France: Senati voton për ndalimin e ferexhesë

 

14.09.2010

 

Senati francez sot pritet të votojë mbi ligjin për ndalimin e mbulimit të fytyrës në vendet publike, përfshirë dhe në rrugë.

Propozim ligji tashmë është miratuar nga Asambleja Kombëtare, dhoma e ulët e Parlamentit.

Gjoba deri 150 euro janë paraparë për ata që do ta shkelin ligjin, ndërsa burrat, të cilët i detyrojnë bijat apo gratë e tyre të mbajnë vello, do të mund të gjobohen deri me 30 mijë euro apo një vit burg.

Mbështetësit thonë se legjislacioni synon t'i ruajë vlerat evropiane, por kritikët thonë se ligji i shkel të drejtat civile. /evropa e lire/