Nju Jork, protesta pro dhe kundër xhamisë


23.08.2010

 

Xhamia e planifikuar për t’u ndërtuar në Nju Jork vazhdon të ngelet në qëndër të kritikave... (lexo me shume) dhe protestave nga amerikanët.

Dy manifestime, një pro dhe një kundër ndërtimit të xhamisë në rrënojat e kullave binjake, janë zhvilluar në Ma

nhattan, pak metra larg Ground Zero.

Kundërshtarët e ndërtimit të xhamisë kanë valvitur flamuj amerikanë dhe kanë mbajtur në duar foto të 11 shtatorit, ndërsa manifestuesit pro xhamisë kanë mbajtur banderola me mbishkrimin "Jo të gjithë myslimanët janë terroristë".

Por ky është një debat më i gjerë sa përfshin edhe politikën. Një pjesë e demokratëve mbështesin vendimin e Obamas, ndërsa një pjesë tjetër mendon se partia mund të humbasë mbështetje në popull. Në favor është kryetarja e Kongresit, Nensi Pelozi. Më të rreptë në qëndrim janë republikanët e ekstremit të djathtë, të cilët kanë kundershtuar hapur ndërtimin e xhamisë në territorin amerikan./tch/