, i cili pas falënderimeve dhe përshëndetjeve uroi punë të mbarë të gjithë përfaqësueseve të Unioni i Organizatave Joqeveritare të Botës Islame – UNIW.



Më pas të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Përgjithshëm i kësaj organizate ndërkombëtare, z.Nexhmi Sadikoglu, i cili foli për historikun e organizatës e cila është themeluar në vitin 2005 në Stamboll, me iniciativën e ish-Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Abdullah Gyl, tani Kryetar i Republikës së Turqisë.

"Në Unionin e Organizatave Joqeveritare të Botës Islame – UNIW janë të anëtarësuar 166 organizata të ndryshme nga të katër anët e botës", deklaroi z.Sadikoglu.

Kryetari i UNIW-it foli edhe për gjendjen aktuale të muslimanëve në botë, në veçanti të atyre popujve që vazhdojnë të jenë nën okupim, si dhe për rolin e rinisë.

Një pjesë e fjalimit të tij kishte të bëjë edhe me çështjet fetare, si barazia para Allahut, në islam nuk ka nacionalizëm, fuqia e rinisë dhe besimi, etj.


"E dimë se të rinjtë mysliman e morën timonin e Islamit në kohën e Pejgamberit a.s. Ne sot jemi rezultat i trimërisë së këtyre burrave të mëdhenj. Ruajeni idealet tuaja, historinë dhe qytetërimin tuaj. Kjo është garanci për ardhmërinë. Nëse nuk e mbroni besimin tuaj, nuk do të mbeteni as vet", ishin disa prej këshillave të z.Nexhmi Sadikoglu drejtuar të rinjve dhe studentëve të shumtë që ishin tubuar në amfiteatrin e qendrës kulturore të AKEA-s në Prishtinë.

Pas fjalimit të kryetarit, para publikut dolën edhe zëvendës kryetarët dhe anëtarët e kryesisë së Unionit të OJQ-ve të Botës Islame të cilët folën për rëndësinë e unitetit në mes të popujve të botës islame, bazuar në faktet Kuranore dhe të praktikës së Muhamedit a.s, si dhe në historinë e përbashkët të popujve mysliman gjatë kohës së Perandorisë Osmane.

Në fund të programit u bë prezantimi i disa nga anëtarëve të Kuvendit nga vende të ndryshme të botës, si: Palestina, Kina, Malajzia, Indonezia, Egjipti, Turqia, Somalia, etj.

Kosova do te organizoj  gare Kur’anore per  Ballkanin!

Gare nderkombare per  leximin e Kur’anit te Shenjte do te mbahet ne Kosove me date 28 Nentor. Kosovaret jane duke zhvilluar  nje konkurs per leximin me te mire te Kur’anit, per te ruajtur identitetin  e tyre islamik.Lexuesit e  Kuranit ne Balkan do te ballafaqohen per lexuesin me te mire te Kur’anit te Shenjte.Gara eshte organizuar me 28 Nentor 2009 ne Kosove. Pjasmarisit  nga te gjithe  vendet e ndryshme te ballkanit  do te kene mundesi qe te konkurojne  ne kete gare. Pervec nga Kosova, do te kete pjesmares edhe nga Bonja e Hercegovina,  Shqiperia, Maqedonia dhe nga Turqia.Organizatoret e kesaj gare  te bukur te Kur’anit te Shenjte deshirojne qe popullata muslimane e ketyre vendeve ta mesoj dhe ta doje  librin e Allahut xh.sh.

www.kuranfest.com

perktheu : Xh.C.

 

 

 

Serbët në kërkim të vajzave shqiptare (video)

 

                                                                                                      23.10.2009

 

Kërkesat e meshkujve serb për shqiptaret janë të shumta për shkak të disa cilësive që kane vajzat shqiptare.

Serbi Vidan Mitrovic banon 40 kilometra pranë Beogradit dhe ka ardhur në fshatin Grudë të Shkodrës së bashku me familjaret e tij, për një vizite të pazakontë.
Ai do të martohet dhe për këtë ka gjetur një nuse shqiptare. Diana, vajza e familjes Isufi, ka shkuar vetë në Beograd dhe ka parë nga afër dhëndrin dhe familjen e tij. Ata tashmë janë në Shkodër për të marrë pjesë në ceremonitë e fejesës së çiftit të ri.
Serbë e shqiptarë bashkë urojnë njëri-tjetrin për këtë krushqi mes tyre në një mënyrë që për asnjë nga palët nuk duket e huaj. Fjalët shqip dhe serbisht përzihen me trokitjen e gotave, ndërsa familjaret e çiftit të ri përloten nga gëzimi. Vajza që do të martohet është e lumtur. Më pas të dyja familjet dalin, sepse çifti duhet të shkëmbejë dhuratat e fejesës. Festa nis në një nga lokalet në breg të liqenit të Shkodrës.
"Vij nga rrethinat e Uzhices qe eshte 40 km larg Beogradit. Kam ardhur per te kerkuar shansin e jetes time. Kam degjuar se vajzat shqiptare janë te ndershme e te rregullta per familje. Ne Beograd vajzat po pelqejne te shkojne drejt perëndimit ndaj po kerkoj vajza ne Shqipëri", shprehet dhenderri. Ai thotë se nuk ka asnjë paragjykim ndaj shqiptareve sepse 22 vite me pare shoket me te ngushte ne ushtri ishin kosovaret.
E gjithë kjo histori e ka zanafillën te lidhjet qe kane krijuar organizatat e minoritetit serb ne Shqiperi, ne dyret e te ciles ka gjithmone serbe qe interesohen per t'u martuar, vecanerisht ne Shkoder. Gezim Gjoka e ka kthyer ne biznes deshiren e serbeve per te patur nuse shqiptare. Ai thotë se kërkesat jane te shumta per shkak te disa cilësive qe kane vajzat shqiptare. Çdo martese behet kundrejt nje pagese nga ana e dhendrit serb pranë nje kompanie serbe te ashtuquajtur konsulence familjare.
"Puna po ecën shume mirë në dy krahët si me vajzat ashtu me djemtë. Deri tani nuk kemi pasur asnjë problem, pasi lidhjet martesore qe kemi bere kane ecur shume mire. Si çiftet ashtu dhe familjet e tyre janë tepër te kënaqur për miqësinë qe kane krijuar. Vajzat shqiptare janë tepër te sjellshme kemi gjetur një realitet per t'u admiruar. Deri tani nuk asnjë paragjykim mes djemve e vajzave ne lidhje me etnine dhe fene. Kemi shume vajza katolike dhe myslimane qe janë martuar me djem ortodokse serbe dhe gjithçka ka funksionuar shume mire", thekson Vuko Zecevic. /TopChannel/

Shqipëria ka afër 80% musliman

                                                                                                                                        13.10.2009

Një studim i pabotuar më parë, i cili identifikon përkatësinë fetare, sugjeron se muslimanët përbëjnë vetëm nën 80% e popullsisë së Shqipërisë, shifër kjo më e lartë se sa mendohej më parë.

Hulumtimi i bërë nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2005 për UNICEF-in kishte të bënte me gjendjen shëndetësore të nënave dhe të fëmijëve, ku u përfshinë edhe pyetje në lidhje me fenë e tyre.

Më shumë se 5000 familje ishin intervistuar. Nga numri total 79.9% e identifikuan veten si musliman.

Vlerësime të mëhershme tregonin se në Shqipëri ka 70% musliman, 20% të krishterë ortodoksë dhe 10% katolikë.

Ritet fetare në Shqipëri u ndaluan në vitin 1967 nga regjimi komunist i ish diktatorit Enver Hoxha i cili e shpalli vendin si shtet ateist. Në nëntor të vitit 1990 në prag të rënies së komunizmit Shqipëria filloi të lejonte praktikimin e riteve fetare.

Dhe që nga atëherë është shfaqur debati mbi atë se nëse Shqipëria është vend musliman apo jo.

Në bazë të këtij sondazhi muslimanët përbëjnë shumicën prej  2.5 milion të 3.1 milion banorëve që ka Shqipëria gjithsej. Studimi nuk merr parasysh rreth një milion shqiptarë që kanë emigruar jashtë vendit./balkaninsight/