BOTA
BOTA
Kardavi: Muri me Gazën është “Haram”
 
 
Shejh Kardavi: "Muri Egjiptian përgjatë kufirit me Gazën është haram sipas sheriatit".

Kryetari i Unionit Botërorë të Dijetarëve Musliman, Dr. Jusuf Kardavi, bëri thirrje Egjiptit që të ndalë ndërtimin e murit përgjatë kufirit të saj me rripin e Gazës, duke e cilësuar këtë ndërtim si "punë të ndaluar sipas dispozitave të të drejtës islame".

Dr. Jusuf Kardavi sqaroi edhe më tej mendimin e tij duke thënë se "qëllimi i ndërtimit të këtij muri të çeliktë nga ana e autoriteteve egjiptiane është ndalimi apo mbyllja e çdo dritareje me Gazën, gjë që shton edhe më shumë bllokadën, urinë, poshtërimin dhe presionin ndaj tyre, derisa të përkulen dhe të dorëzohen ndaj asaj që dëshiron Izraeli".

Shejh Kardavi gjithashtu tha: "Është e vërtet që Egjipti është i lirë dhe ka të drejtë veprimi në vendin e saj, por nuk është i lirë të ndihmojë në mbytjen e vëllezërve dhe fqinjëve të tij palestinezë. Kjo nuk lejohet nga pikëpamja e kombit arab, as nga pikëpamja islame e aq më pak nga ajo njerëzore".

Dijetari Kardavi i bëri thirrje palestinezëve që tu drejtohen tuneleve nëntokësore për të zëvendësuar vendkalimet kufitare të cilat janë mbyllur edhe për karvanët e ndihmave humanitare. Mbyllja e këtyre tuneleve nga ana e Egjiptit do të thotë se Egjipti me këtë veprim dëshiron të thotë: "Vdisni ju e të rrojë Izraeli".

Gjithashtu ai kërkoi nga "të gjithë shokët e Egjiptit" që të bëjnë presion ndaj këtij shteti që të tërhiqet nga ky krim që nuk i falet. Ai më herët kishte bërë apel Ligës Arabe dhe Konferencës Islamike që të ndërhyjnë për ndalimin e kësaj tragjedie.

Burimi: al-wasat.com
Përktheu: Sami FETAHU

Konferencë e madhe Islame në Toronto

Rreth 17.000 musliman janë mbledhur në Toronto të Kanadasë për takimin vjetor Islam.

Rreth 17.000 musliman kryesisht nga Amerika e Veriut, Azia, Evropa dhe Afrika kanë mbërritur për një nga organizimet më të mëdha të muslimanëve Toronto,

 


Konferenca vjetore e cila filloi pas sulmeve të 11 Shtatorit tani e 8-ta më rradhë vjen si mënyrë që muslimanët të forcojnë marrëdhëniet në mes tyre, besimin dhe lidhjet kulturore.

Në këtë konferencë tre ditore do të ketë programe të ndryshme që nga recitimet e Kur'anit, bisedat për qështjet e ambientit dhe sigurisë, ligjerata Islame nga dijetarë të ndryshëm si dhe ilahi e komedi Islame. /mesazhi/

D. Jusuf el-Kardavi: Çfarë bëri Barak Obama që meritoi çmimin Nobel për paqe?


Doha, 11-12-2009

Kryetari i Ligës Botërore të Dijetarëve Muslimanë Jusuf el-Kardavi, në fjalimin e tij të mbajtur në xhaminë e madhe Omer bin Khatab në Doha të Katarit, dënoi dhënien e çmimit Nobel për paqe Kryetarit të SHBA-ve Barak Obama.

Ai ndër të tjera tha: "Nuk erdhi paqja në Irak, as në Afganistan, as në Palestinë, as në Somali, as në Sudan, dhe në asnjë vend në botë. Ai nuk mundi që ta ndalonte shtetin izraelit për ndërtimin e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor. Barak Obama bëri tërheqjen e trupave nga Iraku, për t'i dërguar ato në Afganistan, që nënkupton prej një vendi në një vend tjetër, ndërsa gjaku i të pafajshmëve nuk ndalet edhe më tej.

Barak Obama, mos vallë e ndaloi gjakun në Irak, në Afganistan, në Jemen, në Sudan, në Palestinë, në Somali, ku bota ende vazhdon të mbetet në luftë?! Me të vërtetë Barak Obama e meritoi çmimin Nobel për paqe?!

Dijetari i shquar gjatë fjalimit të tij i kritikoi të gjithë ata muslimanë në botën arabe dhe vendet muslimane në botë të cilët këto ditë bëhen gati për festimin e Viti të Ri, dhe një gjë e tillë nuk ka vend në Islam. A jemi ne një shoqëri islame apo e krishtere? Në kohën kur ata na ndalojnë ndërtimin e minareve, a mos vallë duhet që t'i festojmë edhe festat e tyre?! - theksoi Dr. Jusuf el-Kardavi.

Muslimanët të diskriminuar në Evropë

 

 

Një raport i botuar në të përditshmen Times gjeti se shumica e muslimanëve në Evropë ndjehen të diskriminuar.
E enjte, 17 Dhjetor 2009 18:19
Rreth 20 milion muslimanë jetojnë në Bashkimin Evropian, kryesisht në qytetet dhe kryeqytetet e mëdha industriale; ata përbëjnë 25% të popullsisë në Marsej të Francës dhe në Roterdam të Holandës, 20% në Malmo të Suedisë, 15% në Bruksel dhe Birmingam, dhe 10 % në Londër, Paris dhe Kopenhagë.

Raporti i botuar me datën 15 dhjetor, që tregon anketimin e muslimanëve në 11 qytete në të gjithë BE-në gjeti se 55% të muslimanëve besonin se diskriminimi fetarë është rritur gjatë pesë viteve të fundit.

Dhe gjersa muslimanët po mundohen të bëhen pjesë integrale e strukturës së këtyre qyteteve të mëdha, raporti tregon se ata janë gati tre herë më më gjasa të mbesin pa punë sesa jo muslimanët./times/

Festimi i Bajramit në Arizona, SHBA

Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Arizona të SHBA-ve festoi Kurban Bajramin.
Dita e Kurban Bajramit filloi me faljen e Namazit të Sabahut në Xhaminë "Greenway Masjid" të Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane në Arizona. Më vonë, besimtarët e këtij komuniteti u drejtuan nga qendra "Foothills Recreation Center" (Qendra e rekreacionit Foothills) për të falur Namazin e Kurban Bajramit dhe për të përshëndetur njëri-tjetrin.

Imami Didmar Faja, filloi programin e Bajramit me recitimin e disa verseteve Kuranore nga Surja Shuara, në të cilën bëhet fjalë për Profetin Ibrahim, shembulli i të cilit ishte më i përmenduri në Hutben e kësaj dite. Recitimi i verseteve Kuranore u pasua me këndimin e tekbireve që ushtonin nga të pranishmit.

Pas faljes së Namazit të Bajramit, Imami mbajti ligjëraten e rastit në gjuhën Arabe, Shqipe dhe Angleze, ku pasi lartësoi dhe falënderoi Allahun tha:

"Historia e Profetëve Ibrahim dhe Ismail, përmban dy mesazhe të rëndësishme që duhen të kuptohen dhe të aplikohen jo vetëm nga muslimanët në vendet Islame por edhe nga ata në emigrim. Mesazhi i parë është se besimtarët kudo që ndodhen testohen më shumë se sa njerëzit tjerë nga Allahu xh.sh. Për këtë Zoti thotë në Kur'an: "A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët." (Ankebut:2-3). Shembulli i Ibrahimit a.s. dhe të birit të tij Ismailit a.s. ishte një sprove e tillë, që askush nuk e përjetoi as nuk do ta përjetojë në të ardhmen. Për këtë Allahu tha: "Me të vërtetë që kjo (sprova), ishte një sprovë e qartë". (As-Saaffaat 106) Ata të dy e kaluan atë duke qenë të bindur ndaj Allahut.
Mesazhi i dytë është se besimtari në këtë botë, ashtu siç Ibrahimi dhe Ismaili a.s. janë të obliguar ta kenë Allahun dhe veprat që te afrojnë me Te, prioritet në listën e tyre. A nuk e meriton vallë Ai këtë, duke qene Krijuesi i gjithësisë dhe duke qenë ai që e do njeriun dhe e shfaq dashurinë e Tij në natyrë dhe në vehtet tona?"

Imami e përfundoi ligjëratën e Bajramit duke falënderuar anëtaret e këtij komuniteti shqiptarë dhe nga kombësi të ndryshme, për mbështetjen e tyre të madhe rreth projekteve të vazhdueshme të këtij komuniteti dhe i uroi atyre Kurban Bajramin.

Qendra Islame këtë Bajram ka botuar edhe revistën e pare te saj me emër "Udhezimi - Al Hidayah - The Guide".

Rezistohet ndërtimi i xhamive

13.11.2009

Planet për ndërtimin e dy xhamive në Kopenhagën kanë nxitur një debat të nxehtë në këtë vend Skandinav.

 

Planet për ndërtimin e dy xhamive në kryeqytetin danez Kopenhagën po përballen me rezistencë dhe kanë nxitur një debat të nxehtë në këtë vend Skandinav, veçanërisht financimi i tyre nga jashtë.

"Ka shumë presion të fortë - njerëzit që jetojnë këtu nuk e duan," thotë për New York Times Per Nielsen mësues historie tani në pension.
Këshilli i Qytetit ka dhënë dritën jeshile për ndërtimin e xhamive për tu shërbyer si komuniteteve sunnite ashtu edhe atyre shiite.
Por këto plane po kundërshtohen nga Partia Popullore Daneze, e cila po përgatitet për zgjedhjet lokale të 17 Nëntorit.
"Jemi kundër xhamisë," thotë Martin Hendriksen, zyrtar nga kjo parti, dukë folur në lidhje me xhaminë Shiite.
"Është e qartë se regjimi Iranian ka lidhje këtu...Regjimi Iranian është i bazuar në identitet fashist të cilin nuk do ta lëmë të fusë këmbët në Danimarkë."
Imami Abdul Vehab Pedersen, udhëheqës musliman i cili përfaqëson komitetin 15 anëtarësh për promovimin e njërës nga këto dy xhami, mbron planet.
"Nëse dikush dëshiron të na ndihmojë, kjo është në rregull për neve," thotë ai.
"Por askush nuk do të ketë ndikim në udhëheqjen e këtyre xhamive."

 


Danimarka ka një pakicë muslimane prej 250.000 banorëve nga popullsia e saj 5.4 milionëshe. Islami është feja e dytë pas asaj Protestante Luterane.
Zëvendës Kryetari i Bashkisë së Kopenhagës, Klaus Bondam, mbron të drejtën e muslimanëve danez për ndërtimin e xhamive.
Ai tha se ata nuk janë të shqetësuar në lidhje me financimin e xhamive për sa kohë burimet të jenë në lista të hapura.
Ai thotë se debati i vazhdueshëm për ndërtimin e xhamive i ndihmon Partisë së Djathtë anti emigrante.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, kjo parti zuri 25 ulëse nga 179, duke mbetur kështu partia e tretë për nga madhësia në Danimarkë.Pasi nuk është pjesë e qeverisë, ajo mban lidhje të ngushta bashkëpunimi me partitë në pushtet në gati të gjitha çështjet.Disa të tjerë e mirëpresin ndërtimin e xhamive si hap për ti përmirësuar marrëdhëniet në mes Daneze dhe muslimanëve.
"Kam shkruar një shkrim në faqe të parë duke kërkuar për një mënyrë që të afrohemi me muslimanët, për të mbledhur para për ndërtimin e xhamive si shenjë solidarizimi me ta," tha Herbert Pundik, ish redaktor në të përditshmen Politiken.
"Këtij projekti i doli avulli".
Danimarka ka pasur marrëdhënie të tensionuara me muslimanët e saj dhe muslimanët nga e tërë bota pas botimit të karikaturave që përqeshnin Profetin Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
Preben Anderson, një murator 61 vjeçar, gjithashtu mbështet ndërtimin e xhamive.
"Ne kemi kisha. Ne duhet të kemi edhe xhamia," thotë ai. /islamonline/

FRM organizoi Mbrëmje Kuranore në Zvicër

10.11.2009

Forumi i të Rinjve Musliman tuboi në Zvicër lexuesit e njohur botëror të Kuranit.

 

Forumi i të Rinjve Musliman, me seli në qytetin e St. Gallenit të Zvicrës, organizoji një Mbrëmje Kur'anore në sallën e qytetit "Statdsaal" në Ëil. Moderator i programit ishte Enes Koshi i cili në hapje të manifestimit foli edhe për historikun e Forumit të të Rinjve Muslimanë, FRM-s, si organizatë rinore me synime dhe ideale të larta, në drejtim të mbrojtjes së besimit të drejtë të Ehli Sunnetit dhe rizgjimit, ringjalljes e rimëkëmbjes së Islamit në mesin e muslimanëve shqiptarë dhe më gjerë. Forumit i të Rinjve Muslimanë lindi para 6 vjetësh në qytetin e St. Gallenit të Zvicrës. E tërë kjo, në saje të angazhimit dhe punës së madhe dhe të palodhur të Ahmed Muhamed Mehmedit, imam asokohe në xhaminë e këtij qyteti, me një grup muslimanësh të rinj. Në vitin 2005 FRM themeloi degën e saj në Vjenë të Austrisë, e cila që nga themelimi i saj e deri më sot së bashku me degët e Preshevës dhe Gostivarit, nën ombrellën e qendrës në Zvicër, në mënyrë aktive nëpërmes aktiviteteve të ndryshme kulturore – fetare dhe sportive si botime veprash autoktone islame, akademi përkujtimore për figura të shquara islame të shqiptarëve të Maqedonisë, Kosovës e Shqipërisë, përmes mbrëmjeve kur'anore, tribunave islame si dhe turnireve të futbollit, ka kontribuar në afrimin e muslimanëve mes veti, në afirmimin e vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë islame, në ofrimin e literaturës burimore islame dhe në aspekte tjera.
Në këtë eveniment madhështor që organizojë Forumi i të Rinjëve Muslimanë, të ftuarit apo yjet e Mbrëmjes Kur'anore ishin: Dr. Ahmed Nuaina, Amed Ebu Gasimi, Aziz Alili dhe Xhelal Kaloshi. Moderatori ftojë të gjithë hafizët në skenë një nga një duke i prezantuar para publikut, dhe pastaj duke vazhduar të paraqes programin e natës.
Në pjesën e parë lexojë hfz. Xhelal Kaloshi dhe me zërin e tij preku thellë të pranishmit dhe bëri që Tekbiret dhe duartrokitjet të mos pushojnë për një kohë të gjatë. Atmosferë krejt të veçantë krijoj në sallë paraqitja e Drejtorit të Përgjithshëm të Forumit të të Rinjve Muslimanë, Ahmed Muhamed Mehmedi, duke ju drejtua masës së pranishme me përshëndetje dhe duke paraqitë në pika të shkurtra qëllimet e FRM-ës dhe qëllimin e kësaj mbrëmje, dhe mes tjerash Ahmed ef. Mehmedi theksoi: "Ne dëshirojmë të kemi një rini aktive që t'i kontribuoj bashkimit dhe përmirësimit të shoqërisë shqiptare në veçanti dhe gjithë ummetit në përgjithësi".
Pas fjalimit të Drejtorit të Përgjtihsëm të FRM –ës, moderatori ftojë për të lexuar Kur'an hafizin nga Irani Ahmed Ebu Gasimin me zërin e tij melodioz dhe me një mjeshtri të radhë bëri që Tekbiret të mos ndalshin reshtur, ndihej një kënaqësi shpirtërore nga të gjithë.
Në fund të pjesës së parë nga organizatori ishe paraparë një pauzë që të pranishmit kishin rastin të shërbehen me specialitete tradicionale, ëmbëlsira dhe pije të ndryshme.
Në pjesën e dytë radha i erdhi lexuesit të fundit të paraparë për këtë mbrëmje, që njihet edhe si lexuesi më i mirë në botë, Dr. Ahmed Nuaina, që me leximin e tij bëri që ambienti i sallës së qytetit Stadtsaal të buçiste nga duartrokitjet dhe tekbiret e pjesëmarrësve, numri i të cilëve i kalonte 700 vetë.

Në këtë Mbrëmje Kur'anore merrnin pjese shqiptar nga vende te ndryshme të Evropës; Gjermania , Austria , Italia po kështu ishin të ftuar Imam dhe përfaqësues të qendrave islame dhe shoqatave të ndryshme në Zvicër.

-----------------------------

Nga arkivi

Ahmed Naina

 

Hotline: "Më kthe në Islam", kthehen 5500 jomusliman

06.11.2009

Rijad – Rreth 5480 njerëz janë kthyer në fenë islame në Arabinë Saudite nëpërmjet një shërbimi të telefonisë mobile të quajtur "Më kthe prapa në Islam", raportuan mediat të enjten.Gazeta ditore saudijane "Okaz" lajmëroi se ky shërbim i telefonisë mobile, që operon në 12 gjuhë të ndryshme, është themeluar me qëllim të ngritjes së vetëdijes në mesin e pjesëtarëve të komuniteteve të huaja që jetojnë në këtë mbretëri.Çdo person mund të kontribuojë në këtë projekt duke propozuar emrat e jo muslimanëve të cilët janë kandidat potencial për tu kthyer në fenë islame. Mjafton të dërgohet një mesazh në shërbimin e telefonisë mobile me shënimet personale të atij personi si dhe numrin e telefonit dhe gjuhën që e flet.Më pas ligjëruesit thërrasin në telefon këta jo musliman, emrat e të cilëve janë propozuar nga muslimanët, dhe mundohen t'iu bëjnë një prezantim të fesë islame.Nëse personi i kontaktuar shpreh dëshirën për të pranuar këto thirrje, atëherë ligjëruesit vazhdojnë t'i thërrasin ata edhe herëve të tjera.Deri më tani janë dërguar 800.000 numra të jomuslimanëve në këtë shërbim, ndërsa kostoja e harxhimeve për dërgimin e mesazheve deri më tani ka kushtuar 32.000 dollar US./ twocircles.net/

Ndryshimi i Ezanit në Kajro

06.11.2009

Xhamitë më të mëdha të Kajros "qyteti i 1000 minareve", thërrasin këtë zë të bukur pesë herë në ditë. Por përdorimi i tepërt i zmadhuesve të zërit ka bërë që banorët të kërkojnë për një zë më të butë.

 

Pas disa viteve kërcënimi për të ndryshuar këtë sistem qeveria egjiptiane tani thotë se është e gatshme të bëjë këtë.
Qeveria ka në plan të instaloj pranuesit në çdo xhami të cilat do të lidhen nga një radio stacion i vetëm nga xhamia e El-Azharit, që është një nga kryesorët në vend prej ku do të behët thirrja për namaz.
Pranuesit do të aktivizohen në kohën e duhur dhe do të ndalen atëherë kur të kryhet ezani. Njëzet e pesë myezin janë zgjedhur për të punuar në këtë projekt.Shumë egjiptian nuk e mirëpriten këtë lajm mirëpo Ministri i Çështjeve Fetare Dr.Hamdi Zagzoug arsyetohet duke thënë se ndryshimi i vetëm nga ezanët e tanishme është thirrja nga një vend i vetëm, andaj nuk duhet të kundërshtohet./bbc/

Ndërroi jetë dijetari Mustafa Mahmud

01.11.2009

Egjiptianët përcollën xhenazen e dr. Mustafa Mahmudit.

 

Mija egjiptian morën pjesë në përcjelljen e xhenazes së dijetarit egjiptian dr.Mustafa Mahmud për në vendbanimin e tij të fundit. Dr.Mustafa Mahmud ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare pas një sëmundje që zgjati disa vite.
Ai u njohë si udhëheqës i programit shumë të shikuar "Dituria dhe Besimi", program i cili arriti të transmetohet në 400 vazhdime. Në këtë program Dr.Mustafa Mahmud shpjegonte të vërtetat shkencore dhe çështje të besimit Islam. Ai gjithashtu është i njohur edhe me numër të madh të librave të shkruar.

Gjatë jetës së tij ai shkroi rreth 89 libra me tema fetare, shkencore, filozofike, sociale dhe politike. Ai shkroi gjithashtu edhe përralla, tregime, drama dhe udhëpërshkrime.

Nga librat më të njohur të tij janë: "Bisedë me mikun tim ateist", " E kam parë Allahun", "Tregime nga letrat e të varfërve", "Era e gjakut", "E pamundura", "Opiumi", "Dalja nga arkivoli", "Aleksandri i Madh", "Shejtani banon në shtëpinë tonë", etj. Disa nga këto tituj u shfaqen edhe në skenë.

Në vitin 1979 themeloi një xhami dhe një qendër mjekësore që mbanin emrin e tij. Gjithashtu kishte themeluar edhe një shoqatë humanitare që kujdesej për të varfrit.

el-wasat.com
Përktheu: Sami Fetahu

Kryepeshkopi në mbrojtje të Xhamisë Al Aksa

29.10.2009

Patriarkana Ortodokse Greke e Jerusalemit u bëri thirrje të gjitha kishave në botë për të ndihmuar në mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa nga sulmet Izraelite.

Kryepeshkopi Atallah Hanna, nga Patriarkana Ortodokse Greke në Jerusalem bëri thirrje për bashkimin e të

gjithë muslimanëve dhe të krishterëve me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj xhamisë Al-Aksa.
Kjo thirrje vjen pas sulmeve Izraelite ndaj xhamisë së shenjtë javën e kaluar ku u arrestuan dhjetëra persona dhe shumë të tjerë u lënduan.
Duke deklaruar se të krishterët palestinez mbrojnë vlerat e shenjta të muslimanëve Hanna tha: "Ne si të krishterë në Palestinë i shohim të gjitha sulmet ndaj pronave të shenjta për muslimanët si sulme ndaj tonave. Ne qëndrojmë me xhaminë Al-Aksa, dhe dënojmë sulmet ndaj saj nga ana Izraelite.

Kembrixhi me xhami të re

                                                                                                                                         23.10.2009

 

Janë zbuluar planet për xhaminë e re të Kembrixhit që do të kushton 13 milion funta.

 

Pas disa muajsh bisedimesh kujdestarët e xhamisë Ebu Bekr në Kembrixh kanë zgjedhur dizajnin nga arkitekti Marks Barfilld.Xhamia tre katëshe në vendin e një ish magazine në Mill Road do të strehojë deri në 1000 burra dhe gra.
Kjo xhami do ta zëvendëson xhaminë e stërngarkuar në Mavson Road, ku ka hapësirë për vetëm 500 nga 4000 muslimanët e Kembrixhit.
"Kjo xhami do të jetë më të vërtetë gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme, e sigurt dhe respektuese për fqinjët," thotë Tim Vinter kryetar i Trustit Akademik Musliman.
"Kjo do të jetë një ndërtesë historike e cila do ti ofron një frymë të re Kembrixhit dhe për të cilën do të mburren komuniteti i këtij qyteti."
Dizajni i kësaj xhamie është bazuar në formën e oazës me shtylla në formë të drurit të cilat do të përbëjnë strukturën kryesore të xhamisë.

Ajetet Kuranore në trupin e foshnjës

                                                                                                      21.10.2009

 

Mrekulli apo shaka? Rusët në mëdyshje pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqen në mënyrë “spontane” në lëkurën e foshnjës!

Një fëmijë është duke shkaktuar një valë të spekulimeve në Rusi pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqeshin në lëkurën e tij. Thëniet nga libri i shenjtë musliman thuhet se janë paraqitur në duart, këmbët dhe stomakun e foshnjës nëntë muajshe Ali Yakubov - para se ato të largoheshin dhe zëvendësoheshin me ajete të reja. Punonjësit mjekësor rus deklarojnë se ata janë në mëdyshje për shkak të shenjave në lëkurë të fëmiut tek i cili e tëra filloi kur fjala All-llah u shfaq në mjekrën e tij në javët e para të lindjes së tij. Mjekët mohojnë se janë shenja që dikush ti ketë shkruar në lëkurën e fëmiut. Nëna e tij, Medina tha se ajo dhe burri i saj nuk ishin praktikues të Islamit deri sa shkrimet filluan të shfaqeshin në lëkurën e foshnjës.

Shoqata Shkencore Britanike vleson nje profesor Musliman!

 

 

Shoqata Shkencore Britanike, Profesorit te suksesshem britaniko-irakian  Salim al-Hassani e vlesoi me cmim per trashigime muslimane.

Nje profesori te rendesishem britaniko-irakian i qujtur Salim al-Hasan eshte nderuar me cmim nga Shoqata Shkencore Britanike per punen e tij shumevjecare per te promovuar trashigimine shkencore dhe teknologjike te qytetrimit musliman gjate kohes kur kultura perendimore quheshte si  “mesjeta e erret”.

Profesori Al-Hasani, nga Univerziteti I Mancesterit, ka kaluar dy dekadat e fundit duke ja kushtuar mitin te quajtur “mesjeta e erret”, duke ngritur  vetedijen  e  arritjeve shkencore qe u zhvilluan ne Indi, Kine, Spanjen muslimane dhe Lindjen e Mesme midis shkujve te 7 dhe 17.

Duke folur ne ceremonine e dhenies te cmimit, Zoti Maj, Kryetar I Shoqates Shkencore Britanike, tha : "cmimi i nderit eshte nje nder i shquar qe ju eshte dhene vetem 81 personave. Intersimi i profesorit ne hisotrine e shkences dhe teknologjise, dhe vecanti ne kulturen muslimane, I ka dhene atij nje reputacion botror".

A do të ndalohen minaret në Zvicër?

                                                                                                      19.10.2009

Departamenti i drejtësisë në Zvicër refuzon kërkesën për ndalimin e minareve .Shefi i departamentit të drejtësisë dhe policisë federale të Zvicrës Eveline Widmer-Schlumpf, tha të premten se Këshilli Federal Zviceran kundërshton iniciativën për t'i ndaluar minaret në xhamitë e Zvicrës. "Kjo është në kundërshtim me vlerat themelore të sistemit të shoqërisë dhe kushtetutës së Zvicrës e cila i jep lirinë feve," tha ajo.
Një nismë e tillë do të rrezikonte stabilitetin tek fetë e vendit tha ajo, duke shtuar se kjo marrëveshje shkel të drejtat e njeriut të ratifikuara nga vendi, dhe kështu që "do të diskreditoj imazhin e Zvicrës." Ndërkohë, Kryetari i Këshillit Zviceran të Religjioneve Thomas Wipf zëvendës i Widmer-Schlumpfë s, thirri për një dialog për të qartësuar idetë e gabuara mbi Islamin dhe muslimanët dhe vuri në dukje se përgjegjësitë shtrihen në këshillin i cili ishte themeluar në vitin 2006.
Populli zviceran do të vendosë përmes zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor nëse do të marrin apo jo një iniciativë që të dalin me një kod të ri që ndalon minaret.
Partitë e djathta zvicerane të cilat kanë mbështetur nismën thonë se minaret rrezikojnë vlerat e "Evropës së krishterë" dhe identitetin e saj. Këshilli Federal Zviceran që është kundër nismës i bëri thirrje parlamentit dhe partive të mëdha politike për të mbështetur vendimin e saj. Rreth 40,000 muslimanë, shumica e të cilëve vijnë nga Turqia dhe Ballkani janë duke jetuar në qytetet e mëdha zvicerane. Raporti vjetor i sigurisë së Zvicrës përshëndet shoqërinë muslimane në vend për shmangien e fanatizmit dhe ekstremizmit.
Zvicra ka vetëm katër minare të vendosura në Xhamitë e Cyrihit, Gjenevës, Winterthurit dhe Vengenit. /kuna.net/

Përktheu: Naim Berisha
islamgjakova.net

Vandalizohët një xhami në Francë

 

                                                                                                      17.10.2009

Racistët në Francë kanë sulmuar një xhami, duke shkruar në të simbole çifute dhe duke e fyer Islamin, thotë e përditshmja "La Depeche."

Sipas kësaj gazete franceze mbishkrimet raciste siç janë "Vdekje minjve", "Jashtë racës së pistë" dhe simboli i shtetit Çifut ishin shkruar në muret e xhamisë në qytetin Tarbes në Francë.
Administratori i xhamisë, në të cilën zakonisht kryejnë adhurimet muslimanët Marokenë, Ali El Jahja tha se kanë bërë një ankesë në polici në lidhje më sulmet raciste.
Kjo xhami është në shërbim që nga viti 1993. Policia është duke vazhduar hetimet në lidhje me rastin. /worldbulletin.net/

Al-Aksa të transferohet në Meke- kërkon lobi ekstremist çifut

 

                                                                                                      15.10.2009

Organizatat Ekstreme Çifute në Izrael kanë kërkuar që Xhamia Al-Aksa të transferohet në Mekë.

Gershon Salomon është dukë kërkuar heqjen e xhamive nga Jerusalemi Lindor (Kudsi).
Themeluesi dhe udhëheqësi i Tempullit ultra-ortodoks çifut tha se lëvizja planifikon që të angazhojë inxhinierët Izraelit për të transferuar Xhaminë Al-Aksa për në qytetin e Mekës.
Po ashtu në gazetë citohet ultra ekstremisti tjetër i djathtë Jehuda Etzion të ketë thënë se hedhja në ajër e vendeve të shenjta muslimane është e pashmangshme nëse Tel Avivi nuk është në gjendje të bëjë transferimin e tyre.
Etzion ishte burgosur për pesë vjet në vitin 1980 për një komplot për të hedhur në ajër vendet e shenjta muslimane në Jerusalem dhe ka premtuar se do të bëjë të njëjtën përsëri.