Korea e Veriut kërcënon me arsenalin bërthamor

 

24.07.2010

 

Koreja e Veriut thotë se do të përdorë arsenalin e saj bërthamor  si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes së përbashkët SHBA- Kore e Jugut. Peniani është i gatshëm të kundërpërgjigjet me luftë  në  cdo kohë  bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Uashingtoni dhe  Seuli janë shprehur se qëllimi i stërvitjes është pikërisht dekurajimi i Koresë së Veriut për të  vazhduar projektet bërthamore.
Tensionet kanë qenë të larta mes dy vendeve fqinje që pas  mbytjes së një anijeje luftarake të Koresë së Jugut në muajin Mars. Stërvitja e përbashkët do të fillojë të dielën e në të do të angazhohet dhe aeroplanmbajtësja Xhorxh Uashington, 20 anije të  tjerra 100 avionë e një personel prej 8,000 ushtarësh. Ndërsa Japonia ka vendosur të dërgojë vëzhgues që të ndjekin stërvitjen e përbashkët Kina ka bërë thirrje kundër ndërmarrjes së hapave provokative që mund të nxisin tensione të mëtejshme në rajon.

Alsat