Citime mbi durimin

Durimi është ilaç për të gjitha vuajtjet.
Publilius Syrus (shekulli i parë p.e.s.);
Shkrimtar romak
...............................................................................................................
Vetëm ata të cilët kanë durim t’i bëjnë gjërat e thjeshta në mënyrë të përsosur, do të arrijnë të mësojnë si t’i bëjnë gjërat e vështira në mënyrë të lehtë.
Johann Friedrich Von Schiller (1759 – 1805);
Dramaturg, poet dhe historian gjerman
...............................................................................................................
Durimi është i hidhur, por frytet e durimit janë të ëmbla.
Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778);
Filozof politik, pedagog dhe eseist zviceran
...............................................................................................................
Nëse kam bërë ndonjë zbulim të madh, atëherë këtë e kam arritur shumë më tepër falë dhuntisë së durimit se sa falë cilitdo talent tjetër.
Sir Isaac Newton (1642 – 1727);
Shkencëtar dhe matematikan britanik
...............................................................................................................
Durimi do të arrijë shumë më tepër se sa forca.
Edmund Burke (1729 – 1797);
Shkrimtar politik dhe burrështetas britanik
...............................................................................................................
Durimi dhe kalimi i kohës vlejnë më shumë se sa forca dhe tërbimi.
Jean De La Fontaine (1621 – 1695); Poet francez

...............................................................................................................
Njeriu i cili mund të ketë durim, do të mund t’i realizojë të gjitha ato që dëshiron.
Benjamin Franklin (1706 – 1790); Shkencëtar, botues dhe diplomat amerikan

...............................................................................................................
Përshtatuni me hapin e natyrës; sekreti i saj është durimi.
Ralph Waldo Emerson (1803 – 1882); Poet dhe eseist amerikan